Shërbimet sekrete serbe: Rama përgatit luftë në jug të Serbisë!

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Gazeta e përditshme beogradase “Alo”, në numrin e saj të sotëm, nxjerr në ballin shkrimin spektakular, me titull “Rama përgatit luftë në jug të Serbisë!”, duke iu referuar burimeve informative të Shërbimeve për Siguri të Serbisë.

“Kryeministri Rama, është i gatshëm të shkaktojë kaos dhe të sakrifikoj shqiptarët në Serbi, në mënyrë që pastaj të shfaqet si një pajtimtar, për t’i ngritur vetes rejtingun para zgjedhjeve në Shqipëri”, thuhet në vlerësimet e gazetës serbe “Alo”.

Po nga të njëjtat burime “Alo”, paralajmëron se “shërbimet sekrete serbe me vigjilencë janë duke i vëzhguar lëvizjet e ish ushtarëve të UاPMB-së, që grumbullohen në Kosovë”.

Derisa shtypi i verdh serb jehon me zhurmëri rreth zbulimit të armëve në masë të madhe në afërsi të Preshevës dhe Bujanocit si dhe propagandon rreth deklaratave të liderëve shqiptarë për bashkim kombëtar, këto ditë, në Luginë të Preshevës, po qëndron kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq dhe Ivan Boshnjak, sekretar shtetëror i administratës publike dhe qeverisjes lokale në Serbi.

ImageGazeta e përditshme beogradase “Alo”, në numrin e saj të sotëm, nxjerr në ballin shkrimin spektakular, me titull “Rama përgatit luftë në jug të Serbisë!”, duke iu referuar burimeve informative të Shërbimeve për Siguri të Serbisë.FOTO GALERI
Mediet lokale në Luginë të Preshevës, raportojnë se takimet mes zyrtarëve të Beogradit dhe autoriteteve shqiptare në Bujanoc dhe Preshevës, janë duke u zhvilluar në një atmosferë jo edhe aq të këndshme lidhur me situatën aktuale politike e të sigurisë në vend.

Për dallim nga vitet e mëhershme, kur acarohej situata në Luginë të Preshevës, ishin të pranishëm edhe faktorët ndërkombëtarë, të http://www.botasot.infocilët, në këto momente, nuk po shfaqen, si duket po presin të shpërthej diku në stilin e tërmetit, për të intervenuar pastaj si seizmologët rreth matjes së shkallës së Rihterit dhe dëmeve të shkaktuara nga fuqia e lëkundjeve!
auto_els1493964785.jpg
 
Back
Top