SHBA: Të hiqet imuniteti për zyrtarët

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Shefja e misionit OPDAT, Melisa Shraibman, tërheq vëmendjen për heqjen e imunitetit, si një hap për të luftuar korrupsionin

SHBA: Imuniteti, strehë për kriminelët me poste qeveritare

TIRANث- Në një vend demokratik, ku asnjë person nuk është mbi ligjin, imuniteti është një barrierë që duhet hequr. E për Melisa Shraibman, shefe e Zyrës së Asistencës për Zhvillimin dhe Trajnimin e Prokurorisë, të njohur si OPDAT, ka ardhur koha që Shqipëria ta hedhë këtë hap. “Imuniteti nuk duhet të bëhet strehë për kriminelët dhe as një shtysë për fajtorët që të kërkojnë dhe të mbajnë poste të larta qeveritare.

Korrupsioni në nivelet e larta, kryer nga individë që aktualisht gëzojnë imunitet nga hetimi ose procedimi penal për shkelje penale që ata kryejnë, është një e keqe e madhe që pengon përparimin ekonomik dhe demokratik të Shqipërisë”,-thotë në një intervistë për “Shekullin” Shraibman, e cila njëherazi tërheq vëmendjen për një ndryshim të kujdesshëm të Kushtetutës.

Shefja e misionit të SHBA-së, OPDAT në Tiranë, komenton edhe përplasjet më të fundit mes ekzekutivit dhe Prokurorisë, sa i përket projektligjit, duke ngulmuar se: “zyra e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të ketë fuqi dhe pavarësi për të kryer hetime të drejta, të plota dhe jopolitike”.

Në një vend si Shqipëria, ku korrupsioni është një nga problemet më të rënda të shoqërisë dhe të akuzuarit shpesh janë zyrtarët më të lartë, lufta kundër tij mbetet apatike për sa kohë që këta zyrtarë janë të mbrojtur nga imuniteti. E shihni imunitetin si një mburojë të panevojshme që dëmton drejtësinë apo si një privilegj që të zgjedhurit me votë duhet ta gëzojnë?

Kur unë arrita në Shqipëri, u trondita kur zbulova shtrirjen e imunitetit nga ndjekja penale që u jepet anëtarëve të Parlamentit, gjyqtarëve apo zyrtarëve të tjerë të lartë. Për mua si prokurore amerikane, do të kishte qenë jashtëzakonisht e vështirë të hetoja dhe të ndiqja penalisht këdo që do të kishte këtë lloj imuniteti, veçanërisht për shkelje të tilla si korrupsioni ose krime të tjera që kërkojnë një hetim të fshehtë.

Megjithatë, pasi mësova historinë e abuzimit me drejtësinë penale në Shqipëri, gjatë komunizmit, kuptova pse Kushtetuta e vitit 1998 e parashikoi këtë imunitet. Sistemi i drejtësisë penale është një pjesë e fuqishme dhe e rëndësishme e e një sistemi demokratik të qeverisjes dhe nuk duhet të përdoret kurrë si një armë kundër kundërshtarëve politikë, ashtu si gjatë diktaturës në Shqipëri. Në fazat e hershme të zhvillimit demokratik në Shqipëri, ndoshta nevoja për të mbrojtur nga abuzimet e justifikonte dhënien e këtij imuniteti.

Sidoqoftë, Shqipëria ka përparuardhe duhet që tani ta balancojë këtë mbrojtje të zyrtarëve të lartë menevojën e menjëhershme për të vënë para përgjigjësisë zyrtarët e lartë të korruptuar apo të përfshirë në krime të tjera. Imuniteti nuk duhet të bëhet strehë për kriminelët dhe as një shtysë për fajtorët që të kërkojnë dhe të mbajnë poste të larta qeveritare.

Korrupsioni në nivelet e larta, kryer nga individë që aktualisht gëzojnë imunitet nga hetimi ose procedimi penal për shkelje penale që ata kryejnë, është një e keqe e madhe “insidiuous” që pengon përparimin ekonomik dhe demokratik të Shqipërisë.Imuniteti nga procedimi jep mësimin se në qoftë se je i pasur dhe nëse merr njëpost të lartë, mund t’i shpëtosh drejtësisë dhe të mbash përfitimet nga krimet e tua.Kjo është e papranueshme nënjë demokraci të lirë, ku asnjë person nuk është mbi ligjin.

