LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Masoneria dhe masonet është një temë shumë intriguese, që përmban brenda vetës shumë të fshehta. Shumë ngjarje historike, me pasoja të këqija për njerëzimin, akuzohen se shkaktarët janë masonët. Qënia anëtar, në atë organizatë konsiderohet si një pakt me vetë djallin. Por nga ana tjetër, edhe pse je peng dhe “kamikaz” i kësaj organizate, qënia anëtar i Masonerisë të hap shumë dyer drejt majave të pushtetit e suksesit. Prandaj edhe shumë veta tundohen dhe duan të anëtarsohen në këtë organizatë.
Mënyra e organizimit të tyre, është e tillë që çdo shtet hap lozhën e atij vendi, ku si shef, apo udhëheqës i asaj lozhe caktohet dikush që ka arritur një gradë të caktuar në këtë organizatë. Gradë e cila njihet si Oficer ose Mjeshtër i madh.
Tashmë është zyrtare që edhe Shqipëria ka lozhen e vet, dhe titullin “Mjeshtër i madh” për lozhën të masonëve shqiptarë është Maksim Zotaj. Për Shqipërinë, ai ka kompetencat që ia lejon Masoneria botërore, të konvertojë dhe pranojë anëtarë të rinj që dëshirojnë të bëhen masonë.
Në një intervistë kryemasoni shqiptar Maksim Zotaj, tregon se çfarë është masoneria dhe gjendja e saj në Shqipëri. Ai pretendon se politikanë të majtë dhe të djathtë (të paktën këtu ka të drejtë kur i klasifikon, jo si të majtë e të djathtë, por si hajduter), kur kanë mësuar gradën e tij si Mjeshtër i madh në masonerinë botërorë, i janë afruar qoftë duke i ofruar rrushfet, ose presion për të anëtarësuar ata ose miqte e tyre si masone.
Pyetjes së gazetarit që përmend Berishën, Ramën, Metën apo Bashën, kryemasoni shqiptar pranon se të gjithë këta në një mënyrë ose tjetër kanë tentuar të kontaktojne me të. Për këtë ai ka bërë një kallëzim penal në prokurori me një dosje të madhe, ku tregon eksperiencat e presionet e secilit prej tyre.
Por gjithësesi ai u ndal në 3 raste që ka të bëjë me politikanët shqiptarë:
1 – Lulzim Bashai ka kerkuar favor kryemasonit për të bërë “princin” Leka II një mason.
Vlen për t’u theksuar se Princi Leka, ka qënë një beniamin i Bashës, me të cilin ka punuar në Ministrin e Jashtme, atë të Brendshme etj.
Dhe lind një pyetje nëse Basha (pa dyshim duke ia dashur të mirën Princit Leka për ta bërë mason), po vetë është një mason?! Sepse duke menduar se është gjë e mirë të bësh një mik mason, atëherë këtë të mirë fillimisht e kërkon për vete . Prandaj mund tëdalim në konkluzionin se ndoshta Lulzim Basha vetë është një mason, por jo në gradën të konvertojë të tjerë.
2 – Edi Rama i ka ofruar 3.5 milion euro për ta bërë mason.Edhe pse nuk e përmendi me emër si në rastin e Lulzim Bashës, kryemasoni Zotaj, përmendi se një politikan i njohur që ia ka hapur namin vetës në tërë Shqipërinë se është mason, i ofroi atë shumë për të marrë realisht anëtarsinë e masonit.
I vetmi politikan që ka pretenduar më të madhe dhe që ka dashur që të tjerët ta konsiderojne si mason është Edi Rama.
3- Fatos Nano ka ofruar 1 milion euro per t’u anetaresuar si mason
Maksim Zotaj ndalet vetëm tek këto 3 raste, për më shumë ai sugjeron t’i drejtohemi dosjes që ai ka depozituar në prokurori se aty ka detaje për çdo politikan.
Një gjë tjetër që të bën përshtypje është emërtimi si hajdutër, nga ana e kryemasonit të të gjithë politikanëve shqiptarë, qofshin të majtë apo të djathtë. Informacion që ai ndoshta e ka më të detajuar meqenëse ai si Mjeshtër i madh i masonërisë botërore ka akses në informacionin e detajuar që ata kanë për çdo politikan në sipërfaqen e tokës.
Pamfleti.net