Sherr me armë, plagoset roja i pishinave në Tiranë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

TIRANE - Një 22-vjeçar është plagosur rëndë pasditen e djeshme në Tiranë, teksa kishte shkuar me shoqërinë në pishina. Ai ndodhet në gjendje kome në spital, si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri pistoletë. I plagosuri është Mariglen Cani, i cili ishte i punësuar si roje në kompleksin privat ku ndodhi ngjarja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në kompleksin e pishinave te Liqeni Artificial në kryeqytet. Mariglen Cani është qëlluar me një plumb pistolete në kofshë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, i cili dyshohet se është një bashkëmoshatar i viktimës. Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje ka marrë në pyetje disa dëshmitarë që ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes. Sipas tyre, autori është larguar me shpejtësi nga pishinat, menjëherë pasi ka shkrepur armën dhe policia tashmë është vënë në ndjekje të tij. Bëhet e ditur se është rrethuar e gjithë zona përreth kompleksit të pishinave dhe dyshohet se autori është larguar me një automjet tip “Range Rover”. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti të momentit mes autorit dhe të dëmtuarit, pasi autori e ka akuzuar se i ka parë gruan. Gjithsesi burime nga grupi hetimor sqaruan se po punohet për sqarimin e rrethanave se si ka ndodhur ngjarja dhe konflikti mes dy të rinjve. Mësohet se autori i ngjarjes ka marrë me vete edhe armën e krimit, e cila dyshohet të jetë një pistoletë “TT”.
*panorama*
 
Back
Top