Autoritetet shëndetësore të Teksasit në SHBA kanë raportuar për rastin e parë me virusin Zika.
Sipas tyre, personi që është infektuar me këtë virus, e ka marrë atë përmes marrëdhënies seksuale me një person tjetër që ishte i infektuar gjatë kohës sa kishte qëndruar në Venezuelë, raporton USA Today.
Edhe pse ishte e dijshme për mjekët se Zika transmetohet edhe nëpërmjet rrugëve seksuale, shumica e rasteve ishin infektuar përmes thumbimeve nga mushkonjat që bartin virusin e rrezikshëm Zik
“Tash që jemi të sigurt se Zika transmetohet edhe nëpërmjet seksit, do të intensifikohen edhe fushatat vetëdijesuese që publiku të mbrojë veten dhe të tjerët”, ka thënë drejtori i departamentit të Dallasit për shëndetësi, Zachary Thompson B: k Press