Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shifrat e para të pjesëmarrjes nëpër qarqe të ndryshme

Në qarkun e Korcës kanë marrë pjes
proces%20votimi.jpg
rreth 30 % e 286 mijë zgjedhësve të regjistruar në listat zgjedhore. "Ardian Maho, kryetar i KZAZ nr.28 në qytetin e Korçës, tha se "nga verifikimet në terren dhe qendrat e votimit, pjesëmarrja në votime në këtë qytet deri në orën 14.30 arrin në rreth 30%"- citon ATSH.

Ndërkohë, edhe Roland Gushi, kryetar i KZAZ nr. 29 dhe Kimet Mullalli, kryetar i KZAZ nr. 30, që përfshijnë komunat e rrethit të Korçës, u shprehën për një ecuri krejt normale të procesit zgjedhor dhe pjesëmarrje në afro 30% të zgjedhësve në votime.

Në qarkun e Elbasanit ka arritur rreth 40% pjesëmarrja e zgjedhësve në votime, ndërsa pritet që në orët në vijim, ajo të vijë në rritje.

Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Shefqet Deliallisi tha sot për ATSH-në, se "sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 13.30 vetëm në bashkinë e Elbasanit kanë votuar 22 mijë shtetas, ose 22%, në rrethin e Gramshit votuan 8000 zgjedhës ose 28%, në Peqin 30% dhe në Librazhd 20% e votuesve".

Proçesi zgjedhor ecën normalisht përjashtuar disa rasteve sporadike si ato të pajisjes së komisionerëve të PS me stilolapsa me mikrokamera.

Gjithsesi, që nga ora 13.30 në të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë së Elbasanit vihet re masivitet qytetarësh, që presin të votojnë.

Në Vlorë shkalla e pjesëmarrjes së zgjedhësve në votimet e sotme, në disa zona të qarkut është e kënaqshme. Prefekti i këtij qarku, Hasan Halili, tha për ATSH-në se "në zona të veçanta, sikundër në ato që përfshihen në territorin e administruar nga komunat Qendër dhe Novoselë, pjesëmarrja në votime ka arritur në rreth 30 përqind.

Në Gjirokastër deri në orën 12.00 kanë votuar rreth 30%. Përfaqësuesit të KQZ-së për qarkun e Gjirokastrës Arjan Gjini, deklaroi se “deri në 12.00 të ditës së sotme nga 129.600 votues që janë regjistruar në listën përfundimtare kanë votuar 30 përqind e tyre”.
“Aktualisht situata e procesit zgjedhor paraqitet e qetë" është shprehur Gjini, duke shtuar më tej se "në shumë nga qendrat e votimit në qarkun e Gjirokastrës, janë vërejtuar radhë të gjata të zgjedhësve, të cilët presin të votojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese."

Procesi i votimit në qarkun e Sarandës dhe Delvinës paraqitet i qetë dhe pa probleme serioze ndërkohë që pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00 ka qënë në masën 32%.

Në qarkun e Dibrit procesi deri në orën 14.00 ka vijuar normalisht, me përjashtim të disa incidenteve që janë vërejtur si votimi familjar. Gazetarët që ndodhen atje vërejnë një fluks votuesish në orët e drekës. Në rrethin e Matit pjesëmarrja ka shënuar mbi 50 % në Bulqizë pjesëmarrja 40-45 % në Peshkopi rreth 40 %Lajmi fundit
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back