• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shkaqet qe ndikuan ne zhvillimin e ateizmint.

arch_modern

tHe WoRlD iS mInE
Marrë nga revista "Saff"

Bota e sotme sot përballet me probleme të pafundme nga më të ndryshmet. Krahas përparimit material dhe begative që njeriu ka arritur me zbulimet shkencore, bota jeton nën hijen e problemeve serioze, të cilat ripërtërihen prej njëri tjetrit dhe mbingarkojnë jetën e njeriut.
Padyshim se problemet më të mëdha, me të cilat përballet shoqëria, janë kaosi shoqëror, shqetësimi, përhapja e krimit dhe dhunës, mungesa e stabilitetit në politikë dhe ekonomi, për të cilat pothuajse çdo ditë informohemi. Nuk mundemi të gjejmë pothuaj asnjë shtet në botë, i cili nuk përballet me këto probleme shoqërore të shtresuara. Përparimi material nuk mundet t`i mënjanojë këto probleme e as t`i pakësojë. Përkundrazi sa më shumë të përparohet në jetën materiale të njeriut, ato bëhen më të mëdha në numër dhe më të shtrira në shoqëri. Edhe krahas asaj që problemet shoqërore janë të shumta në numër, problemi më i madh, i cili lë pasoja të dëmshme për shoqërinë dhe është arsyeja e mungesës së stabilitetit dhe shqetësimit shoqëror e kaosit, është ateizmi ose e thënë shkurt, mosbesimi.

اfarë është ateizmi?
Ateizmi nënkupton mosbesimin në Zot dhe devijimin nga rruga e ndjekësve të fesë, si dhe mohimin e ringjalljes pas vdekjes, mohimin e Xhenetit dhe Xhehenemit dhe përkushtimin e tërësishëm vetëm në jetën e kësaj bote. Sot ateizmi është tregues botëror dhe Perëndimi megjithëse pasardhës i qytetërimit të krishterë i cili pohon Ringjalljen, Parajsën dhe Ferrin, prapë se prapë beson vetëm jetën e kësaj bote. Kisha është bërë vetëm traditë (kulturë) dhe gjurmë e së kaluarës, ndërsa në jetën e njeriut përbën diçka të parëndësishme. Shteti më i madh në Lindje ka në themelin e tij ateizmin. Kjo është Rusia, e cila ishte pararoja e komunizmit, ideologjisë ateiste, në rregullat e së cilës është braktisje e plotë e besimit në botën metafizike dhe të konsideruarit e jetës si materie, gjë që bën luftën e njeriut në këtë jetë vetëm me qëllimin e vegjetimit dhe mbijetesën.
Përsa i përket shteteve të tjera ato edhe pse në to janë të përhapura religjionet si Hinduizmi, Budizmi, të cilët në thelb përmbajnë besimin në botën e fshehtë, janë gjunjëzuar përpara shovinizmit ateist perëndimor. Bota islame edhe pse deri diku i përmbahet Islamit dhe beson në ringjallje, në Xhenet dhe Xhehenem, përsëri goditet nga të gjitha anët nga dallgët e ateizmit, të cilat hedhin dyshim në besimin islam.

Shkaqet e fillimit dhe përhapjes së ateizmit
Përpara vetëm dyqind vjetësh ateizmi nuk ka qenë fenomen i përhapur, megjithatë në dy shekujt pasues dalin në pah shumë faktorë, të cilët kanë ndihmuar që mosbesimi në Zot të bëhet fe zyrtare dhe drejtimi i parësor i shumë shteteve të botës.
Disa nga arsyet e fillimit të përhapjes së ateizmit janë si më poshtë:

