SHBA-të do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Ado
  • Start date Start date

Ado

FISEBILIL-LAH
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tina Kaidanow, ka shprehur bindjen e saj se përkrahja e Washingtonit për Kosovën do vazhdojë, pa marrë parasysh se kush do të zgjidhet president i ri i SHBA-ve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë mbështetjen e tyre të fuqishme për Kosovën, pa marrë parasysh se kush do të zgjidhet fitues i garës presidenciale në shtetin amerikan, ka thënë ajo, gjatë një tubimi të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Diplomatja amerikane u zotua për një angazhim më të madh të SHBA-së në shumë fusha në Kosovë, si shtetin më të ri me demokracinë më të re. "Nuk mund të vihet në pyetje ndihma shumë e fuqishme, të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t'ia ofrojnë Kosovës, duke e ndihmuar Kosovën dhe të gjithë popullin e saj në zhvillimin e institucioneve demokratike, ekonomike dhe atyre sociale", tha Kaidanow.

Në këtë organizim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve vendore, të cilët shprehen falënderimet për bashkëpunimin e deritanishëm Prishtinë-Washington, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës. /rel/
 
Seriozisht: Madeline Albright ka qene nje nga njerezit me te rendesishem per marredheniet nderkombetare te Amerikes kur ndodhi lufta ne Kosove. Ajo ka mbeshtetur Barack Obamen qe nga dita e pare qe ka hedhur kandidaturen. Amerika do vazhdoje te mbeshtese Kosoven. Po keshtu eshte kur degjon nje spekulim ne media dhe mendon qe eshte i vertete.
 
barak obama eshte perfaqesusi i partis demokratike ne usa dhe ai do ndjeki politiken e kesaj partie qe per kosoven qe do te thote se ka qene klinton ne kohen qe bombarduan serbine dhe klitnton ishte i demokrates prandaj nuk ma ha mendja se do ndryshoje politika me kosoven apo ne shqipetaret
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top