Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shenjat e para të thyerjes së kores së Tokës

Shiko fotografinë 1729981
Një sërë tërmetesh të fuqishme që tronditën në prill brigjet e Sumatrës, mund të jenë shenjat e para se po krijohen kufij të rinj të pllakave tektonike, pra se po thyhet fundi i oqeaneve, thotë një studim i ri.

Sipas studimit të paraqitur në revistën prestigjioze "Nature", pos tërmeteve të fundit, ku më i forti ishte i magnitudës 8.7, pllaka indo-australiane mund të çahet në gjysmë. Fatmirësisht, kjo nuk është diçka që ndodh papritmas, por për miliona vjet, mirë ky proces shkakton tërmete të mëdha.

"ثshtë një proces që ka filluar ndoshta para 8-10 milionë vjetëve, kështu që ju mund ta imagjinoni se sa kohë duhet për t’u krijuar kufiri klasik i pllakave”, ka thënë shkencëtari francez Matthias Delescluse.

Sumatra është vendi i përplasjes së pllakës indo-australiane. Këto pjesë të mëdha të ngurta të kores së Tokës po i afrohen njëra-tjetrës me një shpejtësi prej pesë deri në 10 centimetra në vit. Pllaka e zgjatur indo-australiane, e cila shtrihet kryesisht tek Oqeani Indian, gjendet nën ishujt e Indonezisë.

Fërkimet që rezultojnë, shkaktojnë tërmete të fuqishme, një prej të cilave më 2004 ka shkaktuar cunami. Megjithatë, dridhjet e 11 prillit 2012, edhe pse të shkallës së lartë, nuk kanë shkaktuar cunami. Shkencëtarët besojnë se këto ndryshime në efekte mund të shpjegojnë natyrën e defekteve.

Duket se i ashtuquajturi copëtimet e reja të i llojit horizontal, për dallim nga ata vertikalë, nuk krijojnë cunami. Përveç kësaj, tërmetet në prill kanë ndodhur shumë larg në perëndim, në pllakën indo-australiane, në një zonë që ka më shumë tendosje dhe më shumë çarje,

Delesklus thotë se lëvizjet në skajin e pllakës ndikojnë në mesin e saj.

"Australia tashmë po lëvizë drejtë Indisë, dhe India drejtë Australisë”, shton ai. “Ato ndahen nga çarjet. Nëse ju shikoni Tokën sot, në mes të pllakave është vetëm copëtim. Pra, në procesin që ne i referohemi, nga çarjet e shumta po krijohet një. Kjo është çështja: ne nuk e dimë se sa kohë duhet që njëra të dobësohet dhe të lokalizojë të gjitha deformimet, në mënyrë që të tjerat të mos jenë aktive. Momentalisht, në Oqeanin Indian ka shumë çarje aktive”.

/a.k
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back