Shefqet Krasniqi: Për Vatikanin e rrënuam shkollën - s’na pranojnë se jemi myslimanë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Ado
  • Start date Start date

Ado

FISEBILIL-LAH
E hëne 7 Janar 2013 12:39
Deklaratave të kardinalit të Vatikanit, Walter Kasper iu është përgjigjur imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, edhe pse ai thotë se nuk është aq i befasuar me kësi lloj deklaratash, e sidomos kur ato vijnë nga Vatikani.
Krasniqi ka thënë për ORAinfo se Vatikani edhe njëherë e ka vërtetuar se është kundër popullit të Kosovës, vetëm për shkak që 90 për qind e tyre janë të fesë myslimane.
“Nuk më kanë befasuar shumë ato deklarata. Edhe pse Kisha Katolike e Kosovës, duke u munduar t’i mbulojë marret e Vatikanit, ka deklaruar më herët se Vatikani nuk e njeh Kosovën për shkak të Kushtetutës së saj, që i lejon martesat e të njëjtës gjini. Por, këtu është ajo se ata nuk e njohin Kosovën përderisa të mos rregullohen raportet e plota në mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Kosova është pjesë e Serbisë. Këtë e ka vërtetuar edhe ky zotëria para Kishës Ortodokse në Rusi. Vatikani edhe njëherë ka treguar se nuk është pro shqiptarëve, por është kundër tyre, për faktin se shqiptarët janë mysliman”, ka thënë imami Krasniqi.
Krasniqi thotë po ashtu se Vatikani nuk do që t’i prish marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe.
“Me të drejtë, që ata zotërinj nuk duan t’i prishin marrëdhëniet e tyre as me Kishën Ortodokse Serbe. Përderisa ata thonë që Kosova është djep i Kishës Ortodokse Serbe, kjo të lenë me kuptua që Kisha Katolike, Vatikani, është zhgënjyer që Kosova ka dalë nga kompetencat e Serbisë (Kishës Ortodokse)”, thotë Krasniqi, duke shtuar se Serbia në krye me Millosheviqin, i dirigjuar dhe i komanduar nga Kisha Ortodokse, kanë kryer masakra ndaj popullit shqiptar.
“Ato masakra janë bekuar nga priftërinj. Kisha Ortodokse dhe krejt këto futen në këto deklarata të Vatikanit. Si mund të harrohen ato masakra, si mund të thërret për paqe dhe solidaritet. اfarë paqe mund të jetë nëse Kosova do të ishte nën Serbi”, shprehet Krasniqi.
Imami Shefqet Krasniqi tutje thotë se ish-presidenti Rugova ka qenë ai që ka prishur një shkollë në mes të Prishtinës, për të ndërtuar një katedrale. Sipas tij, ajo katedrale është ndërtuar vetëm për t’i hyrë në qejf Vatikanit dhe për ta mbrojtur ose edhe për ta njohur shtetin e Kosovës, por që u është kthyer ‘bumerang’.
“Por, Vatikani nuk na ndihmojë, as gjatë luftës, as mbas lufte, as nuk na njohu tash pas shpalljes së pavarësisë, por është vetëm kundër pavarësisë, e ndërsa na ia ndërtuam kishën dhe u munduan ta bindin popullin që duhet të jetë kisha për hatër të Vatikanit, e shikoni tash çka të bënë Vatikani”, shprehet Krasniqi.
“Shyqyr zotit që kjo Evropë është zhveshur nga Kisha Katolike, se ne nuk kishim me qenë as të çliruar e as nuk na kishin njohur pavarësinë tonë. Populli duhet ta kuptojë që edhe ne jemi për Evropë, por mos me u mundu me i bindë që feja katolike është duke na ndihmuar dhe do të na ndihmoj. Vatikani, i cili përfaqëson fenë katolike, në esencë është diçka tjetër”, ka përfunduar Krasniqi. /Mesazhi/
 
Titulli: Shefqet Krasniqi: Për Vatikanin e rrënuam shkollën - s’na pranojnë se jemi m

Ktu do behen 10-30-50-100 komente :D hahaha
 
Titulli: Shefqet Krasniqi: Për Vatikanin e rrënuam shkollën - s’na pranojnë se jemi m

Tani sikur Shefqeti, qe zakonisht i maron qef veti, te fokusohej ne kritikat drejtuar Vatikanit dhe kardinalit per gjuhen e perdorur, edhe pajtohem, madje konsideroje se do duhej te reagonte edhe Qeveria e Kosoves.

