Shembja e piramides?!

Hostel

Anëtar i Nderuar
Sic dihet sot ne parlament u miratua ndertimi i godines se re parlamentare.
Kjo godine do nderdohet atje ku sot ndodhet piramida kjo gje nenkupton prishjen e saj.
Kam deshire te njoh mendimet e juaja per kete teme nese jeni ne pro apo kunder shembjes se piramides.
Cdo mendim duhet te shpjegohet si ai pro si edhe ai kunder
 
Titulli: Shembja e piramides?!

Une personalisht jam kunder ketij vendimi.Arsyet jane te shumta por me kryesorja eshte frenimi qe i duhet vene shtetit i cili ka kohe tashme qe po perpiqet te fshij historine e diktatures komuniste.Kjo gje sduhet te ndodhe po flasim per gati gjysem shekulli histori dhe ska arsye qe ajo te fshihet perkundrazi duhet te ruhet ashtu si ne itali ruhet historia e fashizmit apo ne gjermani ajo e nazizmit ne gjermani mendoni qe ka ende kampe perqendrimi qe jane ne kembe edhe pse ato kampe flasin per faqen me te erret se historise gjermane
 
Pe: Shembja e piramides?!

Shembja e piramides eshte vetem nje kompleks qe ka pushteti i sotem ne Shqiperi, e pervec kesaj eshte edhe nje menyre e re tjetersimi e fondeve publike per interesa te personave te vecante.E doni shqip fare?????
Nje tjeter menyre per te vjedhur disa miliona euro ne rruge ligjore !!!


PS-Piramida per ate qe simbolizon nuk me pelqen as mua por ajo mund te behej dicka tjeter pa harxhuar 110 MILIONE euro nga paret e shqiptareve!!!!!
 
Pe: Shembja e piramides?!

Turp !!! Bota mban lidhje me te shkuaren .... ne mundohemi ti presin se i tha ...... asaj debiles te prishe piramiden te ndertoje ate shemtesiren .....
 
Pe: Shembja e piramides?!

Eshte mare vendimi per t'u shembur. Aman sot spo meret vesh asgje, kush te ngrihet i pari nxjerr nga nje ligj te ri! Mua sme duket e drejte shembja e piramides .
 
Pe: Shembja e piramides?!

Edhe une jam kunder. Se pari, ajo piramide esht ndertuar me leket e popullit kshu qe duhet te jete populli ai qe vendos duhet te shembet apo jo dhe se dyti eshte pjese e identitetit tone qe duhet ruajtur. Do m'vi keq mos ta shof me piramiden aty.
 
Pe: Shembja e piramides?!

Edhe mua me duket gje koti, ka vende mjaft pfffff.
 
Pe: Shembja e piramides?!

Faktikisht eshte pak vone per proteste... protesta kundra shembjes se saj u bene para ca kohesh, dhe prap s'u degjua zeri i popullit... Asgje e re nga Shqiperia.

Cfaredo lloj perdorimi ka ajo, apo per cfare ka sherbyer, eshte nje "simbol" qe ka karakterizuar Tiranen...
 
Pe: Shembja e piramides?!

Edhe une jam kunder dhe i bashkohem mendimit te Hostel,ne duam te fshijme te shkuaren edhe pse ndoshta ka qene e veshtire per te gjithe,por ajo eshte pjese e historise sone..Vec tek ne shihen keta gjera,ne asnje vend tjeter,perkundrazi ato i ruajne si perla te historise se tyre...
 
Pe: Shembja e piramides?!

eh ca nuk po ndodh ne Shqiperi edhe ajo u kishte ngelur pa prishur ........gjithsesi un jam kunder ketij vendimi?
 
Pe: Shembja e piramides?!

Por re pse jo , pse mos ti harxhoje qeveria , edhe 110 milion leke , ne vuajme per gjera te tjera dhe jo per lek. . Per mendimin tim qeveria duhet te miratoje nje ligj qe te shkaterroje edhe kalate , qe nga rozafa, kalaja e lezhes , e krujes , apollonise , biles edhe ata statujat ne Butrint ti hedhe ne det , se ku i dihet jane kthyer ne statuja komuniste gjate kohes se komunizmit. Per dite e me shume po realizoj qe jemi popull kot dhe me qeveri me koti .
 
Titulli: Shembja e piramides?!

