Shën Sofia shton tensionet/ Grekët djegin flamurin turk në Selanik, reagon ashpër Turqia: Djemtë e pistë...

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shën Sofia shton tensionet/ Grekët djegin flamurin turk në Selanik, reagon ashpër Turqia: Djemtë e pistë...

1595682470403.png

Një grup ekstremistësh grek dogjën në orët e vona të së enjtës flamurin turk në Selanik, në shenjë proteste ndaj kthimit të “Shën Sofisë” në xhami. Ndërsa marshonin drejt konsullatës turke në Selanik, protestuesit thërrisnin “Për atdheun, kombin dhe ortodoksinë”. Ndërsa dogjën flamurin turk para konsullatës, protestuesit kënduan edhe himnin kombëtar grek.

Ky veprim u dënua nga Ankaraja zyrtare. Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm turk, akuzoi autoritetet greke, se me qëndrimet e tyre për kthimin e Shën Sofisë në xhami, provokuan opinionin publlik.

“Djemtë e pistë të Europës, këta racisë të cilët nuk kanë marrë mësimet e duhura nga historia. Ato që nuk respektojnë flamurin tonë të lavdishëm. Greqi duhet të zgjohet nga ëndrra bizantine, nga e cila nuk u zgjua dot për 567 vite, për të shpëtuar nga frustrimi”, u shpreh Aksoi.

Përveç statusit të xhamisë, “Shën Sofia” është në mesin e destinacioneve më të vizituara nga turistët. Në 1985, gjatë kohës kur kishte statusin e muzeut, “Shën Sofia” u bë pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Për 916 vite ajo funksionoi si kishë, deri në 1453. Nga ky vit deri në 1934 shërbeu si xhami dhe së fundmi u kthye në muze për 86 vite. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan propozoi kthimin e saj në xhami. Më 19 korrik Gjykata Administrative në Stamboll, vendosi t’i anulonte statusin “Shën Sofisë”, duke e kthyer në xhami.

-640-0-5f1c0da08e7f5.jpg

-640-0-5f1c0dc70ae30.jpg

-640-0-5f1c0dc735588.jpg
g.shqip
 
Attachments

  • -640-0-5f1c0da08e7f5.jpg
    -640-0-5f1c0da08e7f5.jpg
    37.2 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f1c0dc70ae30.jpg
    -640-0-5f1c0dc70ae30.jpg
    37.2 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f1c0dc735588.jpg
    -640-0-5f1c0dc735588.jpg
    100.2 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f1c0da08e7f5.jpg
    -640-0-5f1c0da08e7f5.jpg
    37.2 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f1c0dc70ae30.jpg
    -640-0-5f1c0dc70ae30.jpg
    37.2 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f1c0dc735588.jpg
    -640-0-5f1c0dc735588.jpg
    100.2 KB · Shikime: 0
Unë s'du me majt anën e turkut (sidomos me kte që boni) por Xhvap hazir ?

Përgjigje mo të mirë mo që i paska dhon lol.

Pa e mor Erdogani Turqinë s'ka krahasim midis ekstremitit fetar Grek dhe atij Turk!

Madje edhe sot janë shumë larg....

Turqia është më e emancipuar nga ana e ekstremitetit të lidhur me shtetin!
(Edhe pse ka bo sh mbrapa në këtë drejtim me Erdoganin)
 
Lëvizje politike e mbrendshme e erdoganit për të justifikuar gjendjen ekonomike.
Populli knaqet dhe rri urtë kur ju nxjerr para hundës religjonin.
Edhe për një kokëfortësi ndaj përëndimit, si sinjal i kthimit në "sistemin perandorak" të Turqisë me sulltanin Erdogan.
PS. Ai hoxha me një shpatë në dore më Sh. Sofien ka një mesazh të qartë të kodifikuar ;)
IMG_20200725_191710.jpg
 
Dy mendime pare nga 2 kenveshtrime te ndryshme.

1-Erdoani, siç kam thene e me pare, ben ca ti doje mender koka. :p
Por ky palo "Diktator" i koheve moderne nuk eshte me i zgjuar se Ataturku qe e shpalli muze.

2-Greket ç'mender duan?
Ne çfare territori eshte ky objekti?
Apo per kta palo legena qe e mbajne veten si krijues dhe mbartes te kultures mbare boterore mjafton te qe nje Grek i vetem te marre fryme diku per ta quajtur ate vend si territor Grek?!
Normale unë kam qenë në Turqi (jo me pushime) vite më parë.

Ka qenë vërtetë më e dobët ekonomikisht,
Por padyshim tepër perëndimore edhe me mësimet e Ataturkut si koncept (sigurisht Sofia ishte muze) dhe vizion për Turqinë.