1-Kisha evropiane ka qenë nganjëherë shkaku indirekt dhe nganjëherë direkt arsyeja e përhapjes së ateizmit dhe më thellë akoma, të mosbesimit total në ekzistencën e Zotit. Shkak për këtë kanë qenë vetë zyrtarët e kishës, monarkët dhe udhëheqësit shpirtërorë, të cilët kanë shtuar nga mëndja e vet në kundërshtim me fenë, të tilla si, ngritja e Isait a.s. nga shkalla e njeriut në shkallën e hyjnisë, mëkatin dhe larjen e mëkatit, rrëfimin, shitjen e indulgjencave dhe të tjera që nuk kanë asnjë bazë në fe. Ndërmjet të tjerash kanë ndërfutur edhe mjaft të pavërteta rreth krijimit të gjithësisë, pozicionit dhe formës së planeteve, po ashtu për tokën dhe jetën e njeriut.
Kur nisi lëvizja e Rilindjes europiane dhe kur u zbuluan shumë të vërteta shkencore, situatat precipituan në përplasje të mëdha ndërmjet shkencëtarëve të shkencave natyrore dhe Kishës, e cila mohonte zbulimet e reja dhe përndiqte protagonistët. Në atë kohë, kushdo që besonte në vërtetësinë e zbulimeve shkencore, konsiderohej heretik, jobesimtar dhe të tillët vriteshin, digjeshin dhe izoloheshin. Shumë shkencëtarë të asaj kohe kanë përjetuar tortura të dhembshme, përndjekje dhe dënime me vdekje, vetëm pse zbulimet e tyre ishin në kundërshtim me dogmat e fesë. Megjithatë edhe pse represioni institucional i Kishës ishte i egër dhe i gjatë, rilindja shkencore nuk u ndërpre. Shkencëtarët arritën që periodikisht t`i plotësojnë zbulimet e veta me fakte të reja bindëse, ndërkohë që Kisha përditë e më shumë përjetonte humbjen përballë opinionit, dhe së fundi fitorja i takoi shkencëtarëve të materies ndaj funksionarëve të kishës. Fill pas kësaj njerëzit nisën të braktisin plotësisht besimin dhe çdo besim në ekzistencën e botës së fshehtë, të jetës së përtejme dhe i kthehen materializmit si besim e hyjnizim i ri. Pikërisht këtu u hodhën themelet e ateizmit institucional në botë.

2- Dhuna e botës kapitaliste
Pasi Europa u çlirua pjesërisht nga pushteti i Kishës, pasi zbuloi forcën e parasë dhe teknologjisë, kjo bëri që njerëzit të braktisin lidhjen jetësore me tokën për të vënë në qendër të vëmendjes prodhimin në fabrika. Feudalët e dikurshëm bëhen pronarë të fabrikave të mëdha, duke shfrytëzuar dhe kontrolluar pasuri të stërmëdha natyrore. Punësohen flukse të mëdha njerëzish dhe në të njëjtën kohë shfrytëzohen, por tashmë në masë më të madhe dhe sidomos më egërsisht. Mbi punëtorët ushtrohet shtypje dhe dhunë e hapur, gjë që e bën shoqërinë të ndahet në dy klasa, që e lidhin përkatësinë e vet me materien, pra; kapitalistët e pasur dhe punëtorët e varfër. Shfaqja e një këndvështrimi dhe konceptit të ri të dhunës dhe heshtja për këtë nga ana e Kishës zyrtare e paaftësia për ta interpretuar këtë dhunë është shkaku direkt në përhapjen e dyshimit në ekzistencën e Zotit. Kisha u ndodh e pafuqishme për të ofruar zgjidhje për problemet e njeriut në tokë dhe atëherë njeriu filloi të mendojë për gjetjen e një rruge dhe programi të ri, i cili premtonte kapërcimin e vështirësive.

