Shitja e linjave transmetuese, pjesë e mafias shtetërore

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Ben Andoni
Revista: Java

Eksperti i energjisë Gjergj Simaku shprehet për pas kuintat e linjës së interkoneksionit. Pse po vonohet pa fund procesi për të dhe cila është e vërteta e vonesës së madhe të tij, që çoi deri në anulimin e tenderit të linjës Shqipëri-Kosovë. Pse Serbia po merr gjithnjë e më shumë rol kyç në tregun e energjisë ballkanase, si edhe problemet që po sjell në ekonomitë shqiptare dhe kosovare vonesa e interkoneksionit..

41simaku1.jpg


Shumë kohë më parë, i intervistuar sërish nga “JAVA”, z.Simaku, specialisti i njohur i ekonomisë u shpreh hapur për të vërtetën e vonesës së interkoneksionit. Jo shumë muaj më parë, saktësisht në mars të vitit 2011 u hap tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt i cili gjeti financime nga banka gjermane KfW, dhe ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte jo vetëm Kosovës por edhe Shqipërisë, pavarësinë nga linjat serbe. Ai jo vetëm kaloi shumë peripeci, por media kosovare zbuloi një aferë, që mbante shumë erë dhe ku në të përfshihej direkt i biri i kryeministrit aktual të Shqipërisë, z. Sali Berisha. “Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, u deklarua atëkohë te “Zëri” i Kosovës. Kohët kanë kaluar dhe duket se gjërat po provohen, Interkoneksioni është anuluar dhe sërish do fillojnë procedurat e stërgjata, ku të humburit më të mëdhenj si gjithnjë janë ekonomitë tona, që përkthehet më shumë andralla mbi klientët e thjeshtë...shqiptarë dhe kosovarë
Ditët e fundit u anulua dhe zyrtarisht tenderi për interkoneksionin. Ju keni thënë në një intervistë të para pak kohësh se: pengesat janë thjesht pengesa të rajonit që do të thotë pengesa si rezultat i mos lejimit të zhvillimit të zonës sonë dhe kosovare. I përmbaheni sërish këtij arsyetimi?
“Unë i përmbahem sigurisht kësaj ideje. Më është formuar shumë herët dhe ajo që më shqetëson është edhe fakti pse nuk vihet në efiçencë Elbasan -Podgorica (400KV). Linjat e transmetimit drejt AL-KO tashmë janë zënë (blerë nga kompani serbe). Kontroll ky për të mbajtur çmime të larta në rajon. Shitja e linjave (kapaciteteve) transmetuese është pjesë e mafias shtetërore në këto treva me qëllim shitjen e energjisë me çmime të pa arsyeshme dhe bllokimin e lidhjes me bursën dhe rrjetat e interkoneksionit evropian. E pa arsyeshme sepse vendet e rajonit nuk e kërkojnë këtë por pranojnë të blejnë me çmime të larta”.

Serbia është një aktor i fortë i energjisë në Ballkan.
A ka ndonjë lidhje kjo, sipas jush, me ruajtjen e pozitave të saj në tregun e energjisë në Ballkan?


“Absolutisht po, dhe jo vetëm me interkoneksionin por edhe me matjen dhe/ose Dispeçerinë në rajon. Shqipëria nuk e ndërtoi kurrë qendrën dispeçer, e cila do të jepte mundësinë e njohjes dhe kontrollit të flukseve energjetike në rajonin tonë. Sot Beogradi ka Qendrën dispeçer më të madhe në rajon (përjashto Greqinë). Kjo do të thotë informacion dhe njohje të situatës menaxhuese të sistemit ballkanik. Shqipëria nuk e ndërtoi kurrë një sistem të menaxhimit të kaskadës së Drinit, por me rastin e përmbytjeve solli një sharlatan nga Italia për të thënë asgjë dhe për të shpjeguar atë që dihej. Përmbytja ishte njëkohësisht edhe prishje pazaresh pasi depozita e viteve më parë nuk u menaxhua në kohë dhe solli atë katrahurë. Ne nuk kishim informacionin e duhur për ta parandaluar”.

اfarë problem po sjell për ekonominë shqiptare, ndërtimi i kësaj linje?
Dhe, çfarë mendoni se do fitonte ekonomia jonë dhe kosovare prej saj?


“Kosova dhe Shqipëria kanë sisteme plotësisht komplementare termo/hidro. Termocentralet e Kosovës mund të punojnë në bazën e sistemit energjetik të përbashkët. Interkoneksioni do të çlironte mundësinë e blerjeve afatgjata (jo si sot që blihet sa më shtrenjtë) dhe të qëndrueshme me çmime të arsyeshme të tregut evropian; së fundi hidrocentralet tona do të kishin vlerë maksimale në sezonet “pik” dhe do të mbulonin një ngarkesë të menjëhershme. Ndërtimi i TEC-ve në Kosovë është përfitim i madh sepse mund të mbulojnë nevojat bazale për Shqipërinë. Nga ana tjetër, këmbimi me hidro në PIK do të jepte përparësi vlerës në veri të HEC-ve tona duke shmangur humbjet dhe duke shitur me çmime te larta ose çmime Piku”.

A vazhdojnë të kenë vende të tjera të gadishullit probleme të njëjta me interkonjeksionet?
Mendoni se në të gjitha rastet janë më shumë politike apo konjuktura të ndryshme?


“Po, problemet janë të ngjashme. Vuajtjet më të mëdha i kanë Bosnje dhe Hercegovina dhe Shqipëri/Kosovë. Linja e KFV-së praktikisht do të jepte një lloj lirie kësaj situate, të paktën për rajonin tonë. Problemet janë të ngjashme në pikëpamjen e rritjes së kostove të energjisë në mënyrë artificiale, këto vende janë të pa lidhura me gaz dhe burimi i vetëm janë elektriciteti dhe nafta. Nafta është një mafie më vete që pasi doli nga dominimi grek tashmë po futet nën dominimin serbo-shqiptar. Sigurisht me përfitime përrallore. Mos prisni që kjo situatë kaq e kalçifikuar të dalë nga binarët, pasi u edukua nga qeveri të korruptuara të cilat nuk kanë asnjë mundësi ta qetësojnë në favor të konsumatorit”.

Si specialist i njohur i energjisë, kur mendoni se do të përfundojë krejt procesi për interkonjeksionin?

“Kur rajoni të bëhet pjesë e UCTE-së (rrjetit evropian të transmetimit të energjisë) dhe të shmangë barrierat e mësipërme. Ky është një proces i gjatë dhe do vullnet dhe komunikim të vazhdueshëm mes këtyre vendeve”.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top