SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

zoti ado trego mundohu te tregosh pak me shume respekt per ato qe humben jeten aty.mundohu te krijosh nje fryme humanizmi te pakten ne keto tema.

e ku tregova mos respekt une per ata ?
 
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

e ku tregova mos respekt une per ata ?


Behet fjale per ate foton qe ta kan ber Forbidden ...
 
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Behet fjale per ate foton qe ta kan ber Forbidden ...

ajo foto ishte nje "mashtrim" nje person pa "kemb" qe ishte me telefon ne dore ne ato momente :D pra ishte nje foto horror dhe mashtrim ne te njejten kohe , ajo foto eshte bere ashtu per arsyje se po te ishte reale eshte mjaft e frigshme per at arsyje eshte bere :D
 
Boston, të dyshuarit shtetas rusë?

policiaarmeeee.jpg


Një operacion madhor policor është duke u zhvilluar në Boston, me qëllim arrestimin e një prej të dyshuarve si autor i vendosjes së bombave gjatë maratonës, ndersa bashkepunetori i tij humbi jeten ne oret e para te mengjesit ne nje shkembim zjarri me policine.

Ne shkembimin e zjarrit, te ndodhur ne nje lokalitet rreth 10 kilometra nga Bostoni, një efektiv i policisë gjithashtu humbi jetën.

Sipas “BBC”, agjentët e FBI-së dhe policisë së Bostonit janë aktualsht duke realizuar një prej operacioneve më të mëdha të kërkimit në historinë e vendit.

Burime te pakonfirmuara, thane per rrjetin e lajmeve se dy te dyshuarit ishin dy shtetas ruse nga اeçenia, te cilet jetonin ne SHBA qe prej nje viti. Megjithate, nuk ka ende nje komunikim zyrtar mbi identitetin e te dyshuarve.

vrases.jpg


Pasi u identifikuan nga kamerat e sigurisë në rrugën ku ndodhi shpërthimi, të dy shtetasit u gjurmuan dhe u vunë në ndjekje gjatë së enjtes.

vrases1.jpg


Për të shpëtuar, ata rrëmbyen një makinë nën kërcënimin e armëve. Drejtuesi i mjetit u la më pas i lirë, ndërsa njëri prej të dyshuarve mbeti i vrarë në përballjen me policinë.

I dyshuari i dytë, ai që imazhet e ditës së shpërthimit shfaqet me një kapele të bardhë në kokë, është në ndjekje pasi mundi të ndahej nga bashkëpunëtori, përpara se ai të binte në pritën e policisë.

vrases2.jpg


Aktualisht, aksioni policor është në zhvillim dhe të dhëna të mëtejshme nuk bëhen të njohura nga hetuesit.

FBI publikon fotot, videon e të dyshuarve

FBI ka bërë publike gjatë së enjtes fotot dhe videon e dy personave të dyshuar mbi ngjarjen e ndodhur në Maratonën e Bostonit, duke kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e tyre.

Dy meshkujt janë fotografuar duke ecur së bashku, pranë vijës së finish-it të maratonës, përpara shpërthimeve që vranë 3 persona dhe plagosën rreth 180 të tjerë.
Një prej dy personave të dyshuar është parë të lëshojë një cantë shpine në vendin e shpërthimit të bombës së dytë, “vetëm pak minuta” para shpërthimit, tha agjenti special Rick DesLauriers, kreu i zyrës së FBI-së në Boston.

“Dikush në këtë vend i njeh këta individë, ndoshta si shokë, fqinj, bashkëpunëtorë apo anëtarët e familjes së të dyshuarve”, tha DesLauriers. “Edhe pse mund të jetë e vështirë, kombi ynë kërkon mbështetjen e atyre që zotërojnë informacione, për të na i dhënë neve”.
Por, ai paralajmëroi se të dyshuarit duhet të konsiderohen si individë të armatosur dhe “ekstremisht të rrezikshëm”. “Askush nuk duhet t’u afrohet atyre. Askush nuk duhet të përpiqet t’i kapë ata, me përjashtim të zbatuesve të ligjit”, tha ai.
Njoftimi vjen në fund të një dite, gjatë së cilës presidenti Barack Obama solli një përzierje ndjenjash sigurie, inkurajimi dhe sfide në shërbimin përkujtimor ndërfetar në Katedralen e Kryqit të Shenjtë të qytetit.
Kushdo që i vendosi bombat, “zgjodhi qytetin e gabuar” për të sulmuar, tha ai.