Lindja e drejtimeve ekonomiko-ateiste
Nuk ka dyshim se një nga faktorët më thelbësor të përhapjes së ateizmit ka qenë lindja e drejtimeve ekonomiko-ateiste e në mënyrë të veçantë komunizmi, themelues i të cilit është Karl Marksi. Krahas asaj që ky drejtim kishte pikënisje ekonomike, që është njëkohësisht qëllimi kryesor i tij, siç këmbëngulin ideatorët përkatës, e paçka pse është për çlirim nga dhuna kapitaliste, prapëseprapë kjo vetëm përforcon tezat ideologjike të drejtimit. Ata këmbëngulin se ekziston vetëm jeta materiale e njeriut, që nuk ekziston shpirti ringjallja, Zoti dhe jeta e përtej varrit. Sipas mësimeve të socializmit, fenë e shpikën të pasurit në mënyrë që të shfrytëzojnë sa më mirë shtresën e varfër dhe tipizimet siç janë besimi, sinqeriteti dhe çiltërsia nuk janë asgjë tjetër veçse rezultat i ideve fetare në shërbim të interesave kapitaliste. Me këto hipoteza ky drejtim ekonomik është bërë valë e re e furishme e ateizmit, i cili ka gjetur terren jashtëzakonisht të përshtatshëm tek njerëzit e thjeshtë dhe shtresa e varfër, për arsyen e thjeshtë se u vu në mbrojtje të interesave të të shypurve dhe të varfërve, ndërsa të tillët janë shumica në shoqëri. Kështu komunizmi u përqafua jo vetëm si drejtim ekonomik por edhe si një besim i ri dhe shumë shpejt u shtri pothuaj në të gjithë botën. Komunizmi e njohu lulëzimin më të madh dhe suksesin e vet pas revolucionit bolshevik në Rusi. Në përhapjen e praktikës dhe teorisë komuniste ideatorët e tij kanë shfrytëzuar metoda të ndryshme, por më e shpeshta dhe më efikasja ishte metoda e forcës, e tillë që popujt u bënë plotësisht gjenerues dhe forca të komunizmit duke përfshirë dhe republikat islamike në Rusi dhe në Kinë, si dhe disa të tjera në vendet arabe.

Kurthet bashkëkohore
Punësimi i njerëzve në këtë botë dhe përjetimi në të, në gjithçka që ofron civilizimi perëndimor, që nga kuriozitetet e ndryshme dhe argëtimet marramendëse, ka patur një ndikim të madh tek njeriu që ai të harrojë çështje mjaft fondamentale në jetën e tij, me të dhe vetveten. Nga dëshira për të përfituar një pagë sa më të madhe dhe me të të sigurojë një jetë sa më të rehatshme, me të gjithë të rejat e fundit të teknologjisë, njeriu ka rritur orët e punës. për të njëjtat qëllime edhe gruaja braktis detyrën e natyrshme të saj, angazhimet familjare, dhe punësohet nëpër fabrika që kështu përkrah burrit të jetë ndihmëse në kërkesat dhe joshjet e jetës edhe ashtu të mbingarkuar. Një ritëm i tillë i jetës dhe punës e ka thërrmuar dhe rrënuar njeriun bashkëkohor, prandaj ai nuk ndjehet i lirë për asnjë çast, duke mos i lënë rast të mendojë për veten dhe as për çka ka përreth. Puna intensive, tregtia, shfrytëzimi në fabrikë, dhe teprica e kohës e harxhuar në lodra dhe argëtime, nuk i lenë kohë atij të mendojë për fenë dhe jetën shpirtërore dhe që kështu t`i përgjigjet pyetjeve që rrethojnë secilin njeri: "Kush e ka krijuar gjithësinë? -Kush e krijoi njeriun? -Përse jemi krijuar? -Ku shkojmë? -A ka fund kjo botë? -Përse njerëzit diferencohen, ky i varfër e ai i pasur, njëri shfrytëzues tjetri i shtypur? -Përse e gjithë kjo? -A ka jeta kuptim?". njeriu i sotëm i mbingarkuar me ato që përmendëm më sipër, nuk gjen dot kohë t`i përgjigjet këtyre pyetjeve dhe kështu feja bëhet diçka e anashkaluar dhe jashtë vëmendjes.

