Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet


Vajza afgane 6 vjeçare, Naghma, u shit nga babai i saj te një i afërm i familjes për të shlyer një borxh që i ati i saj kishte. Taj Mohammad, babai i saj, përpiqet t’i mbajë fort lotët, kur mundohet të përshkruajë mënyrën se si e shiti të bijën, raporton “BBC”.
Tani Naghma është fejuar me një djalë 10 vjet më të madh se vetja. Ajo do të jetojë larg familjes, pranë familjes së të fejuarit të saj, për një vit të tërë. “Gjithkush në familje është i trishtuar. Ne qajmë, ne kemi dhimbje, por çfarë mund të bënim tjetër?”,- pyet gjyshja e saj.
Familja e vajzës thotë se nuk kishte ç’të bënin tjetër. Dimri afgan është shumë i ashpër dhe familja ka për të rritur dhe 7 vëllezër e motra të Naghma-s dhe ajo është shumë e vogël për të kuptuar se çfarë po ndodh.
“Për të mbajtur familjen time gjallë m’u desh të merrja një borxh prej 2 mijë e 500 dollarësh nga një kushëri i largët”,- thotë burri i shtëpisë. Familja sapo kaloi vdekjen e djalit 3 vjeçar dhe një daje në fillimin e ftohtë të këtij viti, kur kushëriri i kërkoi Mohammad-it t’i kthente borxhin.
Për këtë familja u detyrua të shiste vajzën e tyre më të madhe në moshën 6 vjeçare edhe pse ligji i ndalon martesat nën 14 vjeç për vajzat dhe nën 16 vjeç për meshkujt./Shekulli Online
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Imagjino ku ka arrit njeriu Krijesa me e bukur e zotit ,,,te shesi femijen e tij per borxhet kjo eshte e paimagjinushme
Ne po e sjellim vete fundin e botes
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Ai ka menduar qe me kalimin e kohes ben nje tjeter por do vi dita qe nuk do ja fali vetes dhe shpresoj qe femija ta mari vesht dhe mbasi te rritet ta gjej ta vari.
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

E shkreta sa gjynah, si ajo si familja :(
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Ky mendon se shleu kete borxh dhe sdo marri tjeter? Apo s'paska 7 te shkretet femije rradha e kujt do jete tjeter.
 
Pe: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Nuk është lehtë për prindin!
E mjera ajo, të mjerët prindër!
Sa vështirë ështe të heqësh dorë
nga evladi! Po zori të fut
atje ku s'mund të dalësh!
 
Titulli: Pe: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Nuk është lehtë për prindin!
E mjera ajo, të mjerët prindër!
Sa vështirë ështe të heqësh dorë
nga evladi! Po zori të fut
atje ku s'mund të dalësh!


Cdo gje mund te besh por te shesesh femine eshte kulmi
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Eh fukaralleku cfar ben,arrin skajin..Gjynah per familjen dhe per vajzen
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Ai ka menduar qe me kalimin e kohes ben nje tjeter por do vi dita qe nuk do ja fali vetes dhe shpresoj qe femija ta mari vesht dhe mbasi te rritet ta gjej ta vari.

Beson qe ka me ndergjeje, nqs arin te shesi femijen?
Se besoj, nqs nje njeri mund te "vlersoj" me leke jeten e nje femije, dmthn qe nuk eshte prind, ska as ndjenja e as pergjegjesi ndaj asaj krijese qe i ka dhene jete.

Sa per femijen, s'eshte zgjidhje ta vari, thjesht ajo ska me baba..... E me mire mos kesh prind te tille, se sa te konsiderosh baba nje plehr.
 
