Sherri me grushte me përmbaruesin, Shemsi Prençi përfundon në polici

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
53735_1.jpg

TIRANث- I sh-drejtori i policisë së Dibrës, Shemsi Prençi u përfshi mbrëmë në një përleshje fizike me një përmbarues privat. Pas denoncimit të Baftjar Nelajt, të dy personat janë shoqërues në komisiariatin e policisë për verifikime të mëtejshme. Kjo nuk është hera e parë që Prençi përfshihet në një sherr me Nelajn. Disa javë më parë përmbaruesi privat denoncoi publikisht dhunën që kishte ushtruar ndaj tij ishkryepolici i Dibrës së bashku me njerëzit e tij. Duke folur në një interviste për "News 24", Baftjar Nelaj deklaroi se ishte penguar të bënte punën e tij pikërisht nga Prençi. Ai ka shkuar për të ekzekutuar një vendim përmbarues në minierën e Matit, por ka ndeshur në arrogancën dhe dhunën e ish-drejtorit të qarkut të Dibrës. Sipas Nelajt, uniformat blu nën drejtimin e Premçit jo vetëm që nuk e mbështetën ekzekutimin e vendimit, një detyrim ligjor ky për policinë, por përkundrazi një i afërm i Premçit e dhunoi atë fizikisht, ndërsa vetë drejtori Shemsi Prençi përmes telefonit e ofendoi rëndë. Ish-drejtori i policisë së Dibrës, u shkarkua në muajin prill pasi u gjet me shkelje të rënda në detyrë si: veprime arbitrare, tejkalim kompetencash etj.
(e.m/GSH/BalkanWeb)
 
Back
Top