Jeta e re dhe joshjet e civilizimit

Shkencat empirike dhe dijet e kësaj bote i kanë hapur njeriut dyert e mëdha të shpengimit, të rehatisë dhe të joshjes jetësore. Mjetet e rehatshme të transportit (makinat, avionët, trenat), mjetet e komunikimit, restorantet dhe kafenetë me menu shumë të pasura të ngrënash dhe të pirash, joshjet në veshje dhe "shkenca e jetës së re" hapën përpara njeriut mënyra të reja përjetimi në këtë botë dhe e bënë atë të jetë ndjekës i kënaqësive dhe epsheve.
Meqë feja ndalon tejkalimin dhe shpërdorimin, e ndërkohë urdhëron sensin e masës në gjithçka, si dhe ndalon ndjekjen e gjërave të ndaluara siç janë pijet alkoolike, drogat dhe shthurjet, njerëzit të cilët nuk njohin thelbin e fesë, i konsiderojnë këto si pranga të lirisë së tyre personale dhe kufizime të përjetimeve dhe nevojave, gjë e cila e ka rritur kundërshtinë e tyre ndaj fesë. Nuk dëshirojnë që dikush t`i tërheqë vëmendjen në këtë botë dhe as t`i paralajmërojë për xhehenemin, pasi kjo bëhet pengesë për të prishur përjetimet dhe lajthitjet e tyre. Kështu rritet largimi nga feja dhe ndihmohet përhapja e mentalitetit ateist.

Lidhjet e përparimit materialist me ateizmin
Gjithashtu njëra nga arsyet që kanë nxitur njeriun në ateizëm është edhe lidhja e ateizmit me potencialin dhe përparimin materialist. Njerëzit e kanë parë që Europa nuk ka përparuar materialisht deri në kohën kur është ndarë nga idetë e kishës dhe besimi tek ajo dhe që një shtet i tillë si Rusia nuk ka deklaruar veten si superfuqi pa u vetëshpallur më parë si hapësirë ateiste. Nga krahu tjetër kanë vënë re se vendet të cilat i përmbahen fesë kanë mbetur prapa në industri dhe prodhim, dhe kështu filluan të besojnë se ateizmi është shkaku dhe çelësi i përparimit material dhe shkencor, dhe që feja është prapambetje dhe padije. Këto me pak fjalë janë shkaqet thelbësore të lindjes dhe përhapjes së ateizmit në botë.
 
Last edited by a moderator:

Hostel

Anëtar i Nderuar
Pe: Ateizmi, dëmet dhe pasojat për shoqërinë

Temen e semes epo qe edhe ateizmi te kete deme per shoqerine tani po e degjoj une.Me lind nje pyetje kur ka ndodhur qe nje ateist te urdheroje nje kryqezate apo nje Jihade?
Kur ka ndodhur qe nje ateist te hedh ne er nje stacion treni sepse e kane premtuar virgjeresha ne boten e metejshme?
Pra ska ndodhur kurre sepse keto nuk jane ne inetereset e nje Ateisti me vjen keq per keto shkrime propagandistike islamike te cilat sdine me si te fitojne akoma terren ne Shqiperi.
Ndonjehere them me vete kur lexoj shkrime te tilla...
"Po ku je o Enver djali eja se mbyti halli"
 
Temen e semes epo qe edhe ateizmi te kete deme per shoqerine tani po e degjoj une
Sa te rrojme do degjojme :p

Atehere Hostel:

Teksa te lexova me erdh nder mend shprehja greke “Beauty is on the eye of the beholder”, “Bukuria eshte ne syrin e atij qe shikon”, pra varet si dhe ne c’konteks e shikon shkrimin e mesiperm..(paralelizem dmth)

