SHBA pezullon ndihmat ushtarake për Tajlandën

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
87075.jpg

SHBA ka pezulluar 3.5 milion dollarë ndihma ushtarake për Tajlandën dhe i kërkoi ushtrisë të rivendosë sundimin civil "urgjentisht". Masa e Uashingtonit erdhi pasi ish-kryeministrja, Yingluck Shinawatra kaloi natën e saj të parë në paraburgim.

Ajo u arrestua të premten së bashku me disa figura të tjera politike pasi udhëheqësit e grushtit të shtetit forcuan kontrollin e tyre në pushtet. BBC raporton se një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se Shinawatra nuk do të mbahet më shumë se një javë në paraburgim, por për momentin ndalimi i saj është i nevojshëm deri në qetësimin e situatës.

Uashingtoni i bëri thirrje gjithashtu të gjithë turistëve amerikanë të anulojnë udhëtimet drejt shtetit aziatik. Gjashtë nga oficerët më të lartë ushtarakë në Tajlandë janë emëruar për të drejtuar vendin, duke udhëhequr nga komandantët provincial.

"Nëse situata është qetësohet, ne jemi të gatshëm për t'u kthyer pushtetin popullit," ka thënë shefi i ushtrisë në Tajlandë Gen Prayuth.

Shinawatra u shpall fajtore për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Forcat e armatosura në Tajlandë kanë organizuar të paktën 12 grushte shteti që nga fundi i monarkisë absolute në vitin 1932.

(d.d/BalkanWeb)
 
Ushtria amerikane braktis 21 instalime të parëndësishme në Evropë

87068.jpg

Ushtria amerikane do të braktisë 21 instalime të parëndësishme, si poligone qitjeje dhe godina në Gjermani, Itali dhe Danimarkë në kuadër të kursimeve ekonomike, deklaroi sot Pentagoni.
Shpenzimet që do të kursehen arrijnë shifrën 60 milionë dollarë në vit.
“Asnjë nga këto rregullime nuk do të prekë numrin e ushtarëve të vendour apo kapacitetin ushtaral. Këto kursime do t’i mundësojnë komandës amerikanë në Evropë që të përdorë të ardhurat drejt misioneve me prioritet të lartë”, thekson në një komunikatë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
“Këto rregullim të infrastukturave të parëndësishme dhe jofunksionale u caktuan në kuadër të një auditi të gjerë të kryer në fillim të vitit 2013 për sa i përket gjithë infrastrukturës dhe bazave amerikane në Evropë”, sipas Pentagonit.
“Këto shkurtime ekonomike në disa qeveri evropiane nuk kanë aspak të bëjnë me numrin e trupave amerikane të vendosura në vendet e NATO-s”, theksoi Pentagoni i shqetësuar që të tregojë angazhimin amerikan në Evropë në mes të një preiudhe tensionesh me Rusinë.
Në Evropë aktualisht ndodhen rreth 67 mijë ushtarë amerikanë, kryesisht në Gjermani (40 mijë), në Itali (11 mijë), në Britaninë e Madhe (9 500), në Spanjë dhe në Turqi.
Në fund të Luftës së Ftohtë, Në vendet e NATO-s ndodheshin më shumë se 280 mijë ushtarë amerikanë.

(d.d/BalkanWeb)
 
Titulli: Ushtria amerikane braktis 21 instalime të parëndësishme në Evropë

Veç nga Kosova mos te ikin edhe nje kohe se do mbetem une pa pune hahhahhahahha
 
Back
Top