Por Shefqeti gabon edhe gabon shume rende kur futet e bene politike me besimet fetare ne Kosove, me kreret e Kishes Katolike ne Kosove, me shkollen dhe me katedralen siq shprehet ai.

Ne radhe te pare katedralen nuk e ndertuam per qejfin e askujt por u ndertua per nevojat qe kane Shqiptaret katolik per nje katedrale, por edhe per nevojat qe ka shteti i ri i Kosoves per nje katedrale. Dhe keto nevoja Shefqeti i di shume mire. Pra katedralja nuk u ndertua per qejfin e Vatikanit. Eshte e vertete qe ne vendin ku eshte ndertuar Katedralja ishte nje shkolle e mesme, e vjeter, diku 8 dhomeshe, dhe shume e deformuar. Poashtu eshte shume e vertete se per leshimin e ketij trualli Shqiptaret katolik ndertuan ne nje vend tjeter me parat e tyre nje shkolle shume moderne per nevojat e qytetareve.

Gjithashtu mos te harrojme se dikur prane kesaj katedrale, madje mu ne qender te qytetit ishte nje kishe katolike, qe e kishin rrezuar dikur pushteti i huaj me pretendimet e tyre.

Kjo eshte shkolla e sotme Xhevdet Doda:

41312_427955333620_668488620_5180659_2839183_n.jpg

Shefqeti kot i kapet edhe ish Presidentit te Kosoves. Nese ka nderruar besimin fetar ai eshte ceshtje personale e cila nuk eshte mire ta brengose Shefqetin dhe aske tjeter. Thjeshte njeriu ka bere ate qe ka ndjere si nevoje shpirtrore.

Pra Shefqeti u bie ne qaf kot Kishes Katolike dhe besimtareve katolike me kete raste sepse nuk eshte ne fuqin e tyre dhe as ne doren e tyre qe ta bindin Vatikanin apo Izraelin per te njohur Kosoven ashtu siq nuk eshte ne doren Shefqetit dhe BIK-ut per te bindur vendet e besimit islam qe nuk na kan njohur.

Madje Shefqeti bene edhe llogarit gabim, pasi qe po qe ju futem siq e logjikon Shefqeti atehere ne del se si ne numer te shteteve e ashtu edhe ne numer te popullates me shume te na kene njohur vende te krishtera se sa islame.

Kaq per momentin.
 
Titulli: Shefqet Krasniqi: Për Vatikanin e rrënuam shkollën - s’na pranojnë se jemi m

Ne radhe te pare katedralen nuk e ndertuam per qejfin e askujt por u ndertua per nevojat qe kane Shqiptaret katolik per nje katedrale, por edhe per nevojat qe ka shteti i ri i Kosoves per nje katedrale.

Kjo nuk eshte e vertete. Ka qene nje artikull dikun, ky vet kreret e kishes katolike te Kosoves paten deklaruar se Katedralja eshte ndertuar per qellime politike, dhe se me katedrale, nuk futesh ne Europe. Se sa kane nevoje te krishteret per nje katedrale, mund ta shohesh kishen ne Ulpiane qe nuk e vizitojne te dieleve as 10-15 persona.


Gjithashtu mos te harrojme se dikur prane kesaj katedrale, madje mu ne qender te qytetit ishte nje kishe katolike, qe e kishin rrezuar dikur pushteti i huaj me pretendimet e tyre.

Edhe mu ne qender te qytetit, tek ish hotel Bozhuri, sot Hotel Swis Diamond i Behxhet Pacollit, ishte xhamia, qe u rrenua nga komunistet, por ja qe sot s'ka fare xhami aty.

Madje Shefqeti bene edhe llogarit gabim, pasi qe po qe ju futem siq e logjikon Shefqeti atehere ne del se si ne numer te shteteve e ashtu edhe ne numer te popullates me shume te na kene njohur vende te krishtera se sa islame.

