Shefja e ONM-së: Roli ynë monitorues. ‘Vetting’-u jetik për në BE
Pas mbërritjes në Shqipëri, ku do të monitorojë misionin monitorues të procesit të ashtuquajtur të “Vetting”-ut, Genovefa Ruiz Calavera ka nisur ditën e parë të saj të punës duke takuar njëkohësisht dy aleatët që qeverisin vendin, kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Meta.
Pas një takimi të shkurtër me ta, shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ka dalë para gazetarëve në një konferencë për shtyp, duke renditur prioritetet e punës që do të drejtojë në Shqipëri sa i takon zbatimit të reformës në drejtësi.
“Roli ynë do të jetë monitorues dhe jo vendimmarrës, – shpreh Cavalera. – “Vetting”-u është jetik për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. ONM-ja, do të kryejë detyrat në mënyrë transparente. Shqipëria ka bërë progres sa i takon hapjes së negociatave. ONM po kryen monitorim të fuqishëm, por nuk merr vendime ekzekutive. Të gjitha vendimet përfundimtare në këtë proces do i takojnë autoriteteve shqiptare. Që nesër do të fillojë puna me ekspertë të kualifikuar që do të jenë vëzhgues ndërkombëtar afashkurtër që do të dërgohen për të monitoruar fazën e parë”.
Më pas Cavalera ka përshëndetur palët politike që i kanë dhënë jetë kësaj reforme. “Mirënjohje për të gjithë ata aktorë dhe faktorë që kontribuan për reformën në drejtësi. Shqiptarët duan gjyqësor të drejtë e të pavarur. Pasi faza e parë të jetë përfunduar fillon faza e dytë dhe KE me SHBA do të sjellë ekip afatgjatë vëzhguesit ndërkombëtar, specialistë dhe të nivelit të lartë që do të monitorojnë procesin e “Vetting”-ut”.
Rama-Meta, takim me drejtuesen e ONM-së
Dy aleatët e koalicionit qeverisës Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar për disa minuta në “Vilën 30” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ndryshe nga herët e tjera, ku takimi është zhvilluar zakonisht në Kryesinë e Kuvendit, kryeministri dhe kreu i Kuvendit kanë zgjedhur të takohen gjithsesi jo larg zyrave të punës së tyre. Takimi që vjen një ditë para seancës plenare ka zgjatur disa minuta, ndërsa nuk dihet tema e bisedës mes tyre.
Mësohet se në takim kanë qenë i pranishëm dhe Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera e cila drejton grupin e ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të mbërritur nga Brukseli.
Calavera dhe tre të dërguar të tjerë do të qëndrojnë në Shqipëri deri sa Parlamenti të zgjedhë se kush do të jenë 27 personat që do të bëjnë proçesin e vettingut.
Në grupin hetues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është edhe gjermani Reinhard Pribe, dikur Drejtor i Ballkanit Perëndimor. Puna e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nis pas 15 shkurtit.
Vëzhguesit ndërkombëtarë do të shqyrtojnë listat e Avokatit të Popullit dhe ti paraqesin Kuvendit deri me 1 mars emrat që ata përjashtojnë nga kjo listë.
g.shqip