2- Ky shkrim me duket me se shumti informues, dhe aspak propagandues, madje para postimit e lexova me kujdes qe t’mos preke askend (pasi jam e vetedijshme qe njerezit jane te ndjeshem kur vjen pun ate besimi personal, cfaredoqofte) dhe nuk anon nga asnje bindje fetare, perkundrazi mu duk sh informues, pasi me te vertete shkaqet e permendura atje jane qe kan cuar njerezit ne mosbesim... Personalisht se kisha menduar ndonjeher kaq thelle arsyet pse ka lindur ateizmi(packa se kam lexuar mbi ateizmin si concept), pasi nqs i referohemi librave historic apo dhe fetar, besimi ka ekzistuar qe me krijimin e botes, qofte politeist apo monotheist, ama gjithmone njeriu ka besuar diku, (i gabuar apo i sakte eshte gje tjeter)
3- Sa i perket progadandes Islamike, bej habi ku e pe ti kete gje, se une se vura re, plus pastaj njeriu ka nje kapacitet mendor qe eshte ne gjendje te pranoje vetem ato qe i duken te drejta. Te gjithe jemi ne nje moshe ku edhe nqs ekziston propaganda, ne nuk e ndjekim qorrazi perkundrazi, e arsyeton ne detaje dhe ose e pranon ose jo.
4- I ke sjelle bukur ato pyetjet lart, qe ne fakt po te ishte lexuar me vemendje materiali lart do i hasje edhe atje te njejtat pyetje por ne trajte tjeter, Pikerisht prej atyre veprimeve qe ne realitet nuk jane nisur nga feja apo nga mesazhi hyjnor, ka detyruar disa njerez te cilet gjykojne dhe vendosin vetem me te pare e degjuar te zgjedhin dicka tjeter ndryshe nga ajo qe ka qene praktikuar.
5- Dhe se fundmi pasi dhe ti e kishe lene ne fund: Me vjen keq qe nje i ri, edhe pse se ka jetuar ate kohe, por e dine se c’tmerr eshte te jetosh ne diktature, (pasi ne momentin kur prangoset demokracia ai shtet dhe popull, ka humbur identitetin e tij mendoj une), ta deshiroje ate mbrapsh...
Pershendetje:)
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Pe: Ateizmi, dëmet dhe pasojat për shoqërinë

Temen e semes epo qe edhe ateizmi te kete deme per shoqerine tani po e degjoj une.Me lind nje pyetje kur ka ndodhur qe nje ateist te urdheroje nje kryqezate apo nje Jihade?
Kur ka ndodhur qe nje ateist te hedh ne er nje stacion treni sepse e kane premtuar virgjeresha ne boten e metejshme?
Pra ska ndodhur kurre sepse keto nuk jane ne inetereset e nje Ateisti me vjen keq per keto shkrime propagandistike islamike te cilat sdine me si te fitojne akoma terren ne Shqiperi.
Ndonjehere them me vete kur lexoj shkrime te tilla...
"Po ku je o Enver djali eja se mbyti halli"

Me thuaj ti mua udheheqesat me te medhenje te cillet jan ateista duke fillu nga udheheqesat e amerikes te cilet jan satanista ( spo flas per barack obamen kukullen) por udh'heqesat kryesore te mbrendshem qe jan ateista satanista , gjithashtu zionistat ne israel qe bejn krimet me te mdhaja ne bote kush i meson ata ?
 
flowmaster

Anëtar i Nderuar
Pe: Ateizmi, dëmet dhe pasojat për shoqërinë

E dashur Arch..Me duket se nuk e ke perkthyer tamam ose te plote artikullin..
Sepse titulli eshte tjeter ca shtjellohet eshte tjeter :)
Me vjen cudi qe as Hostel se paska vene re por qenka pergjigjur direkt :)
 
arch_modern

tHe WoRlD iS mInE
Pe: Ateizmi, dëmet dhe pasojat për shoqërinë

E dashur Arch..Me duket se nuk e ke perkthyer tamam ose te plote artikullin..
Sepse titulli eshte tjeter ca shtjellohet eshte tjeter :)
Me vjen cudi qe as Hostel se paska vene re por qenka pergjigjur direkt :)
Ke shume te drejte Flowmaster, e kapa ate por pasi e postova dhe thash: varja se materiali ka me shume rendesi.. ne fakt titulli perkates eshte: Shkaqet qe ndikuan ne shfaqjen e ateizmit...
 
bella

Anëtar i Nderuar
Pe: Ateizmi, dëmet dhe pasojat për shoqërinë

Duke ju lutur te mos ndizni gjakra e debate te renda por vetem ndarje kendveshtrimesh...........[MENTION=12123]arch_modern[/MENTION] atehere lejon te nderroj titullin e temes me kete???
 
arch_modern

tHe WoRlD iS mInE
Pe: Ateizmi, dëmet dhe pasojat për shoqërinë

Duke ju lutur te mos ndizni gjakra e debate te renda por vetem ndarje kendveshtrimesh...........[MENTION=12123]arch_modern[/MENTION] atehere lejon te nderroj titullin e temes me kete???
popatjeter bella...eshte nje gabim i imi...te cilin e kopjova nga revista pa e kontrolluer dhe editur vete.... vej titullin qe kam thene une me poshte: Shkaqet qe ndikuan ne zhvillimin e ateizmint...te falenderoj e dashur
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Pe: Shkaqet qe ndikuan ne zhvillimin e ateizmint.