Kryeministri Berisha ka deklaruar publikisht para zgjedhjeve të vitit 2005 se ai do të nxiste heqjen e imunitetit për deputetët. Megjithatë, tre vjet pas këtij premtimi, s’ka ende një draft për këtë çështje. Nga ana tjetër, ne kemi qënë dëshmitarë të vonesave në heqjen e imunitetit nga Parlamenti të ministrit Lulzim Basha apo Fatmir Mediu, të cilët po hetohen nga prokuroria. Cilët mendoni se janë hapat që duhet të ndiqen për çështjen e imunitetit?

Hapi i parë është hapja e çështjes dhe mundësia e publikut për diskutim të gjerë. Duket se ka së fundmi një lëvizje për hapa konkrete për heqjen e imunitetit dhe unë shpresoj se ky veprim do të ndërmerret së shpejti. Sidoqoftë, është e rëndësishme që të shqyrtohen me kujdes ndryshimet e mundshme të Kushtetutës apo ligjeve të tjera, para vënies në fuqi, për t’u siguruar që ndryshimet të jenë domethënëse.Ashtu si gjithmonë, OPDAT do të japë asistencë teknike, aty ku kërkohet dhe është e nevojshme.

Një grup pune është ngritur pak kohë më parë për të përgatitur draftin mbi imunitetin e deputetëve në parlamentin e Shqipërisë me pjesëmarrjen e dy partive kryesore. Disa parti të vogla të opozitës kanë kundërshtuar ose shprehur rezerva për heqjen e imunitetit e rrjedhimisht edhe për ndryshimet në Kushtetutë. A e keni ndjekur këtë proces dhe a mendoni se deri tani është krijuar një konsensus i gjerë politik, që nevojitet për të ndryshuar Kushtetutën?

Ndryshimet e Kushtetutës janë gjithmonë politikisht dhe teknikisht sensitive, me të drejtën. Me qëllim që rezultati të jetë sa më i mirë dhe për të arritur konsensus të gjerë, procesi duhet të jetë sa më i hapur dhe transparent që të jetë e mundur, me mundësi të arsyeshme pjesëmarrjeje dhe kontribut nga të gjitha palët.

Gjithashtu duhet të ketë kohë të mjaftueshme për studime të kujdesshme, diskutime dhe debat.OPDAT ka marrë pjesë në shumë grupe pune për shqyrtimin e ligjeve apo amendamenteve të reja dhe rezultati më i mirë gjithmonë vjen nga ato grupe që ndajnë draftet e propozuara, angazhohen në diskutime të hapura dhe marrin kohë që të studiojnë modelet e mira dhe që kanë lidhje me legjislacionin shqiptar. Policia dhe Prokuroria janë ato që hetojnë dhe procedojnë krimin, prandaj është e rëndësishme që të konsultohen gjerësisht edhe përfaqësuesit e tyre.

Si është pritur rekomadimi publik i para disa kohëve i Ambasadorit të SHBA për heqjen e imunitetit, si një hap në luftën kundër korrupsionit?

Pikë së pari, për të qënë të qartë, rekomandimet e Ambasadës së SHBA-së kanë qenë për heqjen e imunitetit të të gjithë zyrtarëve të lartë të qeverisë, jo vetëm të deputetëve. Sigurisht, prokurorët dhe oficerët e policisë janë zhgënjyer nga përpjekjet për të proceduar penalisht zyrtarë të lartë për korrupsion dhe krime të tjera për shkak të imunitetit që ekziston dhe shumë kanë thënë se e mirëpresin idenë e heqjes së imunitetit.

Disa gjyqtarë kanë shprehur shqetësim se do të bien pre e presionit politik ndërsa të tjerë kanë rënë dakord se heqja e imunitetit është hapi i duhur për fazën ku ndodhet Shqipëria.Hapi i Parlamentit për ngritjen e nje grupi pune për të adresuar çështjen tregon dëshirë për të ecur përpara, gjë që Ambasada e SHBA. e mirëpret.

