FIER- Dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas një sherri me mjete të forta dhe të mprehta në fshatin Metaj të komunës Libofshë në Fier.
Sipas policisë 50-vjecari Pali Loshi është goditur me mjete të forta, ndërsa ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë edhe familjari i tij Arben Loshi, 31 vjec i cili ka pësuar disa goditje me thikë.
Mësohet se të dy të plagosurit janë konfliktuar me një 17 vjecar me iniciale I.L për motive pronësie dhe ka qenë ky i fundit që ka qëlluar fillimisht mbi 50-vjecarin e më pas mbi 31-vjecarin. Po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)