“Secili nga ne qëndron në krahun tuaj”, tha Obama përpara turmës. “Boston mund të jetë vendlindja juaj, por edhe ne e pretendojmë dicka të tillë. Për miliona prej nesh, ajo që ndodhi të hënën është dicka personale”.

vrases9.jpg


Duke iu adresuar autorëve ende të panjohur, Obama shtoi: “Po, ne do t’iu gjejmë. Po, ju do të përballeni me drejtësinë. Ne do të bëjmë që ju të mbani përgjegjësi”.
Ai hodhi më pas vështrimin drejt garës së vitit të ardhshëm, duke parashikuar se “bota do të rikthehet në këtë qytet të madh amerikan, për të vrapuar edhe më fuqishëm dhe për t’u mbushur akoma me më shumë gëzim për Maratonën e 118-të të Bostonit. Bëhuni pjesë e saj”. /Tch
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Boston, të dyshuarit shtetas rusë?

Të dyshuarit si autorë të masakrës së Bostonit, vëllezër. Vritet 26 vjeçari, në kërkim 19 vjeçari
Me rreth te kuq, Djali 26 Vjecar i vrar nga forcat e policise,ku mbeti i vrar dhe nje polic

29z4co7.jpg

Autoret e dyshuar te masakres se Bostonit jane vellezer dhe mendohet se jane rus, nga Cecenia, e qe kane jetuar se paku 1 vit ne SHBA.
Pas nje shkembimi zjarri me forcat e policise ka mbetur i vrare nje nga të dyshuarit për masakrën e Bostonit, nderkohe qe tjetri eshte ne arrati e ne kerkim policor.
Sipas Daily Mail mesohet se terroristi, i etiketuar si i dyshuari 1 e me pas identifikuar si Tamerlan Tsarnaev, 26 vjec ka vdekur në spital, ndërkohë që një polic mbeti i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit në kampusin e të famshmit universitet MIT.
Ndërkohë policia ka paralajmëruar se i dyshuari i dytë është i armatosur dhe i rrezikshëm. Ai eshte identifikuar si shtetasi Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjec.
Vetem pak kohe para ketyre zhvillimeve policia dhe FBI bene publike fotot e te dyshuarve, duke zbardhur imazhe te tyre gjate maratones se Bostonit dhe tragjedise se ndodhur atje nga shperthimet. Ata ishin me canta shpine dhe e lane skenen e krimit pasi me pare kishin vrojtuar mire se cfare kishin shkaktuar.
Operacioni vazhdon....
/panorama
 

Attachments

  • 29z4co7.jpg
    29z4co7.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Pse OBAMA eshte treguar i matur ne kete akt te terrorit ne Boston ? Sepse OBAMA dhe Qeveria e tij nuk ka gishte ne kete akt te terrorit . Eshte shume i kuptueshme ky fakte . Ne aktin ''terrorist'' te 2001 , Qeveria e Amerikes , ka qene shume e sakte ne dekalrimet e tyre , dhe gjetjen e fajtorit te shkaterrimit te kullave binjake !
 
Titulli: Boston, të dyshuarit shtetas rusë?

Në kërkim të bombëvënësit, policia kthen Bostonin ‘përmbys’
Mijëra policë të veshur apo civilë kanë zbarkuar në lagjet e Bostonit për të gjetur të dyshuarin e dytë, si bombëvënës në maratonën e vrapit, ku humbën jetën 3 persona. Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjeç po kërkohet nga FBI Skuadrat e SWAT, shtëpi më shtëpi, ndërsa lagje të tëra në Boston, të cilat frekuentoheshin nga i riu, po kthehen përmbys. Shikoni fotot. /BalkanWeb

118251.jpg


118252.jpg


118253.jpg


118257.jpg


118258.jpg


118259.jpg


1182510.jpg


1182511.jpg


1182512.jpg


118254.jpg
 
Titulli: SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

Boston, i dyshuari "fshihet" brenda një varke

shba-operacioni.jpg


Disa minuta pasi autoritetet kishin njoftuar se kërkimi masiv për të dyshuarin e bombave në Maratonën e Bostonit po dilte bosh, gjatë së premtes, policia duket se ka “zënë në kurth” të dyshuarin, bëri të ditur një zyrtar i zbatuesve të ligjit për CNN, në kushtet e anonimatit.

