Shkarkohet nga detyra inspektori mjedisor i denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan

Malsi

Anëtar i Nderuar
flor_0.jpg

Punonjësi i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Taulant Manaj, i denoncuar mbrëmë nga emisioni “Stop” në Tv Klan është shkarkuar nga detyra. Ministria e Mjedisit njoftoi se shkarkimi është bërë me urdhër të ministrit Lefter Koka. Veç shkarkimit, ministri Koka ka udhëruar edhe denoncimin e këtij rasti pranë organeve të drejtësisë për ndjekje të mëtejshme. Në emisionin “Stop” paraqitën prova se si inspektori i mjedisit merrte 3 mijë euro për të dhënë një liçensë mjedisore për një lokal. Pas pamjeve filmike, ku një sekser shfaqej duke numëruar paratë të cilët thotë se do ia çonte inspektorit me emrin Taulant, ministri i Mjedisit ka urdhëruar edhe Auditin e brendshëm të kontorllojë të gjitha procedurat e pajisjes me leje mjedisore të subjevetë pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit, në Tiranë. Nga ana tjetër, prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal kryesisht, pas pamjeve të transmetuara në Tv Klan nga emisioni “Stop”.


Lapsi.al
 
Back
Top