Shfaroset familja në Lezhë

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0925100054354_m.jpg

Një ngjarje e rëndë, e konsideruar e paprecedentë nga autoritetet, është verifikuar mbrëmjen e së hënës në Lezhë, ku anëtarët e një familjeje janë gjetur të vrarë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Blinisht të Lezhës, ku burrë e grua, si edhe djali i tyre janë ekzekutuar rreth orës 21.00 të mbrëmjes me breshëri automatiku.

Sipas policisë, viktimat janë Rrok, Mira dhe Fatjon Shtjefni, përkatësisht 52, 50 dhe 24 vjeç. Ata janë gjetur të vrarë në oborrin e banesës së tyre dhe mësohet se janë ekzekutuar pas një debati me fqinjin e tyre, për të cilin policia e Lezhës thotë se e ka identifikuar, raporton TCH.

Ai është 47-vjeçari Kastriot Zhupa, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka kryer krimin, teksa policia e ka shpallur në kërkim. /Telegrafi/

“Ishte një person i cili hyri në oborrin e banesës së familjes Shtjefni i cili hapi zjarr dhe qëlloi duke lënë të vdekur burrin, gruan dhe djalin e tyre”, deklaroi drejtori i Policisë së Lezhës, Muharrem Furriku, transmeton NOA.

“Autori i dyshuar ka qenë person me precedentë kriminalë dhe i burgosur pas dënimi jashtë shtetit”, tha kryepolici i Lezhës. Ai shtoi se ishte fqinji i viktimave i cili u konfliktua me familjen Shtjefni dhe i ekzekutoi ata pas sherrit.

“Nga hetimet paraprake të kryera na rezulton se dy familjet nuk kanë pasur më parë konflikte të vjetra mes tyre apo të ishin evidentuar më parë nga ne si problematikë. Ka qenë një konflikt banal i çastit që
mendohet se ka degjeneruar deri në vrasje”, deklaroi Furriku.

Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor sqarojnë për BW se dyshohet që vrasja e trefishtë ka ndodhur për motive pronësie. /Telegrafi/
 
Back
Top