Një ekip transmetimi i CNN në vendngjarje, në Watertown, njoftoi se kishte dëgjuar rreth 24 të shtëna. Mendohet se 19-vjeçari i dyshuar është fshehur në një varkë në kopshtin e shtëpisë së tij në Boston. Ai besohet "të jetë i plagosur, por gjallë", teksa policia ka hedhur gaz lotsjellës për ta detyruar atë të dalë.

Zhvillimi i fundit vjen pasi autoritetet shpallën një “shtetrrethim” në Boston, për të kapur të dyshuarin, që virtualisht mbylli të gjithë qytetarët e kryeqendrës së Massachusetts nëpër shtëpi, pas paralajmërimeve se personi i kërkuar mund të ishte i armatosur me eksplozivë.

Autoritetet thanë se Dzhokar Tsarnaev u arratis gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në periferinë e Watertown, ku mbeti i vdekur vëllai i tij i madh, Tamerlan Tsarnaev, i kërkuari tjetër pas bombave të shpërthyera.
Foto%20boston.jpg


Më shumë se 18 orë pasi kërkimet u fokusuan te vëllai i vogël, oficerë policie me armatime të rënda, me jelekë antiplumb, u vërsulën derë më derë për të kërkuar në të gjithë zonën, bëri të ditur kolonel Timothy Alben i Policisë së Shtetit të Massachusetts.

“Për fat të keq, nuk kemi ende një rezultat pozitiv në këtë pikë”, tha Alben gjatë atij momenti. “Mendojmë se ai është ende këtu mes nesh”.

Ndërkaq, guvernatori Deval Patrick, hoqi “shtetrrethimin” që detyroi gati 1 milionë banorë të qëndronin të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, e megjithatë i paralajmëroi banorët të qëndronin “vigjilentë”./Tch
 
Titulli: SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

Boston, fundi i një “maratone”, arrestohet!

66596.jpg


Policia e Bostonit ka njoftuar se i dyshuari i bombave në Maratonën e Bostonit është dërguar në paraburgim, duke i dhënë kështu fund gjuetisë masive, që futi në “shtetrrethim” kryeqendrën e Massachusetts, pas paralajmërimeve se personi i kërkuar mund të ishte i armatosur me eksplozivë.

Zyrtarë të zbatimit të ligjit thanë për CNN se autoritetet kanë konfirmuar identitetin e personit të arrestuar, është pikërisht 19-vjecari Dzhokar Tsarnaev, i cili ia mbathi shkëmbimit të zjarrit pak orë më parë në periferinë e ثatertoën-it, ku mbeti i vdekur vëllai i tij i madh, Tamerlan Tsarnaev, i kërkuari tjetër si përgjegjës i bombave që shpërthyen disa ditë më parë.

I riu Tsarnaev, sipas zyrtarëve, ishte në nevojë urgjente për kujdesin mjekësor, por nuk bëhet e ditur se për cfare ndihme konkretisht. Pasi njoftoi në Twitter se i dyshuari ishte drejtuar për në paraburgim, policia e Bostonit shkroi në rrjetin social “U kap! Gjuetia përfundoi. Kërkimi rezultoi me sukses. Terrorit i erdhi fundi. Drejtësia fitoi. I dyshuari do të merret në pyetje”.

Arrestimi erdhi në më pak se 1 javë, pasi dy bomba shpërthyen pranë vijës së finish-it të Maratonës së Bostonit, duke shokuar kombin dhe duke lënë një qytet të tërë në ankth. Tsarnaev u rrethua gjatë orëve të vona të së premtes në një varkë në ثatertoën, në periferi të Bostonit. /Tch
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

Ooo ky buzqumeshtori e paska be kte? Sta mbushka syrin per terrorist ky.
 