Gjendemi në një situatë ku nga njëra anë duket të jetë e nevojshme heqja e imunitetit për zyrtarë të lartë dhe deputetë dhe nga ana tjetër, ka një kundërshtim në masë të përpjekjeve të ekzekutivit për të hequr “imunitetin” e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Si i shihni këto dy realitete, në kontekstin e mbrojtjes që përfaqësuesve të këtyre dy sistemeve u jepet nga Kushtetuta? A duhet që imuniteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve të hiqet paralelisht me atë të politikanëve apo zyrtarëve të lartë?

Ka qenë gjithmonë qëndrimi i SHBA që imuniteti duhet të hiqet për të gjithë zyrtarët, jo vetëm për këto kategori të veçanta.Kushtetuta e Shqipërisë aktualisht i jep imunitet nga procedimi penal të gjithë gjyqtarëve, anëtarëve të Parlamentit dhe ministrave.Gjithashtu i jep imunitet Avokatit të Popullit, apo Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Këta individë mund të procedohen penalisht vetëm me aprovimin e një institucioni mbikëqyrës: deputetët, Avokati i Popullit, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese me miratimin e Parlamentit, dhe gjyqtarë të tjerë me miratimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. ثshtë e qartë nga pikëpamja politike, teknike dhe ajo e drejtësisë që imuniteti për të gjithë këta zyrtarë të hiqet në të njëjtën kohë. Prokurorët nuk kanë imunitet kushtetues.

Aktualisht, Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Zyrës së Prokurorit parashikon që Prokurori i Përgjithshëm duhet të autorizojë personalisht procedimin penal të prokurorëve të caktuar. OPDAT ka mbështetur heqjen e këtij neni për të njëjtat arsye që kemi mbështetur heqjen e imunitetit kushtetues.

Zonja Shraibman, hartimi i Ligjit mbi Prokurorin e Përgjithshëm, ku OPDAT ka qënë pjesë e grupit të punës, ka shkaktuar shumë përplasje midis ekzekutivit të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësuesve të Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas mendimit tuaj, a u diskutua ky draft me të gjithë aktorët në atë kohë apo ishte një proces që u diktua nga Ministria e Drejtësisë?

Grupi i punës për të shqyrtuar ligjin për Prokurorinë fillimisht u formua në mars. OPDAT dhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, EURALIUS dhe palë të tjera morën pjesë në takimet fillestare të grupit që ishin mjaft produktive. Gjatë verës, Ministria e Drejtësisë sugjeroi amendamente të tjera shtesë dhe kërkoi opinionin e OPDAT.

Pasi këto amendamente ishin mjaft të diskutueshme, OPDAT sugjeroi që grupi i punës të mblidhet përsëri për të marrë mendime të tjera, veçanërisht ato të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Ministria e Drejtësisë e rimblodhi grupin në shtator dhe u mbajtën disa takime në shtator dhe tetor dhe shumë diskutime me vlerë u zhvilluan. OPDAT ishte e kënaqur me procesin e grupit të punës qëu mbajt.

Si Prokurorja e Përgjithshme dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kundërshtuar draftin për shkak të neneve që lidhen me heqjen e “imunitetit” të prokurorëve në rastet kur prokurorët përballen me arrest, të drejtën e raportimit të Ministrisë së Drejtësisë para Parlamentit për Prokurorin e Përgjithshëm, shtimi i përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë në Këshillin e Prokurorëve dhe reduktimin e rrogave të prokurorëve. Cilat ishin rezervat e OPDAT mbi këtë draft dhe për cilat arsye?

Ashtu siç është shprehur dhe Ambasadori i SHBA në disa deklarata të kohëve të fundit, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të ketë fuqi dhe pavarësi në mënyrë që të përmbushë rolin e saj të rëndësishëm në demokracinë shqiptare. OPDAT shqyrtoi të gjitha amendamentet e Ligjit për Prokurorinë duke mbajtur parasysh këtë parim dhe vëmendjen tek përmirësimi dhe funksionimi i kësaj zyre.

