Shefqet Krasniqi lirohet nga të gjitha akuzat


shefqet-krasniqi-1469993916-9790194_1521791111-8052437.JPG


Më shumë se një vit nga koha kur është ngritur aktakuza dhe rreth 3 muaj pasi ishte paraqitur për herë të parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, u lirua nga kjo gjykatë
Krasniqi akuzohej për shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.

Në aktakuzë pretendohej se shtytjen në kryerjen e veprave terroriste Krasniqi e ka kryer nga viti 2013 deri në 2014, ndërsa veprën penale të shmangies nga tatimi e ka kryer nga viti 2011 deri më 2016.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Shefqet Krasniqi, në cilësinë e imamit të xhamisë së madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun. Përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste.

Sipas aktakuzës, Krasniqi i lartcekur si tatimpagues dhe pronar i biznesit N.T. “Portat”, ka fshehur dhe shmangur tatimin, me dashje ka dhënë të dhëna të pasakta, si dhe nuk i deklaruar të dhënat tjera relevante lidhur me obligimet tatimore, duke iu shmangur obligimeve tatimore në vlerë të përgjithshme prej 20,208.57 euro.

Të gjitha këto pretendime të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës janë mohuar nga Krasniqi që është deklaruar i pafajshëm.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar dy dëshmitarë, janë konsideruar si të lexuara deklaratat e dy dëshmitareve tjera, ndërsa ndër të tjera janë administruar si prova edhe tri përgjigje të Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe dy ligjërata të Krasniqit

B expres..
 
Ish deputeti i PDK-së dhe ish komandanti i UاK-së për Zonën Operative të Llapit Rrustem Mustafa e ka uruar imamin e akuzuar për terrorizëm Shefqet Krasniqi.
Rrustem Mustafa në profilin e tij në Facebook e ka shkruar një urim me të cilin uron imamin e akuzuar për lirimin nga akuzat.

“Hoxhë Shefqet Krasniqi, urime pafajsia! Nga profili në media dhe njohurit se ka qenë ushtar i zoti në UاK, lehtë kam besuar se Hoxhë Shefqet Krasniqi nuk mundet me qenë i fajshëm për vepra të përfolura”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Këtij statusi Mustafa ia ka bashkuar edhe një fotografi ku shihet Krasniqi i veshur në uniformë të UاK-së.



rr_1521834078-1617186.JPG
 
Une nuk e uroj fare sepse aı zaten ı pafajshem ka qene. Po ne pune a u kthy valle
 
Ky qe qan ne predikimet qe mban,e jeton llux ku mbajn miliona e miliona,ku ben moral si te ndihmosh te varfrit? :P

Jenicere a dergoi a jo ne Siri?
 
Person komplet pa pikelidhjeje me realitetin dhe vehabist....
cudi si e kane liruar sepse ky individ ka bere deklarata publike ndac per Sirine ku u ka thene te rinjve te ikin e te luftojne atje per luften e shenjte plus edhe antikombetar sepse sulmon cdo lloj vlere historike dhe kulturore te kombit tone me argumenta nga me banalet.
Kaq di kaq them.
 
aq sa e njoh si kojshi atje, nuk eshte Shefqet Krasniqi milioner hiq. Me then me shkurt: Askush nuk e ka rrugen te shtruar me lule.

edhe per thirrje se paska bo kishe.... le ta rregullojn Mitrovicen separi.... se per Siri shkuan edhe sikur te shkonin te gjith do ishte e kot çeshtja -dmth do vriteshin te gjith siq shkuan atje mbar populli perfundimisht.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top