"Shefat" e policisë ngelin në testim

Hostel

Anëtar i Nderuar
Në një provim të ICITAP për 144 oficerë, vetëm 16 vetë morën notë kaluese​

Kush mëson më shpejt, një fëmijë apo një i rritur? Po dëgjues më i mirë kush është, një fëmijë apo një i rritur? Ndoshta këto ju duken pjesë të ndonjë anekdote, por janë dy nga pyetjet e një testi formimi, enkas për shefat dhe drejtorët e policisë shqiptare, që pavarësisht këtyre enigmave të lehta, nuk ia kanë dalë mbanë të marrin "pesën" kaluese.


Testimi i shefave


Kohë më parë, ICITAP pati idenë të testonte formimin e atyre që aktualisht jo vetëm na sigurojnë jetën dhe kanë për detyrë të luftojnë krimet më të sofistikuara, por kanë në spaleta gradat e larta të komisarëve dhe kryekomisarëve. Ky provim është kryer në Akademinë e Rendit. Por, nga 144 shefa sektorësh në rrethe, në Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme u ulën për të përballuar sfidën e akademisë vetëm 64 prej tyre, nga të cilët morën notën kaluese vetëm 16 shefa dhe drejtorë të policisë. Testi bënte fjalë për mënyrat se si polici duhet të komunikojë, si duhet të prezantohet te qytetarët, deri tek argumentimi se si e kuptojnë ata ligjin. Përveç drejtorëve të disa qarqeve në vend, mes atyre që ngelën janë edhe emrat e drejtorëve të sektorëve më të rëndësishëm që hetojnë krimin e organizuar. Pa përmendur emra, "Top Channel" ka mundur të zbulojë dhe publikojë disa nga postet e atyre që morën "katrat". Burimet nga Ministria e Brendshme shpjegojnë se disa prej ngelësve janë drejtori i Antiterrorit, drejtori i personelit, ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm, shefi i rekrutimeve të policëve të rinj, drejtori i krimit ekonomiko-financiar, por edhe drejtorë të disa policive në veri e verilindje të vendit. Përveç katrave që u regjistruan, ndoshta ata që e morën mësimin nuk ishin ngelësit, por vetë specialistët e ICITAP-it, të cilët vendosën të mos bëjnë më asnjëherë provime të tilla, sepse siç thotë edhe anekdota: "Shefi mbetet shef"!


"Testi i budallait"


Por ky nuk është rasti i parë që misionet e huaja pranë policisë shqiptare provojnë teste të ndryshme për përgatitjen profesionale të uniformave blu. Në muajin korrik të këtij viti u përgatit testi për të konkurruar në shkollën e policisë. Por, çuditërisht ky test nuk u zgjidh nga pjesa dërmuese e konkurrentëve. Policia vuri në dispozicion disa prej pyetjeve që kanë qenë në testin e konkurrimit, ku dukej qartë thjeshtësia e përgjigjeve. Por, kjo nuk është kuptuar prej konkurrentëve. Pavarësisht se testi ka qenë i një niveli për fëmijë 12-13 vjeçarë, vetëm pesë prej më shumë se 900 konkurrentëve kanë mundur të kapërcejnë kufirin për t‘u kualifikuar në etapën tjetër të konkursit. I njohur si "testi i budallait", nuk është kaluar dot nga 936 konkurrentë. E kjo i detyroi drejtuesit e policisë të ndërmarrin një veprim sa pozitiv, aq edhe negativ. Duke anuluar testin e parë, policia njoftoi për një testim të dytë. Në atë kohë policia u justifikua me faktin se veç "testit të budallait" ka pasur edhe pyetje shumë të vështira që kanë ndikuar në vlerësimin përfundimtar të konkurrentëve. Ky duket si një fakt tejet negativ për policinë, duke vënë re se interesi për një profesion të tillë ka mbetur vetëm te personat me nivel të ulët njohurish. Për më tepër, nga burimet zyrtare të policisë është deklaruar se në konkurs kanë qenë edhe persona me arsimim të lartë, por nuk është publikuar ndonjë numër i saktë i tyre.