Pe: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Ska justifikim per kete gje
 
Pe: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Pse po mos te shlyente borxhin ca ndodhte? Por edhe nqfse jeta i vihej ne rrezik, me mire ta vrisnin ate sesa te shiste femijen. Sa pa fat kjo vajza, se nga 7 femije, u zgjodh pikerisht kjo.
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Afganistani eshte prej vendeve me te vafera ne bote me duket . Keq shume paska vepruar babai i femijes .
Moti s'kemi ndegjuar per lajmet nga Afganistani !
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

me siguri zoti esht shume i zene duke bere te mrekullueshme jeten e disave, per tu kujtuar per familjet qe s'kane buke ne afganistan apo kudoqoft
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

me siguri zoti esht shume i zene duke bere te mrekullueshme jeten e disave, per tu kujtuar per familjet qe s'kane buke ne afganistan apo kudoqoft

Zoti i ka obligu ata pseodo musliman atje qe me dhan ZEKAT qe mos te vuajn keta ! po ca ti besh qe se bejne ! Zoti nuk i ka than amerikes europes etj vendeve te medha shkoni luftoni varferoni mbytni prishjuani vendin e tyre , ktyre qe shkojn atje ! pra njeriu spo shkon ashtu sic i thot Zoti se ndryshe do kishte me qene.
Sidoqoft ndoshta me mire do jete per ate vajzen qe ka shku tek ajo familje se do kete BUK me hanger.
sa do e dhimbshme qe eshte shpresoj qe mos te keqperdoret.
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Sidoqoft ndoshta me mire do jete per ate vajzen qe ka shku tek ajo familje se do kete BUK me hanger.

per pak e ndjeva ironine qe fshihet pas kesaj fjalie
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

ky o kulmi te shitet robi sikur me qen bostan
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Sidoqoft ndoshta me mire do jete per ate vajzen qe ka shku tek ajo familje se do kete BUK me hanger.
Ose ndoshta jo, femijet nuk blihen....por adoptohen kur eshte rasti.
Keta qe "blejne", i perdorin me tej per trafik njerzish, trafik organesh apo per te lypur/vjedhur. Kjo eshte rruga me e shpesht qe marin keta femije....
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Mos merni vrull pa lexuar mire artikullin. "Babai ka shitur vajzen" do te thote qe vajzen e ka fejuar, "shitur" per te lare ate borxh - kini parasysh qe edhe tek ne, sot e kesaj dite, kur shkojne kerkojne doren e nje vajze, familja e djalit lene lek (dikur jane fejuar nga dy here dhe paguanin dy here).
Pse pikerisht kjo? Sepse kjo ishte me e madhja. Djali eshte dhjete vjet me i madh - epo sa martesa me diference 10-vjecare njihni/keni degjuar ju?
Nuk po justifikoj aktin e dorezimit te nje femije te mitur per martese, por nuk me pelqen menyra sesi reagoni kaq ashper pa lexuar edhe dy paragrafe te vogla te artikullit fillestar.
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Cfare dhimbje ka pesuar ai njeri,kur ishte ne gjendje te shiste te bijen,as nuk te vjen keq per lotet e tij ndyrsire.cfare dreq burri paska qene ai qe nuk mban pergjegjesi per familjen e tij
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Nuk eshte cudi e madhe ne keto ane te botes te ndodhin gjera tilla!! NQS ju kujtohet fiksi para ca viteve ne greqi qe shitnin femije keshtu reaguam te gjithe Pse do thoni ju nuk ndodh tani?? Ndodh por nuk behet publike si ne rastin e mesiperm ...... Dhe me keqja qe ndodh tek ne nje fenomen I pa llogjikshem kur zgjedhin ****in e femijes ne bark ky eshte krim me I madh......
 
Pe: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Fenomen i njohur edhe ne Shqiperi ky por qe nuk flitet (shitja e femijeve)!