Le te mos lobojne fare andej qeveria jone, te mos i vizitoje vendet arabe etj etj, se kah jane tu na njoft ! Te lobosh tek arabet per ta njohur Kosoven si shtet, s'do t'thote se anon nga Lindja e jo nga Perendimi (ideja e shqiptareve ).
 
Titulli: Shefqet Krasniqi: Për Vatikanin e rrënuam shkollën - s’na pranojnë se jemi m

Kjo nuk eshte e vertete. Ka qene nje artikull dikun, ky vet kreret e kishes katolike te Kosoves paten deklaruar se Katedralja eshte ndertuar per qellime politike, dhe se me katedrale, nuk futesh ne Europe. Se sa kane nevoje te krishteret per nje katedrale, mund ta shohesh kishen ne Ulpiane qe nuk e vizitojne te dieleve as 10-15 persona.

Edhe mu ne qender te qytetit, tek ish hotel Bozhuri, sot Hotel Swis Diamond i Behxhet Pacollit, ishte xhamia, qe u rrenua nga komunistet, por ja qe sot s'ka fare xhami aty.

Le te mos lobojne fare andej qeveria jone, te mos i vizitoje vendet arabe etj etj, se kah jane tu na njoft ! Te lobosh tek arabet per ta njohur Kosoven si shtet, s'do t'thote se anon nga Lindja e jo nga Perendimi (ideja e shqiptareve ).

Meso se pari cfare eshte katedralja pastaj hajde bejme llafe.

Po te krahasohet me numrin e vizitoreve gjysmen e xhamiave dhe kishave ne Kosove duhet me i rrezu.

E di qe ka qene edhe xhamia, aty ku eshte Teatri sot, dhe per kete Qeveria ju ndau truallin edhe juve edhe kishes, madje juve ju ka nda me shume truall. Fillone e ndertone.

Nuk kemi nevoje me lobu tek vendet Islamike sepse atje lobon Amerika per neve. Ashtu keshtu gjysma e vendeve Islamike na kan njohur per intervenimit te lobimit Amerikan. Jo se na kan dashur por hatri i Amerikes.
 
Titulli: Shefqet Krasniqi: Për Vatikanin e rrënuam shkollën - s’na pranojnë se jemi m

Jo se na kan dashur por hatri i Amerikes

E knaqe krejt, po n'qef koke sot me knaq !
 
Titulli: Shefqet Krasniqi: Për Vatikanin e rrënuam shkollën - s’na pranojnë se jemi m

E knaqe krejt, po n'qef koke sot me knaq !

Prishtina eshte kryeqytet i Kosoves Lover. Jo qe kish nevoje Prishtina por kish nevoje shteti, qe besa edhe besimtaret Katolike (kane nevoje te kene katedralen e tyre) dhe e ndertuam.

Kete fjalin lart e shkrove sa per me nderru muhabetin. Ska problem. U mesuam me. Propozo ti e nderrojme.
 
Titulli: Shefqet Krasniqi: Për Vatikanin e rrënuam shkollën - s’na pranojnë se jemi m

Tani sikur Shefqeti, qe zakonisht i maron qef veti, te fokusohej ne kritikat drejtuar Vatikanit dhe kardinalit per gjuhen e perdorur, edhe pajtohem, madje konsideroje se do duhej te reagonte edhe Qeveria e Kosoves.

Por Shefqeti gabon edhe gabon shume rende kur futet e bene politike me besimet fetare ne Kosove, me kreret e Kishes Katolike ne Kosove, me shkollen dhe me katedralen siq shprehet ai.

Ne radhe te pare katedralen nuk e ndertuam per qejfin e askujt por u ndertua per nevojat qe kane Shqiptaret katolik per nje katedrale, por edhe per nevojat qe ka shteti i ri i Kosoves per nje katedrale. Dhe keto nevoja Shefqeti i di shume mire. Pra katedralja nuk u ndertua per qejfin e Vatikanit. Eshte e vertete qe ne vendin ku eshte ndertuar Katedralja ishte nje shkolle e mesme, e vjeter, diku 8 dhomeshe, dhe shume e deformuar. Poashtu eshte shume e vertete se per leshimin e ketij trualli Shqiptaret katolik ndertuan ne nje vend tjeter me parat e tyre nje shkolle shume moderne per nevojat e qytetareve.

