Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shitje / Kriza pa fund

KRIZA PA FUND
/ Në tre muajt e fundit, Mark Zuckerberg ka shitur aksione të Facebook, më shumë se kushdo tjetër… (diçka dinte?)


Shiko fotografinë 1428781


Në dy javët para telasheve më të fundit që i janë hapur Facebook, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Mark Zuckerberg, shiti 1.14 milionë aksione si pjesë e programeve të planifikuara. Ishte shitja më e madhe e një njeriu të brendshëm të kompanisë, krahasuar me cilëndo kompani tjetër, sipas Argus Research Vickers.

Në rastin e facebook, Zuckerberg dhe drejtues të tjerë shitën aksione me çmim 20 dollarë më shumë, se sa çmimi me të cilin ato aksione u shitën të martën, pasi plasi skandali. Analistët nuk sugjerojnë që ka ndonjë gjë të keqe prapa shitjeve të programuara. Megjithatë, vëllimi shumë i madh i shitjeve të aksioneve lë shumë dyshime.

Aksionet e Facebook pësuan një rënie me 6.77 përqind të hënën, dita e para e shitblerjeve pas skandalit që lidhet me 50 milionë llogari përdoruesish, të cilave u është shkelur privatësia. Dhe aksionet vazhduan rënien me 5.3 përqind të martën.

Shitjet e Zuckerberg kanë qenë më të shumtat. Në shtator ai shpalli planet për të shitur 35-75 milion aksione në 18 muajt e ardhshëm, për të financuar përpjekjet e tij filantropike. Ai dhe bashkëshortja, Priscilla Chan kanë premtuar të japin 99 % të aksioneve të tyre në kompani për Chan Zuckerberg Initiative, që është e fokusuar në sëmundjet dhe arsimin.

Në dy javët e fundit, Zuckerberg ka shitur 228 400 aksione në ditë në 8 dhe 9 mars, 220000 aksione në ditë në 12 dhe 13 mars, dhe 245400 aksione në 14 mars. Eshtë një total prej 1.14 milionë aksionesh me një çmim mesatar prej 183.81 USD, me një vlerë totale prej pothuaj 210 milion dollarë.
Kompania nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të CNBC në lidhje me shitjen e aksioneve. / CNBC – BA.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back