Kresha
A pretty face can never trick me
Sot, më 4 qershor, në Gjilan është mbajtur një akademi përkujtimore me rastin e 110 vjetorit të lindjes së atdhetarit Mulla Idriz Gjilani,
Akademi përkujtimore është organizuar nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Me këtë rast, zv.kryeministri, Hajredin Kuqi ka thënë se kur flasim për figurën e Mulla Idriz Gjilanit kemi parasysh tri personalitete te cila ngërthehen në një njeri : atdhedashuria për një burrë atdhetar, një arsimdashës dhe një klerik. “ Atdhedashuria e tij ka qenë shumë e madhe”, ka thënë Kuqi.
Veprimtari Ilmi Zeka figurën e Mulla Idriz Gjilanit e ka quajtur shumëdimensionale. “ Ishte shumë optimist në realizimin e aspiratave të popullit tonë”, ka thënë Zeka.
Këtë akademi e ka përshëndetur edhe historiani Muhamet Pirraku, i cili ka folur për historikun e Idriz Gjilanit. Me këtë rast është shfaqur edhe një dokumentar për jetën dhe veprën e Mulla Idriz Gjilanit. /koha/