Duhet marr pak parasysh vendi,njerezit,kushtet,mentaliteti etj qe te arrije te kuptoje dikush si mundet nje baba te shese femijen e vete...Shpesh keta prinder bien preh e bandave ku punesohen dhe e njerzve ku ata kerkojne ndihme dhe ne rastin qe s'mund te ktheje borxhin rrezikon jeten e tij dhe pervec kesaj ve ne rrezik dhe gjithe familjen qe mbas vrasjes se ketij prindi mund te shfrytezojne familjen e tij per borxhin e pa paguar...Pra ajo qe dua te them eshte e lehte te paragjykojme e tu drejtojme gishtin per te treguar gabimin kur jemi jashte valles por kur ta drejtojne kallaznikov-in ne koke per tu paguar borxhin dhe te bejne presion ne menyra te ndryshme perdite atehere vertete behet teper e veshtire zgjedhja te vendosesh te flijohesh per hir te familjes e ti lesh ne meshiren e zotit e te ketyre njerezve apo te shesesh femijen dhe te kujdesesh per pjesen tjeter te familjes?

Po sjell nje lajm tjeter te ketyre diteve lidhur me kete qe po them dhe qe pershtatet me temen edhe pse me nje version pak me te ndryshem por gjithmone duke theksuar se gjerat s'jane aq te thjeshta sa mund te na duken shpesh me syrin e pare...


vajza3-300x166.jpg
E dhimbshme: Fëmijët si kolateral për të marrë borxh nga trafikantët
Një lajm cnjerëzor vjen nga Afganistani. Gazetarët amerikanë kanë zbuluar fakte tronditëse sipas të cilave bandat e opiumit në këtë vend po marrin fëmijët e fermerëve si kolateral për borxhet e papaguara.
Dokumentari “Gratë e Opiumit” i rrjetit amerikan PBS bazohet në histori të vërteta si ajo e një fermeri të cilit iu pre koka me brisk pasi nuk mund të paguante borxhet dhe për më tepër nuk ua dha vajzën trafikantëve për të shlyer borxhin.
Fermerët marrin borxh nga trafikantët e drogës për të kultivuar opium, që përdoret për heroinën, por mbeten në pikë të hallit pasi forcat e mbështetura nga NATO shkatërrojnë bimët e tyre. Për të kompesuar lekët e humbura, trafikantët e drogës u marrin fëmijët, përfshi vajza 10 vjeç, dhe i shesin në Pakistan ose Iran për **** ose i përdorin si mushka për transport droge.
Gjithashtu në dokumentar tregohet edhe historia e një vajzë 6 vjeç, që rrezikon të dorëzohet tek trafikantët në shkëmbim të babait të saj, që është marrë peng nga kriminelët pasi nuk ka paguar dot.
“U lutem, jepuni çfarë të duan, ky vend është shumë i keq”, thuhet në mesazjin e babaity të marrë peng dërguar familjes. Dhe nëna as nuk ia hedh dot sytë të bijës pasi duhet ta japë nëse do që I shoqi të kthehet I gjallë..lajm-shqip.
 

Attachments

  • vajza3-300x166.jpg
    vajza3-300x166.jpg
    16.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Pra ajo qe dua te them eshte e lehte te paragjykojme e tu drejtojme gishtin per te treguar gabimin kur jemi jashte valles por kur ta drejtojne kallaznikov-in ne koke per tu paguar borxhin dhe te bejne presion ne menyra te ndryshme perdite atehere vertete behet teper e veshtire zgjedhja te vendosesh te flijohesh per hir te familjes e ti lesh ne meshiren e zotit e te ketyre njerezve apo te shesesh femijen dhe te kujdesesh per pjesen tjeter te familjes? Aren


Kjo dileme nuk egziston
mire qe nuk rekumaduat te bejne sa me shume femije dhe ti shesin sa here te vije rasti kur kane borxhe
dhe zgjedhja sipas jush si do behet duke hedhur monedhen
te shiste zotiria trupin e tij veshkat,melcit,zemren e cte donte
me cte drejte i merr jeten femijes
 
Titulli: Shet vajzën 6 vjeçare për të shlyer borxhet

Ky fenomen i trishtuar, ka kohë që ekziston në këto vende, nuk është kjo e para..
Pse fenomeni i martesave.. i martojnë që në bark të nënës me burra që kanë një farë leku.. pfff

Mjerë ai fëmijë thuaj si do e kaloj jetën si skllave dhe me pedofili ..
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back