Kresha
A pretty face can never trick me
Shtetet e Bashkuara mirëpresin raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën dhe përparimin e konsiderueshëm që është arritur në Kosovë që prej pavarësisë së saj.
Kështu ka deklaruar Sean McCormack, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.
"Shtetet e Bashkuara mbështesin vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm që të adaptojë rolin e ri të Kombeve të Bashkuara në këtë realitet të ri dhe pozitiv, duke e zvogëluar misionin e UNMIK-ut dhe duke transferuar përgjegjësitë mbi sundimin e ligjit tek misioni i Bashkimit Evropian, EULEX", ka thënë zoti McCormack.
Ai ka rikujtuar se SHBA-të mbështesin fuqishëm EULEX-in, duke kontribuuar me 80 policë, gjykatës dhe prokurorë në këtë mision.
"Shtetet e Bashkuara nënvizojnë rëndësinë e respektimit të plotë të pavarësisë së Kosovës, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të saj. Në këtë kuadër, do të donim të veçonim zotimin e Sekretarit të Përgjithshëm se masat e parapara për periudhën tranzitore midis UNMIK-ut dhe EULEX-it, do të zbatohen në koordinim dhe konsultim të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë", ka thënë zoti McCormack.
"Ne mirëpresim mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Kosovës për një zbarkim të shpejtë dhe efektiv të EULEX-it në gjithë territorin, siç është thënë edhe në deklaratën e 18 nëntorit".
"U bëjmë thirrje të gjithë faktorëve relevantë që të veprojnë me përgjegjësi dhe pa zvarritje për t'i mundësuar EULEX-it që të marrë rolin e duhur në Kosovë, gjë që do të ndihmojë të sigurohet një e ardhme e sigurt në Kosovë, për të gjithë qytetarët dhe grupet etnike", thuhet në fund të deklaratës së lëshuar nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Sean McCormak.
evropaelire