Zhgenjimi qe tek ne solli predikimi i fese nga njerez jo kompetent, njerez te shitur tek armiku dhe njerez pa asnje kriter personal per te qene predikues te fese (cilado qe te jete ajo) ben qe besimi ne zot te zbehet...Por te paraqitet ateizmi them se ka te bej me shume me zhgenjimet qe njerezit perjetojne gjate jetes se tyre duke besuar tek perendia dhe ate per arsye te pritshemrise se madhe te Ai. Duke menduar se te gjitha problemet ne jeten e tyre do te zgjidhen nga Zoti, pa marre parasysh sa i forte eshte besimsi i tyre tek Ai.
 
Hostel

Anëtar i Nderuar
Pe: Ateizmi, dëmet dhe pasojat për shoqërinë

Me thuaj ti mua udheheqesat me te medhenje te cillet jan ateista duke fillu nga udheheqesat e amerikes te cilet jan satanista ( spo flas per barack obamen kukullen) por udh'heqesat kryesore te mbrendshem qe jan ateista satanista , gjithashtu zionistat ne israel qe bejn krimet me te mdhaja ne bote kush i meson ata ?
Ore qe ti je popull ne vete e dija po jo deri ne kete pike.
Satanist nje person i cili beson ne djallin.
Zoinistat -Cionizmi ose Zionism është një lëvizje jo vetëm e pastër religjioze hebre por ka edhe karakter politik. ثshtë tejet nacionaliste dhe mbështet në të gjitha rrymat tjera ekzistuese. Kultivon të drejtën historike të kthimit të popullit hebrenj në "tokën e premtuar" biblike. Për herë të parë është shfaqur në shekullin XIX në Evropë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë krijimit të shtetit të sotëm të Izraelit.Eshte mese normale qe ato duan nje vend te tyre qe i takon me te drejte fundja Europa i shfarrosi.
Ateizmi është shprehimisht mohimi i të qënies së një "perëndie" ose shumë "perëndive" apo të një "krijese hyjnore" në përgjithësi. Kjo fjalë rrjedh nga greqishtja (لtheos - α θ ε ος) dhe d.m.th. fjalë për fjalë : pa perëndi, pa zot (a - parashtesë mohuese = pa, jo, nuk, mos dhe theos = perëndi, zot). Në trajtën e vet latine del si përcaktim për herë të parë i përmendur nga Ciceroni.
Pastaj meqe po me flet per masakrat e zionisteve cmund te me thuash i nderuar Ado per tere ato persona diku tek 160,000 te popullit Saharawi te cilet jetojne ne shkretetire me tenda pasi Marokenet i morren qytetin e tyre?????
 
E bera google vetem se skisha degjuar per kete popull qe permende me siper:
By the 1300's, the Arabs ruled the region, causing conflict with the Berbers until the end of the 1600's. The Saharawi are descendants of these two groups and their slaves. Until 1904 when Spain gained control, the Saharawi were threatened by Morocco's desire to annex the Western Sahara region. Since Spain's withdrawal in 1976, many Saharawi have fled to Algerian refugee camps, returned to the deserts, or joined the Polisario, which continues to demand independence.
Saharawi of Morocco Ethnic People Profile
Ky me duket konflikt i paster territoresh e ska lidhje me fen mo flori..as me zionistat as me islamistat as me kryqzatat e gjera te tilla
 
Aty ske gjetur nje gje i nderuar...
Marokenet per te marre qytetin nuk bene lufte por cuan gra dhe femije me nje kuran ne duar duke i bere impotent forcat ushtarake te atij populli.
Pastaj zionistat i permenda une jo qe ado qe i permendi dhe i quajti vrases kur e dim qe ato e kane vuajtuar pushtim katolik dhe islamik me shekuj e shekuj me rradhe pse mos te kerkojne ate qe i perket ne te vertete apo nese e bejne duhet te degjohet beri mire hitleri qe donte ti zhdukte....Pra eshte llogjika e disa personova te cilet bejne te mundur qe disa popuj te etiketohen ne nje menyre dhe ne nje tjeter.Pra mendja e mbyllur e Ado do i konsideroj vrases sepse po demtojne palestineset ashtu si une konsideroj vrases turqit te cilet vrane e prene popullin shqiptar per 5 shekuj edhe kjo ishte lufte fetare per turqit ta saktesojme kete gje....
 
