Shesim video vdekjesh

Guest2

Antarë i Respektuar
image_36.jpeg

Blendi Salaj

Mbrëmjen e kaluar në Tiranë, në një lokal pranë shkollës Emin Duraku u vra një i ri me emrin Elton اiço, i cili ishte bërë pjesë e një hasmërie që shkaktoi disa viktima. Pa u bërë 24 orë nga ngjarja, video e vrasjes, filmuar nga kamerat e sigurisë në lokal, ka dalë në media. Televizioni ABC News, dhe disa portale e kanë publikuar të plotë momentin e hyrjes së vrasësit, qitjen mbi viktimën dhe largimin e atentatorit nga lokali. Kjo video nuk na ndihmon ta kuptojmë histrorinë, ajo nuk zbardh asnjë mister, nuk ndikon në informimin e publikut, por shet, klikohet. Jam i sigurtë se plot fëmijë e kanë parë dhe ua kanë treguar edhe shokëve, "shife si do e vrasi...!"

Mediat që shfaqin videot e vrasjeve, momentet e fundit të jetës së dikujt, nuk janë në biznesin e lajmeve por "shesin video vdekjesh". Nuk i krahasoj dot me varrëmihësit, se ata e nderojnë të vdekurin kurse këta e poshtërojnë. اasti i vdekjes është sublim, ne vdesim vetëm një herë, jo dy, jo tri, ndaj ta shesësh këtë çast është një mungesë etike e pabesueshme. Dëmi psikologjik që shkaktojnë këto pamje tek shikuesit është tanimë i provuar shkencërisht. Stres, pagjumësi, ankth, dhunë, depresion shfaqen tek të riturit, aq më keq tek fëmijët. Fëmijët e kanë të pamundur ta racionalizojnë çfarë shohin, ndaj marrin një goditje "ballore". Pastaj, familjarët e viktimës, prindërit e tij, motër a vëlla në pastë janë gjithashtu të sulmuar nga media, pikërisht në orën e tyre të zezë. E pse e gjitha kjo? Për një grusht klikimesh harram.

Dua ta them, se nuk kam asnjë problem personal më ABC apo portale të tjerë që shfaqin këto video, por e kam problemin personal për sa u përket praktikave të mira në gazetari, etikës, mbrojtjes së fëmijëve dhe viktimave. Situata në mediat tona, sidomos ato online është turpëruese.
Gazeta Mapo.
 
Titulli: Shesim video vdekjesh

cbudallek qe publikojne video te tilla.
i vdekuri duhet respektuar.
 
Titulli: Shesim video vdekjesh

Eh,na ka len shendetin me kohe etika informuese njerzore,e duhura dhe socialisht e shendetshme!
Ndoshta tashme jemi bere nje kazan qe zien vetem derdimente negative.
Turp te kene!
 
Titulli: Shesim video vdekjesh

Etika e gazetaris..me kujtohet e kam mesuar permendesh ne vite te pare ne fakultet, tani sikur s'ekziston ai kod...
 
Back
Top