Një ankand i hapur ditë më parë në ueb-faqen ‘Limundo.com me qendër në Beograd për një produkt interesant, ka pranuar 15 oferta dhe më pas është shitur tek ofertuesi me shumën më të lartë të ofruar prej 565 dinarësh (4.6 euro).
Produkti në fjalë, të cilin e ka siguruar Koha.net, ka të bëjë me bankënotën maqedonase prej 25 denarësh por që bart vulën e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, Shqiponjën Dykrenare si dhe vulën e Bankës Provizore të Republikës së Kosovës.
Kjo bankënotë bart datën e 1 prillit të vitit 1999, ndërsa karakteri i saj, sipas një mbishkrimi në pjesën e prapme, thuhet të ketë qenë “Ndihmë për viktimat e krizës në Kosovë”, raporton Koha.net.
Shitësi i këtij produkti është personi me nofkën “bogybg” me vendbanim në Batajnicë të Beogradit, ndërsa produktin në fjalë e ka cilësuar si “koleksion”.
Paratë e përkohshme ishin lëshuar në kohën kur kishte nisur lufta në Kosovë. Të gjitha ato janë mbi-shtypur në bankënotat e denarit maqedonas dhe janë dhuruar si ndihmë për Ushtrinë اlirimtare të Kosovës në ushqim dhe armatim. Data dhe vendi i lëshimit: Prishtinë, 1 prill 1999.
http://republika.info/