Shembet ura, nxënësit rrezikojnë mbytjen

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
ure-pasarele-ne-gramsh-300x225.jpg


GRAMSH – Një urë-pasarelë është shkëputur në mesditë duke bërë që dy nxënës të përfundojnë në ujë. Për fatin e tyre të mirë, ka pasur shumë lëvizje dhe dy nxënësit, 11 dhe 14 vjeç, janë nxjerrë nga uji nga banorët e zonës.

Kryetari i Komunës Poroçan, Haki Llapushi, i kontaktuar nga “Shekulli”, tha se nxënësit kanë qenë rastësisht vetëm dy gjatë shembjes së urës, pasi aty kalojnë 40 nxënës të fshatit Gjerë për në qendrën e komunës, ku edhe ndodhet shkolla.

“Ka qenë ora 13.00, kur, duke kaluar, dy nxënës janë gjetur pikërisht në momentin kur është shkëputur ura e kanë rënë në ujë. Njëri nga fëmijët është nxjerrë nga uji 10 metra më andej urës, ndërsa tjetri 100 metra. Për fatin e tyre ka pasur banorë përreth kur ata kanë rënë, në të kundërt do të përballeshim me një tragjedi”.

Llapushi thotë se tashmë fshati Gjerë me 200 banorë është i izoluar tërësisht për shkak të shembjes së urës. Ai thotë se kjo është një urë-pasarelë e amortizuar, për të cilën janë bërë gati projektet, janë kërkuar fonde, por deri tani nuk kemi asnjë përgjigje pozitive.

“Ne si komunë me fondet që disponojmë e kemi të pamundur ta ndërtojmë. Kemi kohë që presim nga shteti dhe u desh kjo ngjarje që të ketë një sensibilizim. Shpresojmë që shteti të reagojë për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Janë 40 nxënës që lëviznin përditë përgjatë kësaj ure dhe tashmë mbeten edhe pa shkollë”, ka përfunduar kryekomunari duke kërkuar ndihmë nga pushteti qendror për të rindërtuar urën e dëmtuar. / Bardha Nergjoni

Shekulli
 
Pe: Shembet ura, nxënësit rrezikojnë mbytjen

Ne ate ure kalojne cdo dit nxenes ?! Kjo eshte absurde mire qe qenka shembur ishalla e bejne nje here e mire
 
Back
Top