Titulli: SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

e pra tani e lexova edhe une ne gazete , na qenkan emigrante Cecene, 2 vellezer njerin e paskan vrare 26 vjecarin, kane ikur nga mendja robt,
 
Titulli: SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

Boston, Dzhokhar i vetëdijshëm, i përgjigjet policisë
66709.jpg

Studenti Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjeç, i vetmi i gjallë nga 2 të dyshuarit si atentatorë në shpërthimin e bombës në maratonën e Bostonit, ka rimarrë disi veten, është koshient dhe po shkruan çdo përgjigje të pyetjeve që po i bën policia. Më i riu i vëllezërve nuk mund të flasë, pasi sipas policisë ka qëlluar veten me pistoletë në gojë, me qëllim vetëvrasjen.

Burime bënë të ditur për NBC se studenti çeçen është ende në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende fjalët që i riu iu ka thënë federalëve, por zbulohet se babai i dy vëllezërve çeçenë kishte lidhje me një islamik radikal në Australi.

Ai ishte një ndjekës në Sidnej i Feiz Mohammed, madje ishte fans i një video në youtube ku thuhet se armiqtë e Islamit duhen vrarë dhe se urrente librat e Harry Potter. Por ky islamik është marrë në pyetje dhe deri tani dëshmohet se nuk ka lidhje me atentatorët e Bostonit, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Ndërkohë në shenjëstër është vënë Katherine Russell, e veja e djalit më të madh çeçen, Tamerlan Tsarnaev, që mbeti i vrarë gjatë një rrethimi nga policia. Katherine ka qenë një vajzë normale amerikane, por që vitet e fundit është konvertuar në myslimane. اifti kishte dhe një fëmijë 3 vjeç. Tani Katherine po i përgjigjet policisë, se cilat ishin synimet e burrit të saj me ardhjen e tij në SHBA.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare pohojnë se ka shumë pikëpyetje lidhur me vëllezërit çeçenë, për idetë e tyre mbi atdheun nga vijnë, pasi të dy të rinjtë që fëmijë të vegjël kanë jetuar në SHBA.
HETIME PER TERRORIZEM
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

/Tch
 
Titulli: SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

Si hoqi dorë nga ëndrrat e saj bija e një doktori për t’u martuar me të akuzuarin për bombat në Boston (FOTO)


Në SHBA, vëmendja është zhvendosur tek deklarimet që do bëjë i arrestuari për bombat në Boston, 19- vjeçari Dzhokhar Tsarnaev.

Ka raportime se ai ka nisur që të intervistohet nga agjentët federale, por përgjigjet i kthen me shkrim, për shkak se ka një plagë në fyt, që dyshohet se nuk do i japë atij mundësinë që të flasë ndonjëherë.

Po ashtu ka raportime se ai mund të ketë tentuar vetëvrasjen, për të mos rënë në duart e policisë.

E ndërkohë, historia e vejushës së vëllait të madh të Dzhokhar po tërheq shumë mediat.

Katherine Russell, vejusha e Tamerlan Tsarnaev, ishte një vajzë tipike amerikane.

Por burri i saj ekstremist i bëri asaj lavazh truri, thotë një mikeshë e saj.

Ajo u transformua totalisht pas lidhjes së saj me djalin nga اeçenia, raporton Daily Mail.

Kur ishte në shkollë të mesme, motoja e saj ishte: “Bëj diçka ose mos u anko”. ثndërronte që të shkonte në kolegj dhe që të bashkohej me Trupat e Paqes.

Ajo u kërkonte miqve të saj që të gëzoheshin dhe të shijonin gjërat e vogla në jetë.

Por gjërat ndryshuan kur ajo njohu 26- vjeçarin, që vinte nga اeçenia.

Kur ishte 21 vjeç, ata ishin martuar dhe ajo kishte lindur vajzën e tyre, Zahara, tani tre vjeç.

U konvertua në myslimane dhe u mbulua.

U transformua aq shumë, sa edhe miqtë e saj nuk e kuptonin.

Dje ajo është fotografuar duke ardhur në shtëpinë e prindërve të saj. Atë e shoqëronte një agjent federal, që e ka marrë në pyetje atë dhe familjen e saj.

Ajo është një dëshmitare kyçe, pasi mund të ketë shumë informacion në lidhje me atë që kishte planifikuar i shoqi dhe vëllai i saj.