Gjithashtu mos te harrojme se dikur prane kesaj katedrale, madje mu ne qender te qytetit ishte nje kishe katolike, qe e kishin rrezuar dikur pushteti i huaj me pretendimet e tyre.

Kjo eshte shkolla e sotme Xhevdet Doda:



Shefqeti kot i kapet edhe ish Presidentit te Kosoves. Nese ka nderruar besimin fetar ai eshte ceshtje personale e cila nuk eshte mire ta brengose Shefqetin dhe aske tjeter. Thjeshte njeriu ka bere ate qe ka ndjere si nevoje shpirtrore.

Pra Shefqeti u bie ne qaf kot Kishes Katolike dhe besimtareve katolike me kete raste sepse nuk eshte ne fuqin e tyre dhe as ne doren e tyre qe ta bindin Vatikanin apo Izraelin per te njohur Kosoven ashtu siq nuk eshte ne doren Shefqetit dhe BIK-ut per te bindur vendet e besimit islam qe nuk na kan njohur.

Madje Shefqeti bene edhe llogarit gabim, pasi qe po qe ju futem siq e logjikon Shefqeti atehere ne del se si ne numer te shteteve e ashtu edhe ne numer te popullates me shume te na kene njohur vende te krishtera se sa islame.

Kaq per momentin.


Kiterr pse bre djal spo thu publikisht jom bo ma katolik se papa ! jo pse pom intereson fort po spo tregohesh realist dhe me tregu te verteten !! dhe po mundohesh me me mshef tverteten dhe me i mbrojt popat dhe vatikanin ! ja ke nis me ja kalu Laurit !

Arsyja kryesore e ndertimit te katedrales osht kok e kemb politike ! ket send e din te gjith edhe kinse per "falenderim" te natos qe me shumic jan shtete qe populli i tyre ka si fe katolicizmin ! arsyja tjeter osht me na perkrah vatikani me na njoft pastaj me ndiku ne vendet tjera dhe nje nder arsyjet kryesore osht me na bo katolik.
se a ka nevoj kosova per katedrale ajo shihet edhe per krishtlindje qe nuk mbushet as me ardh te gjith katolikt e kosoves qe jan 2 %

tash sa i perket shkolles ! vatikani pat premtuar qe rrezimin e shkolles dhe ndertimin e katedrales pra katedralia te ndertohet me financim te vatikanit ! diqka qe nuk ka ndodh :D sepse qe sa vite u bonen hor me vatikan e me kish katolike ju ka met katedralia pa perfundu e po doket si ni ndertes pa leje qe shteti slejon ndertimin e saj dhe pritet rrenimi i saj ! dhe pse se ka finansu vatikani komplet kete katedrale mendoj qe arsyja osht se ju ka deshtu plani KATOLICIZMI I SHQIPTAREVE ! sepse ju ka kthy bumerang ftyres kan fillu shqiptaret praktikimin e fes Islame hala ma shum :D e normal pse me hargju lek ata dikun ku sju konvenon sidoqoft ky osht mendimi jem qe ndoshta edhe s'osht qashtu.
Tjetra nje nder premtimet e vatikanit u kon qe shkollen "Xhevdet Doda" qe ka qit shum njerez te dijshem ajo shkoll dhe u kon shkolla ma e mir ne kosov ne aspektin e dijes kan premtu qe kan me ndertu shkoll te madhe me laboratore me qender sportive me shum e shum gjana tjera ! por ! per veq qe nuk e finansun dhe shkolla eshte ndertu me lekt e shtetit dhe as ni cent nga vatikani ajo u ndertu ne periferi te prishtines pra nga qendra e qun ne periferi pra nxenesit duhet te udhtojn per me shku tek shkolla kurse e kishin ne qender te qytetit shum afer !
tjetra qe po tregohesh falls ke qit ni foto falls ni foto e punume ! sepse shkolla nuk duket e till sepse shkolla osht shum ma e pa hieshme dhe me e dobt dhe jo sic e ke qit ti ne foto ! une motren e kom ne ate shkoll po ajo shkoll ska NXEMJE qendrore funksionale ska laburatore ska qender sportive ( biles as sall te edukates fizike nuk ka ) ! pra kto te gjitha te premtuara nga vatikani su mbajten !
Shkolla e Xhevdet Doda i ka 4500 nxenes ! kurse i ka vetem 5 kabinete ? i mjaftushem !! asnje laborator ?

