Shembet godina 6-katëshe, dhjetëra persona nën rrënoja (VIDEO)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
[h=1]Shembet godina 6-katëshe, dhjetëra persona nën rrënoja (VIDEO)[/h]
[video]https://www.pscp.tv/w/1BdGYORAgaAxX[/video]

https://www.pscp.tv/w/1BdGYORAgaAxX
5c5afec567b0a917ece93388.jpg

Dhjetëra persona dyshohet se kanë ngecur nën rrënojat e një blloku apartamentesh në Stamboll, pas shembjes së njërës prej godinave 6 –katëshe.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kartal të qytetit turk dhe sipas mediave vendase deri më tani është shënuar një viktimë.

Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë duke nisur kërkimin e trupave dhe evakuimin e zonës, ndërsa dëshmitarët okularë kanë thënë për televizionin NTV se nënë rrënoja gjenden dhjetëra persona.

Sipas zyrtarit lokal Zeki Dag, dhjetëra familje jetonin në bllokun me 24 apartamente, ku 15 deri në 20 prej tyre punonin në fabrikën e tekstilit që ishte e vendosur në bodrumin e kësaj ndërtese.

Videot e publikuara nga mediat turke shfaqin pjesëtarët e ekipeve emergjente që mundohen t’i shpëtojnë të mbijetuarit që kanë ngecur nën rrënoja të ndërtesës së shembur.
Rrugët e zonës janë pushtuar nga armatura, beton dhe pjesë të mëdha druri ndërsa kaosi mbizotëron mes të pranishmëve.
 
Top