Në vitin 2011, ajo me të shoqin udhëtoi për në Dagestan dhe tani agjentët federalë duan të zbulojnë nëse aty janë takuar me Dolgatov, një xhihadist nga Dagestani, që vdiq në vitin 2012 pas një përplasje me armë me forcat e sigurisë në Rusi.

“Askush nga ne nuk e kishte menduar se ajo do martohej kaq e re dhe që do të hiqte dorë nga kolegji për të lindur një fëmijë dhe për t’u konvertuar,” thotë një mikesha e saj.

Ajo është më e madhja e tre vajzave, e rritur në një familje tipike amerikane.

Prindërit e saj janë Warren Russell, mjek, dhe Judith, infermiere. Ajo u rrit mes vlerave familjare dhe e mirëedukuar.

Në një nga polifotot e shkollës, ajo shihet pas periudhës që sulmeve terroriste në SHBA në vitin 2001. Së bashku me shkollën ata deklarojnë se nuk do të përkulen përballë akteve terroriste.

Ajo ishte anëtare e Grupit të Kërcimit dhe Klubit të Artit.

Miqtë e saj thonë se nuk ishte aspak ndryshe.

“ثshtë shokuese. Prindërit e saj janë njerëz të mirë. Motrat janë vajza të shkëlqyera. Por ajo takon këtë djalin dhe gjithçka ndryshon,” thotë një ish- shok i klasës.

Ajo e takoi djaloshin çeçen kur ishte studente. Ai ishte një boksier premtues.

Që prej atëherë marrëdhënia mes tyre u forcua. Madje as arrestimi i tij për shkak se e kishte dhunuar atë nuk ia ndryshoi mendjen. Kur u pyet nga policia atëherë, ajo tha se Tamerlan ishte një djalë i mirë.

Ajo që habit më shumë është se në librin e maturës, kur iu kërkua të linte një citat, ajo shkroi diçka që ndoshta shkon me pikëpamjet e të shoqit terrorist.

“Mos e merrni asgjë për të dhuruar. Mos besoni tek vetja dhe mos gaboni me besimin. Dija vjen nga çlirimi i vdekjes”./ep//TemaOnline

179.jpg


240.jpg


335.jpg


431.jpg


530.jpg
 
Titulli: SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

Ne ketu ne forum duhet te heqim nga fjalori "Terroristi ISLAMIK"!
Po ai psikopati qe vrau 20 femije ne shkolle ne Dhjetor ça ishte? E quajten PSIKOPAT dhe kaq!

Keto njerez vetem se jan Musliman duhet te quhen TERRORISTE ISLAMIK!
Keto qe bejn keto njerez qe 'vetquhen' "Muslimane te devotshem" nuk jua meson Feja te vrasin me bomba.
Zgjohuni dhe kuptoni kush qendron pas ketyre sulmeve,ku te paret qe 'kryqezohen' jan Islamiket..
Nese Islamiket jan Terrorista pse nuk bejn ligje qe mos ti pranojn fare? Le ti debojn te gjithe.
Khaled Hosseini esht Afghan.. Profesion Doktorri me çmime Nobel dhe keto çmime i merr si Shtetas Amerikan... ngrehet vlera e Amerikes me çmimet e tij. Apo ky esht i mire,tjeret jan Terrorista?!
 
Titulli: SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

SHBA, Tsarnaev rrezikon dënimin me vdekje
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se autori i sulmit në Boston që i mbijetoi gjuetisë së policisë amerikane, do të përballet me akuzën e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, një akuzë kjo që ndëshkohet me dënimin kapital; vdekjen.

Dzhokhar Tsarnaev u njoh me akuzën e ngritur kundër tij nga ambientet e një spitali në Boston ku ndodhet për kurim. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi këtë akuzë duke rrëzuar kërkesën e disa kongresmenëve republikanë që ai të trajtohej si “luftëtar armik”, një term i përdorur nga administrata e ish-presidentit Bush për të ngritur akuzat ndaj anëtarëve të Al Kaedas.