Dhe diqka sa i perket katedrales ajo nje pjes e saj u ndertu me taksa pagust Musliman si une etj te tjeret sepse qeveria e kosoves pat nda disa milion euro per ndertimin e saj ! "shtet laik " :D

dhe per fund te kisha kshillu si 14 vjeqar qe dukesh dhe qe je 34 vjeqar eshte ma mir me u bo ma realist me tregu tverteten okay mbroje vatikanin se spom intereson kon e mbron amo mbroje ME FAKTE TE VERTETA jo me foto te vizatume dhe qe nuk duket ashtu sic e ke qit ti sepse e para ska gjith at gjelbrim nuk ka gjith at siperfaqe nuk ka ato rrug si i ke qit ti por eshte e rrethekume si burg mu kon.

sa i perket a na kan njoft ma shum a katolik ! te gjitha shtetet qe na kan njoft asnjera nuk na ka njoft per arsyje fetare po politike.

kurse qendrat shtetet ku gjenden qendrat kryesore fetare per veq ajo Islame asnjera nga fet tjera nuk na ka njoft.

Realiteti qe shum kujt si pelqen :
Qendrat e Religjioneve dhe Kosova!

Vatikani i katolikëve nuk njeh pavarsinë e Kosovës
Tel Avivi i çifutëve nuk njeh pavarsinë e Kosovës
Pekingu i budistëve nuk njeh pavarsinë e Kosovës
New Delhi i hindusëve nuk njeh pavarsinë e Kosovës
Moskva e ortodoksëve nuk njeh pavarsinë e Kosovës

Mekka e Muslimanëve NJEH pavarsinë e Kosovës!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shefqet Krasniqi: Për Vatikanin e rrënuam shkollën - s’na pranojnë se jemi m

Muhabeti mbetet i njejte, por c'ti beje trurit tend qe e kap ndryshe ? Askush nuk ishte kunder Katedrales ne Prishtine, as BIK-u madje. Por te rrezohet nje shkolle midis qyteti, ku nga ajo shkolle kane dale njerez te ditur, ka qene shkolle e njohur, ketu ka pasur kundershtime.
 
Titulli: Shefqet Krasniqi: Për Vatikanin e rrënuam shkollën - s’na pranojnë se jemi m


tjetra qe po tregohesh falls ke qit ni foto falls ni foto e punume ! sepse shkolla nuk duket e till sepse shkolla osht shum ma e pa hieshme dhe me e dobt dhe jo sic e ke qit ti ne foto ! une motren e kom ne ate shkoll po ajo shkoll ska NXEMJE qendrore funksionale ska laburatore ska qender sportive ! pra kto te gjitha te premtuara nga vatikani su mbajten !
Shkolla e Xhevdet Doda i ka 4500 nxenes ! kurse i ka vetem 5 kabinete ? i mjaftushem !! asnje laborator ?

Dhe diqka sa i perket katedrales ajo nje pjes e saj u ndertu me taksa pagust Musliman si une etj te tjeret sepse qeveria e kosoves pat nda disa milion euro per ndertimin e saj ! "shtet laik " :D


Xhevdet Doda
 
  • Më pëlqen
Reactions: Sky
Titulli: Shefqet Krasniqi: Për Vatikanin e rrënuam shkollën - s’na pranojnë se jemi m


Kaq din ! kur nuk ke qka me than qet ni send kejt palidhje ato qka thot drejtori apo disa foto !

une isha duke fol se qka eshte premtu nga vatikani dhe qka eshte bo tani !
te thash qe vatikani ka premtu shkoll te madhe ka premtu shkoll me qender sportive , te thash qe ka premtu shkoll me laboratore te medha europiane , kabinete e shum gjana tjera !
kurse nuk ka as laboratore nuk ka AS VEND PER EDUKAT FIZIKE ! , nuk ka me shum se 5 kabinete !!
Nuk te thash mem qit qka thot drejtori i shkolles ! sepse edhe hashim thaci thot ka rritje ekonomike po sa eshte reale :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top