Drejtori i zyrës për Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, në një intervistë për "Zërin e Amerikës" thotë se mungesa e vullnetit dhe bashkëpunimit politik në Shqipëri, bëri që vendi të humbasë rastin për të plotësuar kriteret që kishte vënë Bashkimi Europian.
"Ndërsa ende nuk është shuar euforia e përvjetorit, thotë Moore ka po ashtu edhe një dozë të madhe zhgënjimi si në Shqipëri edhe jashtë Shqipërisë, përfshirë edhe në Uashington, se u humbën mundësitë për disa vendime të rëndësishme që duhet të ishin marrë nga parlamenti për të plotësuar kriteret e kandidaturës për në Bashkimin Europian.
Zyrtari i lartë amerikan shprehet se BE-ja pas disa ditësh do të dalë me vendimin e saj për Shqipërinë dhe ka mungesë përparimi për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe vullnetit të partive politike për të punuar së bashku për të plotësuar kriteret.
Duke komentuar situatën politke në Shqipëri ai deklaron se "ne do t’i bënim thirrje gjithë deputetëve dhe anëtarëve të të gjitha partive që t’i linin mënjanë diferencat, t’i linin mosmarrëveshjet e brendshme mënjanë dhe të punojnë së bashku për miratimin e tre ligjeve.
Sot Jonathan Moore do të jetë për një vizitë zyrtare në Tiranë. /al.com/