80% e Shqiptarëve janë kundërr prishjes së Qëndrës Kulturore ''Pjetër Arbnori'' :D Po hë kush i dëgjon Shqiptarët ? Në një qeveri Grekësh edhe Sërbësh ne jemi minoranca . Lum Shqipëria për ''parinë'' që ka mbi krye :(
 
Pe: Shembja e piramides?!

kunder votova por fatkeqsisht nuk na llogarit qeveria fare dhe sna e merr mendimin, keshtu qe kot.....piramida mund te shfrytezohej edhe me mire po te donte qeveria dhe te ishte nje vlere kulturore e vertete por ketu ne Shqiperi vetem pallate behen asgje tjeter me vlere....
 
Pe: Shembja e piramides?!

Faktikisht eshte pak vone per proteste... protesta kundra shembjes se saj u bene para ca kohesh, dhe prap s'u degjua zeri i popullit... Asgje e re nga Shqiperia.

Cfaredo lloj perdorimi ka ajo, apo per cfare ka sherbyer, eshte nje "simbol" qe ka karakterizuar Tiranen...
Jam dakord me Zanen, qe thote eshte "simbol" duke lene menjeane kush e ka krijuar...
 
Pe: Shembja e piramides?!

Edhe un jam kunder shembjes se piramides sepse nuk eshte e drejte te shembet....vetem per te ndertuar nje parlament te ri...
 
Pe: Shembja e piramides?!

Nuk ke nevoje te flasesh fare se do te shembet apo jo piramida ate ta tregojne votime qe jane bere ...Jo po nuk ua mban qeveritareve te nxerrin kete lloj sondazhi se e din qe populli eshte kunder shembjes se piramides....
 
Pe: Shembja e piramides?!

Shembja e Piramidës, kundër edhe intelektualë nga Kosova
16/07/2011 17:00

Votimi i Parlamentit shqiptar për rrënimin përfundimtar të Piramidës në Tiranë ka nxitur reagime të reja në kryeqytetin kosovar.
Pas akademikut Rexhep Qosja kundër shembjes së Piramidës reagon ashpër edhe shkrimtari dhe profesori universitar Agim Vinca. Në një intervistë për Top Channel profesor Vinca thotë se kuvendi i Shqipërisë dënoi me vdekje një objekt monumental, në zemër të kryeqytetit shqiptar.

"Parlamentarët aktualë e kanë bërë veshin të shurdhër. Kurrë nuk është vonë për t'i thirrur arsyes, kurrë nuk është vonë që një vendim që mund të ketë pasoja edhe ashtu për realitetin e konfrontuar politik dhe shumë të lëkundur të Shqipërisë të ndryshohet dhe te gjendet një zgjidhje tjetër më e përshtatshme, e cila edhe do ta shënonte mirë 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, por edhe do ta ruante një objekt, që sipas specialistëve ka vlera arkitektonike", tha Vinca.

Profesor Vinca thotë se politikanët shqiptarë janë dehur nga vetëbesimi që u jep pushteti. Sipas tij, ideja e shembjes së të “të vjetrës” dhe e “luftës me fantazmat”, pushtetarët e Tiranës nuk duan ta dëgjojnë, e aq më pak ta marrin parasysh zërin e arsyes dhe forcën e argumentit.

"Tirana është kryeqytet jo vetëm i Shqipërisë, por në njëfarë mënyre i të gjithë shqiptarëve. Ne na lidhen fije të shumta emocionesh dhe kujtimesh dhe mendoj se oligarkia politike e Tiranës duhet ta merrte parasysh opinionin publik, që me sa di unë është shprehur kundër rrënimit të Piramidës, sepse kjo është një sindromë e trashëguar nga kaluara, një sindromë në thelb jo demokratike dhe është një lloj vandalizmi kulturor dhe politik", tha Vinca, duke theksuar se vetë historia do t'i gjykojë ata që kanë hedhur një hap të tillë.

Kundërprishjes së Piramidës shprehet edhe ekspertja e ceshtjeve urbane, Rozafa Basha.

'Mendoj që ai vendim është i gabuar. Eshtë një pjesë e pandashme e peisazhit dhe hapësirës aty ku është në Tiranë dhe e organizon shumë mirë hapësirën përreth prej qytetarëve të Tiranës. Një objekt që po planifikohet të ndërtohet, është cdo gjë përvec hapësirës politike. Nuk do ta lejoja sakrifikimin e një hapësire publike, për një objekt shtetëror që tashmë ekziston, por mund të ketë vende të tjera për ta bërë", tha Basha.

