Shifra alarmante/ Më shumë se gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

gallup-612x381.jpg

Më shumë se gjysma e shqiptarëve duan të ikin nga vendi i tyre. Shifrat e frikshme publikohen nga kompania e famshme Gallup, e cila ka realizuar sondazhin më të madh të bërë ndonjëherë me të anketuar në të gjithë botën.

Ajo çka tërheq vëmendjen është edhe shtetet që ne lëmë pas, ku dëshira e madhe që kanë shqiptarët për të emigruar, ia kalojnë edhe vendeve që janë në gjendje lufte si Siria, apo vendeve të varfëra në Afrikë.


Sipas Gallup, 14 % e popullsise globale në moshë madhore dëshiron të emigrojë. E përkthyer në vlerë, kjo do të thotë se aktualisht mbi 710 milionë persona në gjithë botën duan të largohen nga vendi i tyre.

Përfundimet kanë dalë nga një sondazh global, më i madhi i realizuar ndonjëherë, përmes të cilit Gallup ka pyetur direkt mbi 586 mijë veta në 156 vende të ndryshme të botës.
maxresdefault-4.jpg

Shtetasit më dëshirën më të lartë për të emigruar nga vendi i tyre janë qytetarët e Sierra Leones, një vend i mbërthyer nga luftrat civile dhe konfliktet e armatosura.

Sipas Gallup, 62 për qind e popullsisë së Sierra Leones do të donte të largohej nga vendi. E dyta renditet Shqipëria, me përqindje të barabartë me Hahitin.Sondazhi tregon se, më shumë se gjysma e shqiptarëve, përkatësisht 56% e popullsisë duan të largohen nga Shqipëria. Pas Shqipërisë, vijnë dy vende të tjera afrikane, Liberia me Kongon, ndërsa Siria rezulton në vendin e nëntë.

Gjetjet e sondazhit i përkasin periudhës 2013-2016. Përveçse në tre vendet me përqindjen më të lartë në botë të popullsisë që do të emigrojë, Shqipëria është edhe ajo që ka shënuar rritjen më të madhe të këtij treguesi vitet e fundit.

Në periudhën 2010-2012 pjesa e shqiptarëve që donin të emigronin ishte vetëm 36 për qind. Ndërsa në 3 vitet pasardhëse pjesa e popullsisë që do të largohet nga Shqipëria gati është dyfishuar, duke arritur në 56%.
 
Cfare shoqerie ne liste.

S'na ka mbet tjeter vetem ta ngjyrosim edhe lekuren.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top