Të dhënat


Disa nga mbetësit në provim


Drejtori i Antiterrorit

Drejtori i personelit

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm

Shefi i rekrutimeve të policëve të rinj

Drejtori i Antikrimit ekonomiko-financiar

Drejtorë të disa drejtorive të policive në veri

Drejtorë të disa drejtorive të policive në verilindje





Precedenti




Specialistët vunë re mungesa thelbësore në njohuritë e uniformave blu




Raporti, policët nuk

dinë të përdorin armët



Mungesat profesionale të policisë kanë rënë në sy edhe në publikimin e një tjetër testi të bërë mbi përdorimin e armëve. Në raportet e përgatitura pas testimeve me qitje, specialistët kanë ngritur një sërë shqetësimesh në administrimin, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e armatimit personal nga punonjësit e policisë. Burimet policore shpjegojnë se në ato pak raste qitjesh që janë bërë, janë vënë re shumë probleme, nga më banalet deri tek ato seriozet, por që janë shumë të domosdoshme për funksionin e punonjësit të policisë. Gjatë testimeve është vënë re se një pjesë e punonjësve, e sidomos punonjëset femra, nuk kishin marrë pistoletat e tyre me vete, për të bërë qitje, megjithëse në urdhëresat e brendshme për zhvillimin e qitjes ishte përcaktuar që qitja të bëhet me armën personale të secilit punonjës. Gjithashtu, një pjesë dërmuese e efektivit nuk ka marrë pjesë në këto qitje, më shumë nga shërbimet mbështetëse dhe seksioni i pasaportave. E kjo nuk mbaron me kaq, pasi ekspertët deklarojnë se një pjesë e madhe e punonjësve të policisë të rolit bazë, punonjëset femra në përgjithësi, por edhe policë të reparteve të tjera, nuk e njohin mirë përdorimin e armës, deri në gjëra elementare, si nxjerrja e armës nga këllëfi, mbushja e saj, heqja e krehrit, ndalimi i zjarrit, e shumë të tjera. Policia ka mbajtur raporte edhe për raste të rënda, ku gjatë seancave është vënë re se një pjesë e madhe e pistoletave janë të papastra dhe me ndryshk. Madje, gjatë qitjes ka pasur shpesh bllokim të tyre dhe është ndërhyrë në vend nga specialistët e armatimit për eliminimin e defekteve dhe realizimin e qitjes, qoftë edhe me armë tjetër.




Premtimi




Poligone dhe armatim i

ri për Policinë e Shtetit




Policia pret armatimin e ri për të rinisur me stërvitje të përhershme të uniformave blu mbi përdorimin e armëve. Burimet zyrtare të policisë kanë thënë se armët që janë në përdorim aktualisht nga policia do të dalin jashtë funksionit dhe armë të reja do t‘u shpërndahen atyre. Pas kësaj do të merren masa edhe për ndërtime poligonesh dhe do të përgatiten programe stërvitjeje dhe kontrolli. Specialistët shpjegojnë se e gjithë kjo situatë vjen nga mungesa e stërvitjes. Aktualisht policisë i mungojnë poligonet e qitjes, për më tepër ato të stërvitjes. Ndryshe nga gjithë vendet e botës, policia shqiptare nuk ka poligone stërvitjeje të mbyllura. Të vetmet prova që janë bërë kanë qenë në poligone të hapura dhe një herë në gjashtë muaj ose një vit. Madje ka shumë rrethe ku punonjësit e policisë nuk mbajnë mend se kur ka qenë hera e fundit që janë bërë qitje. Megjithatë, shumë shpejt pritet që të ketë ndryshime dhe policia të pajiset me armatim të ri, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, duke qëndruar më pranë standardeve të kërkuara nga vendet e Perëndimit.


Gazeta Shqip
 
Sapo e degjova dhe un kete lajm LOL LOL prandaj zdo eci shqiperia kurr perpara ;) dhe persa vjet te funksionoj ky sistem qe : Ajo parti qe vjen ne pushtet , do heqi rrenjesisht cdo punojes ne cdo lloj instituzioni , duke i zevendesuar me bari delesh e lopesh , mjafto te jen me bindje demokratike ..Mbajeni mend se dhe per shum vite ne vend numero do jemi ;)
Jo si e gjith bota e demokratizuar , ku cdo lloj qeveri qe vjen ne pushtet , nuk guxon te preke asnje person ne administrat qof i opozites apo i pa parti ....
;)
 
po te ishin aqe te pergatitur shefat nuk do te ishin ne kete gjendje te mejrume si jemi ne :(:(
 
Ndaj nuk e gjejm gjuhen ne si popull i thjesht me policet se keta qenkan trok nga mendja!
 
Nuk me ben fare pershtypje ky lajm....!
 
Sapo e degjova dhe un kete lajm LOL LOL prandaj zdo eci shqiperia kurr perpara ;) dhe persa vjet te funksionoj ky sistem qe : Ajo parti qe vjen ne pushtet , do heqi rrenjesisht cdo punojes ne cdo lloj instituzioni , duke i zevendesuar me bari delesh e lopesh , mjafto te jen me bindje demokratike ..Mbajeni mend se dhe per shum vite ne vend numero do jemi ;)
Jo si e gjith bota e demokratizuar , ku cdo lloj qeveri qe vjen ne pushtet , nuk guxon te preke asnje person ne administrat qof i opozites apo i pa parti ....
;)

po beje pak plotesime ketu
perse ju duhet ky mesime ketyre dhe per 6 -7 muaje te tjere deri ne zgjedhje e kane punen e sigurte mbase zgjedhjeve po humbi PD ai dihen qe do hiqen nga puna
 
Back
Top