Sulmi në maratonën e Bostonit i ndërmarrë nga dy vëllezërit çeçenë vrau 3 persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë. Gjatë operacioni masiv të forcave të sigurisë amerikane që zgjati për orë të tëra, njëri prej autorëve vëllezër, Tamerlan Tsarnaev mbeti i vrarë, ndërsa 19-vjeçari Dzhokhar Tsarnaev u plagos rëndë.

Gjendje e tij shëndetësore është e qendrueshme, ndërsa Departamenti i Drjetësisë saktësoi se ai iu përgjigj me shkrim njohjes së akuzave për shkak të një plage që ka marrë në fyt që e pengon të flasë.
/Tch
 
Titulli: SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

Bombat në Boston, çeçeni: U vetë-radikalizuam, në emër të Islamit

“Nuk ka asnjë grup terrorist ndërkombëtar pas sulmeve në maratonën e Bostonit”, Kështu bëri të ditur nga spitali ku është shtruar prej plagëve në qafë, krah e këmbë, Dzhokhar Tsarnaev, terroristi çeçen i plagosur. Dzhokhar dha pergjigjet pas pyetjeve që i bëri FBI dhe CIA.

Më i vogli i vëllezërve tha se, sulmi në maratonë, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë, u orkestrua nga vëllai i tij më i madh, 26-vjeçari, Tamerlan.

Dzhokhar tha se vëllai i kishte bërë të ditur se Islami është në shenjëstër nga perëndimi dhe se duhet reaguar. Sipas Tamerlan, xhihadistët duhet të reagonin dhe të sulmonin dhe ata ndonjëherë, ndaj dhe sulmi i maratonës në Boston duhet të përcillte pikërisht këtë mesazh.

Cdo përgjigje i vogli i vëllezërve e dha me shkrim, pasi nuk mund të flasë për shkak të plagës me armë zjarri që ka marrë në qafë.

Sipas tij, motiv ishin luftrat amerikane ne Irak, Afganistan.

Ndërkohë autoritete amerikane kanë marrë informacion nga inteligjenca ruse që thanë se Tamerlan, që mbeti i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me policinë amerikane, për 6 muaj, gjatë vitit 2012 ka qenë në Daghestan dhe Ceceni. Gjatë qëndrimit atje, ai ka takuar dhe një ushtarak mbi të cilin policia ruse ka shumë dyshime të ngritura për përfshirjen e tij me xhihadistë./BalkanWeb.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

/Tch
 
Titulli: SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

Gjynah qe ende merreni me keto gjerat, njerzit shohin disaher ate qe duan e jo ate qe eshte... Une shume here e kam thene dhe prap do e them, mos i fusni njerzit te gjithe ne nje thes, se nese ben nje njeri krim nuk don te thote se jane gjithe kriminel, e as me pak Islami qe eshte fe, dhe ska lidhje me krimet... Une quditem nga njerzit qe e din te verteten dhe prap duan te hapin debate te kota, duke folur per Islamin si me qene armik, kur njeriu eshte ai qe kryen krimet...Ajo qe ndodhi ne Boston mund te jete e vertet por mund te jete edhe pergatitur nga vet amerikanet, qe te ngjallin tensione dhe te parqesin keq Islamin dhe njerezit si terrorris islamik.......Eh nese mendoni dhe logjikoni, ather do shihni sa krime ka bere amerika, por sperdoret terrorist asnjeher, sa krime behen ne siri, sjan judat terrorrist, jo jo...po ne burma, cfare, ka arsye per ato pse vrasin, ato perher kane arsye dhe sjane terrorrist... Une vec revoltohem nga keto te rijnt e forumit, kur lexoj te flasin nga injoranca dhe mosdija...dhe akuzojn dicka qe seshte e vertet.... O njerez Islami eshste fe, e paster eshte fe e Allahut, Nese ka kryer nje musliman krimin ather akuzojeni ate e jo fene, se feja Islame eshte e persosur...dhe kurren e kurres smund ta njollos njeriu dicka qe e ka pastruar vet Krijuesi
 
Titulli: SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

Ne ketu ne forum duhet te heqim nga fjalori "Terroristi ISLAMIK"!
Po ai psikopati qe vrau 20 femije ne shkolle ne Dhjetor ça ishte? E quajten PSIKOPAT dhe kaq!