Hostel duke qene qe te konsideroj dikush qe mund te bashkbisedoj a me dergon dot nje link ku mund ta konfirmoj ate qe thua. Sepse ajo qe me tregove mu duke cikez si perralle nga e kaluara.
Sme interesojne shume Zionistat edhe pse me duket budallek qe te kerkohen toka pas 5000 vitesh se kshu shkruhet ne librin e tyre te shenjte. Sdua ta hap kete teme se eshte shume e komplikuar.
Le te supozojme qe Turqit ne fillim kane pasur qellimin per te perhapur fen. Po pastaj kur u be nje pjese e mire e Shqiptareve mysylyman (rreth shekullit 17-18 filloj te pranohej ne mase) pse na mban nen pushtim?? Se kuptoj ku e gjen ti lufte fetare me Turqit per 5 shekuj.
Ata kan qene nje perandori, na pushtoji..kaq edhe pike. Sebepe gjehen kur te duash per nje pushtim ;)
Jo per gje po ndergjegjia ste vret aq shume kur gjen nje "sebep te mire" per te pushtuar :p
 
Redaktimi i fundit:

Link ste jap dot e kam te treguar nga persona te cilet i kemi ndihmuar ne shkollen time per integrim ato na e kane treguar historine sepse perndryshe sdo e njihja as une ate popull si nuk e njihje dhe ti.Qe nje projekt vullnetar ne shkollen e mesme dhe une morra pjese me gjithe kenaqesi.Pak nga pak kur filluan te flisnin pak italisht na treguan historite e cdo gje.Arsye turke ishte e thjesht nje perhapje fetare dihet,fakti qe u stabilizua kjo dihet fundja ti midis ndjekjes se nje feje dhe zhdukjes totale do zgjedhesh te paren.Fundja sa shqiptare jane ato qe e ndjekin nje vetem ne celebrimet e te tera pa ka qene nje gje frike nje imponim i cili i eshte bere popullit tone nga nje pushtues ashtu si ndodhi me Perandorine Romane e cila beri te mundur zhdukjen e paganeve te cilet njehere e nje kohe banonin ne truallin Shqipetar.Pra ne si popull nuk kemi nje tradite fetare sic ka Italia apo dhe vet Turqia ne kemi imponime fetare ose me sakte kishim fundja sa jene besimtaret praktikant ne shqiperi shume pak nje pjese e vogel e popullsise.
 
Hostel faleminderit per repliken: Besoj se moderatori do na i fshi komentet se dolem nga tema sdq duke degjuar njerezit nuk i vihet gishti asnjerit.
Le te marrim rastin e Kosoves. Ti e une e dime historin e kkombit tone. Degjoje nga nje serb/ruse ama..do na bej ne shqiptaret si dreqera qe vrasim presim perdhunojme, djegim kisha barbar fare leje tani qe kane filluar te na thone ekstremista kane lidhje me kete e ate organizata terroriste. Gje qe ti e une e dime qe seshte e vertete.
Per punen e Turqise, ata pushtuan Meken edhe Medinen qe jane qytetet e shenjta sipas Islamit edhe i mbajten ne sundim per disa shekuj?? Ca shpjegimi me jep i dashur??
Ndoshta ato vitet e para ka qene ai hovi per te perhapur Islamin po me vone..as qe nuk donin tia dinin..
Sulltanet martoheshin jo me 4 qe eshte ne Kuran po me 18. Te lutem Hostel mendo cikez me realist e jo duke lexuar textbook-un e xhaxhit :)
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkaqet qe ndikuan ne zhvillimin e ateizmint.

Madje tek turqit ndodhi e kunderta flowmaster. Kur pushtuan arabet, morren cdo gje nga ata, duke u nisur nga feja, traditat, alfabetin etj..!
 
Top