Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkaktarët e vërtetë të puçrrave në fytyrë

pucrat-ne-fytyre-1.jpg


Shëndet – Janë të shumta shkaqet që ju shkaktojnë puçrra në fytyrë. Për fat të keq, disa zakone të këqija mund të nxisin reaksione alergjike dhe irritime që si pasojë parashikojnë daljen e tyre pothuajse në të gjithë zonën e fytyrës. Zbuloni më poshtë se cilat janë sjelljet me një rrezik të lartë që duhen shmangur për të pasur një lëkurë perfekte

Ekrani i smartphone-t
Ekrani i celularit është një “çerdhe” e panjohur bakteresh, ndaj ai është një nga elementet që e shkatërron më shumë lëkurën. ثshtë mirë që telefonin tuaj ta pastroni me letër të posaçme antibakteriale.

Mungesa e vitaminës C
Mungesa e vitaminës C dobëson sistemin imunitar dhe në këtë mënyrë i lejon bakteret që të “pushtojnë” edhe fytyrën. Pra ju prej mungesës së saj, jo vetëm që mund të sëmureni së brendshmi, por edhe së jashtmi. Zgjidhja është që të konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C ose të kaloni disa minuta jashtë shtëpisë në prani të rrezeve të diellit, sigurisht duke i kushtuar vëmendje edhe mbrojtjes së lëkurës me një krem të posaçëm, po ashtu edhe buzëve.

Konsumimi i probiotikëve

Probiotikët bëhen shpesh ndihmë për kujdesin e lëkurës me probleme, por në të vërtetë, mund të ndodhë që disa lloje enzimash të stimulojnë prodhimin e baktereve, duke shkaktuar reaksione të ndryshme në fytyrë. Nëse kjo ndodh për një periudhë më shumë se dyjavore, është mirë që të ndryshoni produkt.

Uji i dushit
Disa lloje metalesh dhe mineralesh të gjendura në ujin e dushit tuaj mund të shkaktojnë reaksione të papritura për lëkurën. Vendosini dushit një filtër ose përndryshe bëjeni zakon larjen e fytyrës me ujë të distiluar.

Pirja e shumtë e kafesë

Kafeja ka një fuqi të madhe dehidratuese për lëkurën dhe për këtë, pirja e shumtë e saj, ashtu si alkooli, duhet eliminuar nëse dëshironi të keni një lëkurë pa probleme. Gjithashtu, përmbajtja e dëmshme e kafes (PH acid) mund të shkaktojë herpes, kryesisht rreth buzëve.

Mosfjetja në mënyrën e duhur
Fjetja me celularin pranë është shumë e dëmshme përderisa ritmet gjumë-zgjim bëhen të vështira e për rrjedhojë sistemi imunitar dobësohet dhe pas tij fillon edhe stresi. E në këtë mënyrë, dalja e puçrrave në fytyrë bëhet edhe më e lehtë. Mundohuni të lexoni një libër të mirë përpara se të shkoni në shtrat dhe flini të paktën tetë orë për çdo natë.

Përdorimi i produkteve make up
Përdorimi i fondontinës dhe produkteve të tjera të make up-it është shumë i dëmshëm për lëkurën, përderisa poret qëndrojnë të bllokuara. Nëse nuk e keni shumë të nevojshme pudrën, atëherë lyhuni shumë lehtë, duke ndjekur edhe trendin e këtij viti ose përndryshe mos harroni të trukoheni me kujdes të madh.

Mospërdorimi i tonikut (pastrues fytyre)
Mospërdorimi i tonikut është një gabim i madh: qëllimi i këtij produkti është ai i riekuilibrimit të lëkurës, pasi janë përdorur detergjente të ndryshme për pastrimin e saj.

Konsumi i sheqernave
Mbajtja e një diete jo të shëndetshme e pasur me yndyra, karbohidrate komplekse dhe sheqerna, është jashtëzakonisht e dëmshme për lëkurën. Mundohuni të hani në mënyrë të ekuilibruar pa abuzuar.

Ndërrimi i shpeshtë i produkteve të kujdesit të lëkurës
Dy ose tri ditë nuk janë të mjaftueshme për të vlerësuar efikasitetin e një detergjenti ose të një kremi fytyre. Mos i ndryshoni shpesh produktet për kujdesin e lëkurës.

Përdorimi i produkteve shumë të ashpra
Nëse keni lëkurë të yndyrshme, me siguri se u drejtoheni produkteve me veti sa më të thata të mundshme. Por në fakt, abuzimi me kremrat, skrabin dhe maskat kundër yndyrës së lëkurës, e përkeqësojnë edhe më shumë situatën, duke shkaktuar edhe puçrra.

Moslarja mirë e pajisjeve për pastrimin e fytyrës
Zakoni i moslarjes së pajisjeve, të cilat përdoren për pastrimin e lëkurës, herët a vonë bëhet shkak i dëmtimit të lëkurës suaj. Puçrrat bëhen më evidente në këtë rast. Ndaj mbajeni parasysh këtë aspekt.

Përdorimi i kremrave kundër diellit

Nëse problemi juaj i puçrrave bëhet më i dukshëm në verë gjatë pushimeve, ka shumë mundësi që kremi kundër diellit të jetë shkaktari i parë i tyre. Në fakt, shumë kremra të këtij lloji përmbajnë një përbërës të quajtur avobenzon, i cili supozohet të jetë përgjegjës për irritimin e lëkurës tek ata persona që kanë probleme me të.
g.shqip
 
Titulli: Shkaktarët e vërtetë të puçrrave në fytyrë

Pirja e shumtë e kafesë
Jam e varur nga kafeja, cte bej
 
Mund te jene edhe keto qe jane shkruar...por c'do gje e jashtme eshte e lidhur se brendeshmi..
aknet shfaqen zakonisht si munges e dashurise per veten...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back