Keto njerez vetem se jan Musliman duhet te quhen TERRORISTE ISLAMIK!
Keto qe bejn keto njerez qe 'vetquhen' "Muslimane te devotshem" nuk jua meson Feja te vrasin me bomba.
Zgjohuni dhe kuptoni kush qendron pas ketyre sulmeve,ku te paret qe 'kryqezohen' jan Islamiket..
Nese Islamiket jan Terrorista pse nuk bejn ligje qe mos ti pranojn fare? Le ti debojn te gjithe.
Khaled Hosseini esht Afghan.. Profesion Doktorri me çmime Nobel dhe keto çmime i merr si Shtetas Amerikan... ngrehet vlera e Amerikes me çmimet e tij. Apo ky esht i mire,tjeret jan Terrorista?!

Ku e krijove k'te kendveshtrim ti, se une nuk shoh asnje te kete komentuar ne lidhje me Terroristet Myslimane....

Terrorisem, do te thote kur dikush ose 1 grup i caktuar, kerkon /insiston dicka me force dhe hap /shkakton terror kaos ose vdekje publike , shkaqet zakonisht jane te lidhura per arsye/bindje politike, fetare apo ideologjike , por nuk percakton Myslimanet, Krishteret, ortodoksit etj etj sic duket je keqkuptuar ti edhe ca te tjere....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

Tsarnaev i paarmatosur?

Lajmi i përpjekjes së fundit të 19-vjecarit Dzhokhar Tsarnaev për të bërë rezistencën, shkëmbim zjarrit me policinë dhe plagës në fyt që u tha se ishte pasojë e një përpjekje për vetëvrasje, mbushi faqet e gazetave vendase dhe edicionet informative në televizione.

Por tani dy zyrtarë amerikanë pretendojnë se i dyshuari i sulmeve të Bostonit nuk ishte i armatosur në varkën ku po përpiqej të fshihej nga ndjekja. Deklaratat e tyre për Associated Press bien ndesh me pohimet e komisionerit të policisë së Bostonit se shkëmbimi i zjarrit me 19-vjecarin kishte zgjatur mbi një orë.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

“New York Times” shkruante në ditët pas kapjes së tij në varkë ishte gjetur një pushkë M4, dhe burime policore në disa raste e bënë të qartë se i riu kishte qëlluar veten. Por dy zyrtarët që kanë preferuar të ruajnë anonimatin, i thanë agjensise prestigjoze të lajmeve se i dyshuari i mbijetuar i shpërthimeve në maratonë ishte i paarmatosur kur u prangos në Uatertaun të premten.

Ata kundërshtojnë shumë raporte të mediave mbi momentet e fundit të lirisë së Tsarnaevit. U tha se në varkë përvec karabinës M4, e ngjashme me armët e përdorura nga trupat amerikane që luftojnë në Afganistan, ndodheshin edhe dy pistoleta.

Por zyrtarët këmbëngulin se nuk kishte asgjë të tillë. Sa për plagën në fytin e 19-vjecarit, ajo u supozua të ishte pasojë e një përpjekje për vetëvrasje nga vendi ku ndodhej dhe nga trajektorja e plumbit. Ndërkohe, në lidhje me 26 vjecarin Tamerlan Tsarnaev, kanë dalë në dritë të dhëna të reja. Sipas tyre, me kërkesë të CIA-s emri i tij ishte shtuar në database-n e terrorizmit 18 muaj përpara shpërthimeve.

E ëma e dy vëllezërve Tsarnaev, Zubeidat tha në një konferencë shtypi në Dagestan, ku jeton aktualisht se është penduar shumë për emigrimin në Shtetet e Bashkuara mbi një dekadë më parë, ndërsa vazhdon të pretendojë se të bijtë janë futur në kurth dhe nuk ishin të përfshirë në sulmet e 15 prillit. /Tch
 
Titulli: SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

keta duhet te shpallen te qmendur nga mjeket keta nuk jan terrorista por te qmendur sikur ai terroristi i krishter ne norvegji qe mbyti mbi 70 persona e plagosi mbi 200 te tjere qe deshen ta shpallnin te qmendur !! edhe ky duhet te shpallet i qmendur dhe te mjekohet dhe pas mjekimit te lirohet :D
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top