Përplasjet që ndodhën në javët e fundit mes sistemit të drejtësisë nga njëra anë dhe Ministrisë së Drejtesisë nga ana tjetër, nxorën në pah një rrezik të mundshëm që i kanoset drejtësisë në Shqipëri, rrezikun e nënshtrimit ndaj pushtetit politik. Cilat janë rekomandimet e misionit tuaj për zgjidhjen e situatës së krijuar?

Të gjithë aktorët në sistemin e drejtësisë penale – Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, prokurorët, gjyqtarët, oficerët e policisë – të gjithë kanë të njëjtin qëllim: të ndihmojnë Shqipërinë të arrijë një sistem drejtësie më të drejtë dhe më efikas, ku fajtorët vuajnë pasojat dhe të drejtat e njeriut mbrohen.

ثshtë e rëndësishme që asnjë të mos e harrojë këtë qëllim, edhe nëse ka mosmarrëveshje të forta mbi rrugën më të mirë për ta arritur këtë. ثshtë absolutisht thelbësore që aktorët e ndryshëm të komunikojnë me njëri- tjetrin pasi ndonjëherë konfliktet nuk janë aq të mëdha sa duken. ثshtë gjithashtu e domosdoshme që prokurorët të kenë pushtetin dhe pavarësinë për të kryer hetime të plota, të drejta dhe apolitike.

Gjithashtu gjykatat duhet të kenë pavarësinë dhe integritetin që të gjykojnë çështjet me drejtësi dhe transparencë, pa korrupsion dhe ndikim politik.Shqipëria nuk është vetëm në këtë rrugë; ka shumë vende që përballen me sfida të ngjashme pas vitesh të tëra regjimi komunist. Shqipëria ka avantazhet që mund të shqyrtojë shumë modele të shkëlqyera evropiane dhe standarde të qarta evropiane për të përmbushur, bashkë me miqësinë dhe mbështetjen e fortë të SHBA.

OPDAT është e nderuar që është pjesë e kësaj miqësie dhe mbështetjeje dhe vlerëson mundësinë për t’u përfshirë në procesin e zhvillimit në Shqipëri gjatë kësaj periudhe zhvillimesh emocionuese dhe thelbësore.


PثR SHQIPثRINث

Në fazat e hershme të zhvillimit demokratik në Shqipëri, ndoshta nevoja për të mbrojtur nga abuzimet e justifikonte dhënien e këtij imuniteti. Sidoqoftë, Shqipëria ka përparuardhe duhet që tani ta balancojë këtë mbrojtje të zyrtarëve të lartë menevojën e menjëhershme për të vënë para përgjegjësisë zyrtarët e lartë të korruptuar apo të përfshirë në krime të tjera

PثR IMUNITETIN

Imuniteti nuk duhet të bëhet strehë për kriminelët dhe as një shtysë për fajtorët që të kërkojnë dhe të mbajnë poste të larta qeveritare.Korrupsioni në nivelet e larta, kryer nga individë që aktualisht gëzojnë imunitet nga hetimi ose procedimi penal për shkelje penale që ata kryejnë, është një e keqe e madhe që pengon përparimin ekonomik dhe demokratik të Shqipërisë

PثR KUSHTETUTثN

Ndryshimet e Kushtetutës janë gjithmonë politikisht dhe teknikisht sensitive, me të drejtën. Me qëllim që rezultati të jetë sa më i mirë dhe për të arritur konsensus të gjerë, procesi duhet të jetë sa më i hapur dhe transparent që të jetë e mundur, me mundësi të arsyeshme pjesëmarrjeje dhe kontribut nga të gjitha palët

PثR PROKURORINث

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të ketë fuqi dhe pavarësi në mënyrë që të përmbushë rolin e saj të rëndësishëm në demokracinë shqiptare. OPDAT shqyrtoi të gjitha amendamentet e Ligjit për Prokurorinë duke mbajtur parasysh këtë parim dhe vëmendjen tek përmirësimi dhe funksionimi i kësaj zyre.

Gazeta Shekulli
 
Back
Top