Shendeti i gruas!

sensuu

sweet
V.I.P
Rreziku nr. 1: Sëmundjet e zemrës

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Gruas, çdo vit, 8.6 milion femra në të gjithë botën, vdesin nga sëmundjet që prekin zemrën. Sëmundjet e zemrës janë kërcënim madhor për shëndetin e gruas. Më poshtë janë disa hapa që ju mund të ndërrmerni për të reduktuar riskun tuaj.

• Ndërprisni pirjen e duhanit. Pyesni mjekun tuaj nëse vetë e keni të pamundur. Gjthashtu, përpiquni të evitoni ambjentet ku pihet duhan.
• Hani shëndetshëm. Përzgjidhni fruta, perimet, ushqimet e pasura me fibër dhe peshkun. Limitoni marrjen e yndyrnave të saturuara dhe kripës.
• Bëni ushtrime fizike. Aktivizohuni në aktivitete sportive që ju pëlqejnë si aerobi, kërcim etj.
• Mbani një peshë të shëndetshme. Pesha e tepërt rrit riskun për sëmundje kardiovaskulare.
• Limitoni marrjen e alkoolit. Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të ndikojë në presionin e gjakut. Pini në sasi të moderuara.
• Menaxhoni stresin. Përpiquni të reduktoni stresin dhe mësoni si ta kontrolloni atë në mënyrë pozitive.
• Femrat që janë në risk për sëmundje kardiovaskulare mund t’ju përshkruhen ACE inhibitor, beta bllokues, bllokues të kanaleve të kalçiumit dhe diuretikë.

392538_268941159890613_200403866_n.jpg


Rreziku nr. 2: Kanceri

Kanceri është një problem madhor i ditëve të sotme. Numri i femrave që po përballen me të është në rritje. Disa lloj kancerash janë bërë sheqetësues për femrën si kanceri i gjirit, kanceri i mushkrisë, melanoma dhe kanceri kolorektal. Ju mund të reduktoni rrezikun e zhvillimit të kancerit duke ndjekur hapat e mëposhtme:
• Ndaloni duhanin dhe shmangni ambjentet ku pihet duhan.
• Mbani një peshë ideale. Ulja në peshë do t’ju ndihmojë të ulni rrezikun për disa lloj kancerash.
• Lëvizni. Ushtrimet fizike jo vetëm ju ndihmojnë të bini në peshë por gjithashtu ulin riskun për zhvillimin e tumoreve.
• Merrni dietë të pasur me fruta dhe perime. Kjo do t’ju ndihmojë të forconi imunitetin dhe mund t’ju ulë riskun për zhvillimin e kancerit.
• Mbroni veten nga dielli.
• Limitoni marrjen e alkoolit. Rreziku për kancer të veshkave, mushkrisë dhe gjirit, rritet me rritjen e konsumimit të alkoolit.
• Ushqim i fëmijës me gji sa më shpesh të jetë e mundur. Kjo ndihmon në uljen e rrezikut për kancer të gjirit.
• Detektim të hershëm të kancerit. Pyesni mjekun tuaj rreth mamografisë.
Ende nuk ka kurë për kancerin. Gjithsesi, kimioterapia dhe rrezatimi janë metodat më të mira të parandalimit të progresit të sëmundjes.

527147_269157599868969_1360760551_n.jpg




Rreziku nr.3: Insulti


Rreth 3 milion femra preken nga unsulti çdo vit. ثshtë rreziku numër 3 për shëndetin e gruas. Mosha është një faktor risku për zhvillimin e insultit te femrat. Risku për insult rritet shumë kur femra arrin moshën 45 vjeç. Më pas, rreziku rritet në mënyrë konstante deri në moshën 65 vjeç dhe mund të ulet pas kësaj moshe. Mosha, historia familjare dhe raca janë disa nga faktorët kontribues që nuk mund të kontrollohen kur flasim për parandalimin e insulit. GJithsesi, disa faktorë të tjerë risku mund të kontrollohen. Si psh, risku për insult ulet ndjeshëm duke:
• Mirëmenaxhuar sëmundjet kronike si hipertensioni, diabeti etj.
• Ndërprerë duhanin.
• Bërë një stil jete të shëndetshme si dieta e pasur me perime dhe fruta dhe aktiviteti fizik.
• Limituar konsumimin e alkoolit.

581432_269529089831820_1549821824_n.jpg



ALMEDICUS
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top