Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sherri Rezi-Rozi, gjykata: Radi ishte e droguar!

Mirepo Rezarta Shkurta nuk do ta lere me kaq: Rozana, do te hedh ne gjyq per prishje imazhi!

Images.jpg

Prokuroria e shpalli fajtore, mirëpo ja që gjykata nxorri të kundërtën. Vendimi i Gjykatës në lidhje me sherrin midis Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit ka qenë pafajësi për këngëtaren Shkurta, e cila s’ka vonuar të shprehë edhe gëzimin e saj nëpër mjet profilit të vet në Facebook.

“Jam e lumtur t’ju njoftoj se, persa i perket akuzave te bera ndaj meje nga zonjusha Rozana Radi, Gjykata dha vendimin që më shpall mua te PAFAJSHME. Faleminderit të gjithe atyre që besuan tek unë që në fillim, edhe kur një pjese e mirë e medias shtrembëruan të vërtetën. Ndihmesë shumë e madhe për të nxjerrë të vertetën ka qenë dëshmia e dy policëve ne vendngjarje, të cilët kanë deklaruar se Rozana ka qenë e dhunshme dhe në gjendje te droguar”.

Megjithatë, Rezarta nuk duket se do të dorëzohet këtu, siç tregon edhe ajo vetë, teksa ka lëshuar sfidën e radhës: “E dashur Rozanë, po ta them publikisht, se do te te hedh ne gjyq per faktin qe u mundove te hedhesh "balte" me imazhin tim! – ka deklaruar ajo, duke ju drejtuar në distancë rivales së saj -. Uroj të jesh në gjendje të më paguash dëmshpërblimin...".
Prokuroria kishte dhënë pretencën për sherrin me grushte midis Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit gjatë mbrëmjes së 5 dhjetorit 2010, duke deklaruar si të pafajshme Shkurtën dhe duke kërkuar që të kryente si dënim 82 orë punë në shërbim të komunitetit, e barasvlershme me një dënim prej 2 muajsh burg.

Gjyqi për çështjen në fjalë zgjati plot 22 seanca, deri në dhënien e vendimit nga gjykata. Mirëpo duket se Rezi nuk ka ndërmend ta lërë me kaq. E po ashtu, me siguri edhe Rozi. Prandaj, dueli pritet të vazhdojë sërish.IKUB
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back