SHBA-të do ta bllokojnë propozimin rus në OKB

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Këshilli i Sigurimit Kombeve të Bashkuara mblidhet sot për të shqyrtuar raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban Ki Moon për gjendjen në Kosovë.

Mbledhja kushtuar Kosovës është dashur të mbahej dje, në orën 16 sipas kohës së Evropës së mesme, por u shty për shkak të çrregullimeve që shkaktoi uragani Irene në New York.

Ban Ki-Moon në raportin e rregullt për Kosovën fton të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve.
Kosova në Këshillin e Sigurimit do të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiq. Po ashtu në seancë për herë të parë si përfaqësues i UNMIK-ut pritet të marrë pjesë shefi i ri i këtij misioni, diplomati afgan Farid Zarif.

Sipas të gjitha gjasave, në këtë takim nuk do të ketë marrëveshje për deklaratën e propozuar nga Rusia. Ditorja “Blic” shkruan se SHBA-të kundërshtojnë atë deklaratë, ndaj priten debate të ashpra.

“Në deklaratën presidenciale të cilën e ka shtruar Rusia janë pikat të cilat SHBA-të nuk do t’i pranojnë”, thotë burimi i “Blic” duke shtuar se SHBA-të kundërshtojnë edhe pikat në të cilat kërkohet dënimi i pushtetit në Prishtinë që të dërgojë njësitet speciale në veriun e Kosovës.

B;/Telegrafi/
 
Pe: SHBA-të do ta bllokojnë propozimin rus në OKB

Rusia e Serbia me “gishta në gojë”


Rusia nuk ka guxuar të prezantojë deklaratën e vet presidenciale që do të “dënonte aktin e njëanshëm të Prishtinës” në veri të vendit.

Churkin ka shprehur keqardhjen që për shkak të qëndrimeve të ndryshme të anëtarëve të OKB-së, është bllokuar propozim deklarata ruse që bën thirrje për të dyja palët që të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

"ثshtë dëshpëruese që është dashur të bllokohet deklarata presidenciale. Ata që e kanë bllokuar e kanë marrë përgjegjësinë për veprimet e njëanshme dhe përdorimin e dhunës”, ka thënë ministri serb në një konferencë pas seancës.

SHBA, që ka pasur rolin kryesor në bllokimin e Rusisë, ka thënë nëpërmjet përfaqësueses së vet, se Kosova si shtet i pavarur e ka të drejtën të shtrijë pushtetin e saj në krejt territorin, duke përfshirë veriun.

Përkrahje të fortë Kosovës i kanë dhënë edhe Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe shtete të tjera.
 
Back
Top