Shembet hoteli katërkatësh në Dhërmi

Lauri

Anunnak
Me 130 kilogramë eksplozivë të llojit C4, është shembur plotësisht një hotel katërkatësh në Dhërmi.

Për shembjen e hotelit janë hapur rreth 450 vrima në të katër katet e objektit, duke vendosur eksploziv brenda secilës prej tyre. Pronarët e hotelit nuk kanë kundërshtuar vendimin, ndërsa iu është lënë edhe dy ditë kohë më tepër për të hequr pajisjet prej tij.

Shembja e hotelit është në vazhdën e spastrimit të zonave bregdetare të vendit nga ndërtimet e jashtëligjshme. Gjatë ditës së sotme INUK ka prishur edhe disa objekte të tjera. Vetëm në bregdetin e Dhërmiut janë piketuar rreth 160 ndërtime pa leje.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Shembet hoteli katërkatësh në Dhërmi

Aty ku duhet i lumt pushka po jo ti ndaj ne nje i nenes nje i babait
 
Pe: Shembet hoteli katërkatësh në Dhërmi

Kompetencat e INUK, Kushtetuesja rrëzon vendimin e qeverisë

TIRANث- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot vendimin e qeverisë për unifikimin kompetencave të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, vendimi i qeverisë që i jep të drejtë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të ndërhyjë në prishjen e ndërtimeve me dhe pa leje në të gjithë territorin është antikushtetues.

Vendimi i qeverisë për INUK ishte ankimuar nga PD-ja, pra nga 1/5 e deputetëve. Në një seancë të posacme përfaqësuesit demokratë argumentuan pse vendimi shkel Kushtetutën. Demokratët kërkuan më herët nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues të vendimit të qeverisë.

Ndërsa qeveria vendosi të unifikojë kompetencat e INUK më 30 shtator 2013. Me vendimin e 30 shtatorit, qeveria i dha të drejtë inspektoriatit ndërtimor urbanistik kombëtar që të ndërhyjë edhe në rastin e ndërtimeve me leje por që nuk respektuar kriteret urbanistike.

(m.a/BalkanWeb)


-------------------------------

Te gjithe qytetareve qe u eshte prishur e shkaterruar prona nga fandromat e RUSPA-QEVERISE, edhe pse e kane patur kete ndertim me leje, duhet te zene avokat, e te hedhin ne gjyq qeverine shqiptare e te kerkojne demshperblim. Me kete vendim te Gjykates Kushtetuese, te gjitha aktet e kruera ne INUK qe prej marrjes se vendimt jane ne kundravajtje ligjore. Qeveria eshte e detyruar ligjerisht t'iu demshperbleje totalisht demin e shkaktuar mbi pronen e jeten tuaj.

Kurse ju taksapagues shqiptare, ju qe i paguani taksa qeverise nga rrogat apo nga biznesi juaj, ju do paguani demshperblimin ketyre njerezve qe u eshte demtuar prona ne menyre te jashteligjshme.

Ky eshte cmimi i pasjes se nje budallai kryeminister!

Hajduti
 
Pe: Shembet hoteli katërkatësh në Dhërmi

Demshperblimi duhet te paguhet nga urdherdhensit per shkatrrimin e ndertesave nga xhepi i tyre, dhe jo nga arka e shtetit. Keshtu marrin mend per here tjeter.
 
Pe: Shembet hoteli katërkatësh në Dhërmi

Mua me vjen keq nese i prishet prona nje personi qe eshte lodh dhe ka investuar para te pastra ne biznese dhe ne kete rast shteti duhet te matet mire para se ti prishe pronen.

Mgjate nese qeveria ka 1 plan rregullimi per ate territor ath dhe mund ta justifikoj kete kafsheri.


Hudhini 1 sy planit per Dhermiun :)


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Shembet hoteli katërkatësh në Dhërmi

Demshperblimi duhet te paguhet nga urdherdhensit per shkatrrimin e ndertesave nga xhepi i tyre, dhe jo nga arka e shtetit. Keshtu marrin mend per here tjeter.

Plotesisht dakort!

Ajo qe me cudit eshte se cfar droge ju jep valle, qe ua coptin aq shume trurin, atyre qe e justifikojne me "po vjen era shtet" ?!!!!!

Hajduti
 
Titulli: Shembet hoteli katërkatësh në Dhërmi

Hajduti ..me siguri ate drogen qe ju dha saliu ju 8 vjet rresht e qe ende vazhdon te beson se dje kishte shtet!
 
Pe: Shembet hoteli katërkatësh në Dhërmi

Qe ta dish ti mua ma neverisin militantet dhe per mua jane gjeja me e neveritshme mbi kete toke. Me keq se fetaret ekstreme!

Mire ai eshte skizofren dhe nuk e percepton dot realitetin po ju valle cne qe e mbeshtesni? Nder te tjera Rama ka dhe ish ministra te qeverise Berisha. Shaj pd-ne dhe merri deputet. Cfare droge ju jep valle qe jua copeton trurin kaq shume?


Hajduti
 
Pe: Shembet hoteli katërkatësh në Dhërmi

[MENTION=12699]Marla[/MENTION], kam qene gushtin e kaluar per pushime ne Dhermi nje jave mu prane viles qeveritare. Deti eshte fantastik, dhe s'ka fjale te tjera. Por ambjenti dhe qytetrimi(me keqardhe) eshte ne kontraste te forte.
Nje studim i rregullimit te zones mbrenda "vijes se verdhe" do jete pa asnje dyshim nje hap perpara per terheqjen e vemendjes se turizmit te huaj.
Nje qift italjanesh ishin aty per pushime per te dyten here, por per fat te keq, me thane me plot gojen qe nuk do kthehen me (...!!)
 
Titulli: Pe: Shembet hoteli katërkatësh në Dhërmi

Qe ta dish ti mua ma neverisin militantet dhe per mua jane gjeja me e neveritshme mbi kete toke. Me keq se fetaret ekstreme!

Mire ai eshte skizofren dhe nuk e percepton dot realitetin po ju valle cne qe e mbeshtesni? Nder te tjera Rama ka dhe ish ministra te qeverise Berisha. Shaj pd-ne dhe merri deputet. Cfare droge ju jep valle qe jua copeton trurin kaq shume?


Hajduti

he tani se as ti nuk e beson veten kur thua per ne militante....ose droga jote e paska efektin shume te gjate
 
Pe: Shembet hoteli katërkatësh në Dhërmi

[MENTION=12699]Marla[/MENTION], kam qene gushtin e kaluar per pushime ne Dhermi nje jave mu prane viles qeveritare. Deti eshte fantastik, dhe s'ka fjale te tjera. Por ambjenti dhe qytetrimi(me keqardhe) eshte ne kontraste te forte.
Nje studim i rregullimit te zones mbrenda "vijes se verdhe" do jete pa asnje dyshim nje hap perpara per terheqjen e vemendjes se turizmit te huaj.
Nje qift italjanesh ishin aty per pushime per te dyten here, por per fat te keq, me thane me plot gojen qe nuk do kthehen me (...!!)

Kuptoj. Dhe une prandaj thashe qe per hater te zhvillimit urbanistik te nje zone te caktuar prishen ndertimet qe pengojne implementimin e projektit.


Uroj qe ta marrin seriozisht ate zone pasi shume qeveri kane tentuar te vejne dore kane prishur por i kane lene germadha dhe kane shkuar "pronare" te rinj qe kane rindertuar serish me shpresen hajd te fitojme sa te fitojme pa u ndru partia ne pushtet.
 
Back
Top