Kohë më parë kundër prishjes së Piramidës kishte reaguar ashpër edhe akademiku Rexhep Qosja. Ai pati vlerësuar se ky është shembulli unik dhe veprimi më i shëmtuar që do të mund të ndodhte në historinë e një shteti dhe një populli që pretendon ecjen drejt Evropës.

Top Channel
 
Titulli: Shembja e piramides?!

te zhduket gjurmet e komunizmit duke shkaterruar ndertimet mua me kujtohet shprehja "mbulo m..in me shurr.

po rruget dhe ndertesat e kryministrive qe jane ndertuar ng italia fashiste perse nuk i prishin,apo jemi miqe me talanet tani



cfare do qe te bejne politikanet tane vetem komunizmin nuk mund ta zhdukin nga historia e vendit ,nuk mund ti heqe babit time 55 vjte nga jeta,nuk mund tja shumezosh me zero vitet e burgut apo internimit nje te presekutuari


kjo veper prishet dhe ndertohet nje veper tjeter qe dikush te ngelet ne histori qofte kjo per mire apo per keqe (pasi historia do e gjykoje me vitet, apo dhe shekuj ,qe do vine

dhe keta jane sala me zhozin
 
Pe: Shembja e piramides?!

edhe une jam kunder shembjes.........po si thoni ju ,si mund ti harxhojne leket politikanet?
 
Pe: Shembja e piramides?!

Pse duhet ta perishim dicka te bukur qe ka shqiperi ? apo se thot kryeministri te prishim ate qe ka ndertuar enveri .... po te jet kshu i bije te prishim dhe shpit pallatet qe ka nderuar enveri dhe te shohim sa mir dalim :D

Pse nuk prishka dhe ato ai qe ka ndertual italiani tek ne .....
 
Pe: Shembja e piramides?!

.....jam absolutishte kunder...si gjithmone ne shqiperi behen gjerat, pa u menduar....munde te gjendesh nje alternativ tjeter per ndertimin e parlamentit.....
 
Pe: Shembja e piramides?!

Qeveria jone e ka me te lehte te shembi nje piramid shume vjecare,te hedhi posht mundimin dhe djersen e shume arkitektve,dhe te ndertoj nje parlamet te rii prej miljona lekesh,ne vend qe ato miljona lek te hap vende pune per shume persona qe sot vuajn nga papunesia.
 
Pe: Shembja e piramides?!

kur vizitova sarajevën,

jo me shum se dy vite me par, mu duk diç shum e bukur tek kultura tyre qe me beri pershtypje, se si me fanatizëm (ose jo), aty ruanin akoma ndërtesat e tyre qe ishin kthy si gërmadha nga plumbat serb, pra kur pyta nji aty verdall (nji vendas) mu pergjigj qe kjo eshte menyra e vetme per te kujtu gjithmon te kaluaren ton,

duhet diçka qe te na kujtoj te kaluaren, vuajtjet e popullit ate qe perjetuam, tmerrin, friken.

po piramida simbolizon komunizmin, vuajtjen e popullit shqiptar? un mendoj se jo. thjesht nje germadh qe fshihet media me mafioze ne shqiperi qe sot po i shperndahen tentakulat nuk e di se ku nga monopoli. Tirana ka nevoj per gjelbërim, jo te bëhet nje çikago city, e nuk ja kemi nevojen e nje parlamenti ku xhvat xhepat e ne fukarenjve. turp per ate qe ben sikur nuk kupton,

interesi esht si ai golfi ne dimër qe te mbyt e te acaron e si vapa ne ver kur sduron dot lekurën. jo me kush nuk shikon larg bythes vet...esht hipokrizi, prandaj zgjedhim te notojm ne ujra me te qeta (por dhe ky esht gabim), me pas kur ngrejm zërin per diçka qe cënohemi vet ne...mundohemi te çirremi por çe do, më kot...

edhe ai qe te kupton, zgjedh qe te te mos kuptoj (pasi ti, ne, un) nuk e kuptuam kete te fundit kur ai kish nevoj.

kshuqe...do shtypemi gjithmon, edhe ajo vepra tek filmi skendërbeut(ne fund te filmit, kur vdes skenderbeu qe merr te birin dhe i thot per thuprat nese i thyente ose jo) nuk ishte me kot, por kishin nje kuptim shum dmth. vetem se turqit sot, turqit jan politikanet,

dhe ne, ne ngelemi po ai popull ivarfër dhe injorant.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top