Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shërbimet serbe dhe ruse duan t`i fusin shqiptarët në konflikt me aleatët perëndimor

Eksperti i Inteligjencës Fadil Kajtazi vlerëson si paradoksale akuzën se zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka bashkëpunuar me shërbimin sekret francez.

“Sa i përket akuzave për bashkëpunim me shërbimet sekrete të cilit do vend, është e pa moralshme të flasim për individ nëse nuk dëshmohet me dëshmi. Dhe se janë të përziera në punët tona shërbimet e huaja kjo nuk do koment. Mirëpo në rastin konkret akuza për bashkëpunim me shërbimin francez (DGSE), të zëvendës kryeministrit z. Hashim Thaçit, pak a shume më duket paradoksale. Franca ka qenë pjese e koalicionit kundër Serbisë dhe aviacioni francez ka marrë pjesë aktive në bombardimet në Serbi”, thotë Kajtazi.

Sipas tij, në këto raste është praktike që ushtritë që marrin pjesë në sulme të tilla në terren të dërgojnë oficer të ndërlidhjes pranë shtabeve të gueriles apo ushtrive që i mbështesin e që praktikisht janë oficer të shërbimeve sekrete.

“Në këtë rast nuk ka bërë përjashtim as Franca, Britania dhe SHBA që në terren kanë pasur oficer të shërbimeve te tyre (CIA, MI5), të cilët kanë koordinuar operacionet dhe kanë njoftuar qeveritë e tyre për aspekte të ndryshme kryesisht politike dhe ushtarake. Nëse bashkëpunimi me shërbimin francez ka qenë i këtij niveli, nuk shoh asgjë të keqe. Në radhë të dytë ne duhet ta konsiderojmë Francën vend mik të Kosovës sepse ajo e ka mbështetur dhe njohur pavarësinë e Kosovës. Mendoj se koha e krijimit te armiqve fiktiv të stilistit "Imperializmi dhe hegjemonizmi anglo-Amerikan" ka kaluar”, potencon Kajtazi.

Për këtë arsye eksperti i Inteligjencës, Fadil Kajtazi, thotë se shqiptarët duhet të shqetësohen nga aktiviteti i shërbimeve serbe dhe ruse të cilat janë aktive në hapësirat shqiptare.

“Personalisht jam i brengosur nga aktiviteti i shërbimeve serbe dhe ruse të cilat janë aktive në hapësirat shqiptare e që një nga detyrat kanë që shqiptaret ti fusin në konflikt me aleatet perëndimor. Ky duhet të jetë shqetësimi i çdo shqiptari para shqetësimit se kush po bashkëpunon me shërbimin francez”, përfundon ai.
largea_fadil-kajtazi-si-veproi-para-lufte-sh-euml-rbimi-i-fsheht-euml-i-qeveris-euml-s-euml-kosov-euml-s_hd1452525813.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back