Shkatërrohen 12 grupe kriminale

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Policia e Kosovës ka shkatërruar 12 grupe kriminale


foto.php

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë shënuan Ditën ndërkombëtare kundër drogës me një varg aktivitetesh. Me këtë rast u tha se gjatë vitit 2013 janë konfiskuar rreth 300 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë, rreth 15 kg heroine dhe rreth 3.5 kg kokainë.

Policia e Kosovës po ashtu në 2013 ka shkatërruar 12 grupe kriminale që janë marrë me këtë veprimtari.

Në ditën ndërkombëtare kundër drogës, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe zëvendësministri i MPB-së, Sasha Rashic, vizituan Qendrën për trajtimin e vartësve nga droga “Labyrinth” në Prishtinë.

Më pas, vizita e tyre ka vazhduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Repartin e Neuropsikiatrisë, ku kanë parë për së afërmi ambientet në të cilat rehabilitohen përdoruesit e drogave.

Ministri Bajram Rexhepi theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në luftimin e të gjitha fenomeneve negative, me theks të veçantë format e krimit të organizuar, duke përfshirë edhe parandalimin dhe luftimin e trafikimit të substancave narkotike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i është qasur këtij fenomeni në dy fronte. Fillimisht, përmes ngritjes së kapaciteteve të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të institucioneve përgjegjëse dhe ngritjes së vetëdijes së popullatës së përgjithshme. Ne jemi përqendruar në zvogëlimin e furnizimit të substancave narkotike në Kosovë”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani bëri të ditur se është miratuar Strategjia kombëtare për luftimin e përdorimit të narkotikëve dhe Plani nacional për ballafaqimin e sëmundjeve të varësisë nga përdorimi i substancave narkotike.

“Në dy-tri vitet e fundit janë bërë rezultate tejet konkrete. Kosova është duke shënuar hapa të shpejtë dhe të jashtëzakonshëm në drejtim të ballafaqimit adekuat të kësaj dukurie shumë të rëndë”, tha ministri Agani.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje të ndjeshme të konfiskimeve të substancave narkotike, ku në krahasim me vitin 2011, përqindja e konfiskimeve për substancën narkotike të llojit marihuanë është rritur për rreth 400%.

Gjatë këtij viti janë konfiskuar rreth 300 kg substancë narkotike e llojit marihuanë, rreth 15 kg heroine dhe rreth 3.5 kg kokainë.

Nga 343 persona të dyshuar prej gjithsej 215 raste për vepra penale, të ndërlidhura me trafikim me narkotikë, 213 janë arrestuar dhe 128 janë ndaluar.

Gjatë vitit 2013, Policia e Kosovës ka shkatërruar 12 grupe kriminale që janë marrë me këtë veprimtari./Indeksonline/
 
Titulli: Shkatërrohen 12 grupe kriminale

kur don qeveria e zen lepurin me qerre .hahhahah po pak paska zene kjo eshte sa mundet te gjeje vetem ne nje lagje te Prishtines
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top