Arfenilla
Themelues i Forumit
Washington, 2 janar - Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur që të tërhiqet ushtarakisht nga Republika e Kosovës, por lajmi është pritur keq nga disa analistë dhe diplomatë shqiptaro-amerikanë të cilët alarmojnë për pasiguri të mundshme në Kosovë.
Zyrtarisht Washingtoni thotë se ka vendosur që për vitin që sapo ka hyrë të ekzekutojë shkurtime në buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes dhe kjo do të përfshijë mbylljen e disa bazave ushtarake amerikane në SHBA dhe jashtë vendit e mes tyre Kosova, raporton agjensia NOA.
Nisur nga ky fakt, kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, Këshilltarja për اështje të Ballkanit, Shirley Cloyes DioGuardi, dhe disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të LQSHA-së, janë takuar këto ditë me Kongresistin Buck McKeon (R-CA) në Manhattan.
Qëllimi i takimit ishte që Kongresisti McKeon, i cili është Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, të informohet shkurtër për përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës dhe nevojën për të zgjidhur konfliktin para se largimi i planifikuar i trupave amerikane nga Kampi Bondsteel të ndodh.
Prezantimi në vijim u bë nga Shirley Cloyes DioGuardi në emër të Lidhjes Qytetare, në mbështetje të mbajtjes së lidershipit amerikan në Kampin Bondsteel:
“Në fund të luftës së Kosovës, Beogradi krijoi dhe financoi strukturat paralele politike dhe ekonomike në veri të Kosovës të drejtuara nga serbët e Kosovës.
Me vetëm një kundërshtim në formë retorike boshe nga Perëndimi, Beogradi ka qenë në gjendje ta destabilizoje Kosovën, dhe me atë, edhe rajonin për më shumë se një dekadë. Beogradi ka qenë në gjendje të ketë dorën e sipërme në veri, sepse vetëm 85 vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës (SHBA ishte e para) që kur ajo shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008.
Serbia ka thënë vazhdimisht se ajo ka për qëllim ta bëj të përhershme dhe realitet de jure ndarjen e tanishme de facto të veriut të Kosovës, dhe kjo është më afër realizimit, në një masë të madhe për shkak të mosveprimit nga ana e administratës së Obamas. Administrata e Obamas ka zgjedhur që të marrë një rol dytësor prapa Evropës kur është fjala për Kosovën dhe Ballkanin. Përderisa në sipërfaqe kjo do të dukej të jetë një vendim logjik pasi që Amerika është zhytur në luftë në Afganistan, megjithatë është një gabim. Siç e di mirë Kongresi, sa herë që Amerika ka marrë një ro dytësor prapa Evropës në Ballkan, Shtetet e Bashkuara kanë paguar çmimin në fund të fundit me ‘gjak dhe thesar’...
Siç deklaroi me të drejtë një raport i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ‘konflikti në veri jo vetëm që i vë serbët e veriut kundër Kosovës dhe Kosovën kundër Serbisë, por edhe Serbinë kundër Bashkimit Evropian’.
Kjo është arsyeja përse Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e cila është një grup vullnetar avokues që përfaqëson shqetësimet e 750.000 shqiptaro-amerikanëve, beson se Shtetet e Bashkuara duhet të vonojnë largimin e saj nga Kampi Bondsteel deri sa konflikti në veri të jetë zgjidhur...
Ka shumë gjasa që Tadiq të provojë ta mbajë veriun dhe kjo do të vërë Kosovën dhe Evropën Juglindore në rrezik të një dhune të re. Duke përqendruar vëmendjen amerikane diplomatike dhe ushtarake në Kosovë dhe në Ballkan tani, ne mund të parandalojmë një konflikt të kushtueshëm dhe potencialisht vdekjeprurës në muajt përpara...”. lajmi i fundit