Shkarkohet Peshkopi i Kosovës

Kresha

A pretty face can never trick me
Një nga peshkopët më të njohur të Kishës Ortodokse serbe, Artemije, do të shkarkohet nga posti. Kështu njoftojnë gazetat në Beograd, të cilat u referohen të dhënave nga patriarkana. Peshkopi, i cili është përgjegjës për Kosovën, akuzohet për shpërdorim posti, pasurim të paligjshëm dhe dhënie pas luksit të shfrenuar.

Radio Dojçe Vele raporton se 75-vjeçari do të detyrohet të japë dorëheqjen, ose do të hiqet kundër dëshirës së tij. Një komision i lartë peshkopësh është duke hetuar abuzimet financiare të Artemijes. Peshkopi e ka refuzuar bashkëpunimin me komisionin dhe është mbyllur në manastirin e Graçanicës. Një procedurë shfuqizimi për peshkopin Artemije do të ishte një rast i pashembullt në historinë e re të Kishës Ortodokse./newsofalbania/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top