Grekut ç'a me i thonë mo dihet ai muhabet, veç tubi Ushtar Selimit i vje hakut ?
 
dhe saher kan djeg flamurin shqiptar kta greket ahuu?‍♀️?‍♀️Ve bast se kta cdo familje mban nga nje flamur te gjitha shtetev..

ps..ne shqiptaret sikur kemi problem me veten ne radh te par..nese nuk e duam turkun pse nuk i nderprejm vlla mardhenjet ne ta..te pakten nuk do vjellim vrer per nje shtet ku nuk e kemi komshi.
 
Une parashikoj lufte midis ktyre vendeve brenda ktij 10 vjecari.

Sofia o sebepi, por lepri fle tjeter kund. Jane pasurite ujore me gaz nafte e ku di une ca mund t'kete ne thellesi te mesdheut qe Turqia me Greqine jane gati t'perdorin armet.

Kacifasit kane mbeshtetjen e BE, USA, UK pranaj bejne si t'forte, se ndryshe i ulin breket per 24 ore.
 
Nuk besoj për shpirt BE (sidomos Amerika) sebep do që të fusin hundët në Turqi me pretekstin e luftës por a do e dëshironte Greku vërtet një sakrificë të tillë?!!!

Ndryshe me provokimet që i ka bo Turku do kish kerrcit me kohë....

Gazi etj nuk janë më pak se Qipro apo gjëra të tjera që Turku i ka marrë dhe se ka lon me qajt Grekut..

Por kurrë mos thuaj kurrë... kaluan100 vjet
Nga lufta e parë... Ballkani gjithnjë kshu ka ngel... Fuçi baruti!
 
Epo kur bejne trima dhe grekerit! Ksaj i thone te kesh 2 bithe nje ta mbash nje ta çash lol

Edhe me ke behen trima me nje shtet qe eshte super ne forme ne ushtri dhe pajisje.
 
Une parashikoj lufte midis ktyre vendeve brenda ktij 10 vjecari.

Sofia o sebepi, por lepri fle tjeter kund. Jane pasurite ujore me gaz nafte e ku di une ca mund t'kete ne thellesi te mesdheut qe Turqia me Greqine jane gati t'perdorin armet.

Kacifasit kane mbeshtetjen e BE, USA, UK pranaj bejne si t'forte, se ndryshe i ulin breket per 24 ore.
Nuk ka me lufte bro, tani po presim luften me UFOt :p

Pentagoni e pranoi zyrtarisht sot egzistencen e tyre, kemi halle me te medhaja tani :p
 
Epo kur bejne trima dhe grekerit! Ksaj i thone te kesh 2 bithe nje ta mbash nje ta çash loo

Edhe me ke behen trima me nje shtet qe eshte super ne forme ne ushtri dhe pajisje.
Shiko puna nuk osht aty për të fortë, se kaj herë Greku ka pas edhe të drejtë (mos me i honger hakun)
Por thuj që ishalla skerrcet se kena gjithë ato Shqiptare në GR
 
Nuk ka me lufte bro, tani po presim luften me UFOt :p

Pentagoni e pranoi zyrtarisht sot egzistencen e tyre, kemi halle me te medhaja tani :p
Ku e nigjove ti kte mi?!!?
Bo si më je ahhhhaha

Si me të pas trajnu J. Edgar Hoover ?
 
Çmenduria e njerëzimit nuk ka fund. Gjithë kjo urrejtje për çfar? Për “gurrë”! Qoftë kishë, muze apo xhami.
Turqia sheh terezinë e vet në shtet të vet. Pastaj, mediat manipuluese nuk bëjnë tjetër pos të përskeqin situatën.
 
E sakte!

Feja seshte gje tjeter vetem mekanizem qe shpiken nje grup i caktuar njerezish me pushtet politik dhe ekonomik per te pasur kontrroll ne mendjet e thjeshta njerezore per qellime gjeopolitike ekonomike dhe me gjere.
 
Fiks siç po tentojnë të shpikin "fe" të reja si globalizmi etj...

Ndërkohë nafta e kimikatet plastike ndërtojnë ishuj në Dubai etj...

Dhe pse pas ww2 për pak dekada kishte shtresë të mesme sot nuk është veçse një iluzion lol
 
O me te dhen mend dhe kta per racizem moooo me ja bo bamm ?
""
Se sa

“Djemtë e pistë të Europës, këta racisë të cilët nuk kanë marrë mësimet e duhura nga historia. Ato që nuk respektojnë flamurin tonë të lavdishëm. Greqi duhet të zgjohet nga ëndrra bizantine, nga e cila nuk u zgjua dot për 567 vite, për të shpëtuar nga frustrimi”, u shpreh Aksoi.""
per grekerit .. po nxehrn ne diellin e lavdis te te pareve
 
E sakte!

Feja seshte gje tjeter vetem mekanizem qe shpiken nje grup i caktuar njerezish me pushtet politik dhe ekonomik per te pasur kontrroll ne mendjet e thjeshta njerezore per qellime gjeopolitike ekonomike dhe me gjere.
Feja ska lidhje me anen ekonomike e ase politike..
Feja eshte shpirtrore dhe ure lidhse me krijusin.
 
Fiks siç po tentojnë të shpikin "fe" të reja si globalizmi etj...

Ndërkohë nafta e kimikatet plastike ndërtojnë ishuj në Dubai etj...

Dhe pse pas ww2 për pak dekada kishte shtresë të mesme sot nuk është veçse një iluzion lol

Globalizmi se di pse por me duket utopi njesoj si komunizmi flas si ideologji jo si zbatim.

Pas ww2 ari i botes shkoi ne USA dhe ne Spanje. Tani cdo lufte sbehet me me arme por me teknologji dhe transaksione financiare si dhe arme biologjike rasti konkret covid.

Se po dalim jashte teme nga 1 mhb ne tjetrin lol

Une personalisht do me pelqente ta shikoja muze ne mungese te kishes por prap kjo i takon Turqise ta vendose per sa kohe eshte ne territorin e tyre.

Gjithesesi eshte krim te humbi vlerat w saj historike
 
E sakte!

Feja seshte gje tjeter vetem mekanizem qe shpiken nje grup i caktuar njerezish me pushtet politik dhe ekonomik per te pasur kontrroll ne mendjet e thjeshta njerezore per qellime gjeopolitike ekonomike dhe me gjere.
Pikërisht.
Respekt për komunitetet fetare që kanë gjetur veten dhe identitetin e tyre.
Por, personalisht e ndikuar nga ngajrjet mileniumore, shpesh analizoj (nuk më kujtohet burimi) përshkrimin shkencor të religjioneve si Virus i trurit/mendor. E përballojnë ata me imunitet të fortë.
 
Feja ska lidhje me anen ekonomike e ase politike..
Feja eshte shpirtrore dhe ure lidhse me krijusin.
Po kur perdoret nga politika?!!

Ose më mirë kleriku bëhet politikan dhe ndërhyn në çështje shteti?

Ose kur më ndërhyn në shtëpi? më thotë si dhe ku duhet ta puth fëmijën gruan etj?!!!

Ja pra si i largohen njerzit feve cilat do qofshin...

Ndërsa me krijuesin nuk më lidh as ky Janullatosi ketu ke rruga Kavajës as ai tipi me çallmë dhe shpatë në brez në mes të xhamisë....
 
Feja ska lidhje me anen ekonomike e ase politike..
Feja eshte shpirtrore dhe ure lidhse me krijusin.
Per ty si praktikante dhe njeri i thjeshte po. Por seshte e njejte per Vatikanin apo per vendet arabe e dashur , eshte preteks per pushtim territoresh dhe asimilim kulturash zakonesh gjuhe prejardhje nen petkun e fese.

Por eshte diskutim me vete kjo gje.

Nicja e ka pas thene mire "Zoti ka vdekur".
 
Po kur perdoret nga politika?!!

Ose më mirë kleriku bëhet politikan dhe ndërhyn në çështje shteti?

Ose kur më ndërhyn në shtëpi? më thotë si dhe ku duhet ta puth fëmijën gruan etj?!!!

Ja pra si i largohen njerzit feve cilat do qofshin...

Ndërsa me krijuesin nuk më lidh as ky Janullatosi ketu ke rruga Kavajës as ai tipi me çallmë dhe shpatë në brez në mes të xhamisë....
po greket ,ama nuk besoj te fet tjera,sidomos muslim dhe ajo kristiane..
Feja eshte shkoll edukim ,po jo impunim..
 
po greket ,ama nuk besoj te fet tjera,sidomos muslim dhe ajo kristiane..
Feja eshte shkoll edukim ,po jo impunim..
S'ka lidhje grekët kanë një pjesë në Jeruzalem siç ka kisha katolike, hebrenjtë, dhe muslimanët.

Nqs na ka mësuar një gjë feja në duart e gabuara ajo është dhunë edhe imponimi është Alafa e sajë në alfabet...

Në duart e njerëzve vërtetë besimtarë që zgjedhin të predikojnë atë që çdo libër fetar thotë (të mirën etj)
Vullnetin e lirë fjalën e zotit me pak fjalë jam dakort me ty.

Por fatkeqësisht realiteti flet ndryshe...
 
Edhe sa për temën nuk e mbaj mend mirë ku dhe në ç'rrethana (kohë lufte sigurisht)
një bashkësi muslimane u strehua dhe u fal për javë të tëra brenda një kishe e nxitur nga një nga prijësit e tyre (jo imam i thjeshtë por një ndër përçuesit e parë të islamit)

me këshillën që pamvarsisht ndasise (jo të vogël në lidhje me vdekjen e Krishtit) së pikmajes.

Aty i lutej dhe i nënshtrohej një Zoti të njëjtë...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top