SHBA, Palmer: Opozita të hyjë në zgjedhje

Guest2

Antarë i Respektuar
[h=1][/h] palmer-1.jpg
Ditën e dytë të vizitës në Tiranë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Metthju Palmer e ka nisur me një bashkëbisedim me gazetarë.
Në këtë takim ai theksoi se të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Opozita duhet të përfshihet në dialog për reformën zgjedhore.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte edhe kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore. Palmer u shpreh se: “Qeveria dhe Parlamenti janë legjitime dhe Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi”.

Më tej ai ka shtuar se është detyrë e opozitës të bindë elektoratin që të vijë në pushtet nëpërmjet votës.

“Jo detyrë e qeverisë të bindë opozitën të hyjë në zgjedhje. Kjo është një e drejtë ekskluzive që duhet ta vendosë opozita”, deklaroi ai.

Ai u pyet edhe për lobimin kundër të nominuarës për ambasadore të SHBA në Shqipëri, Kathleen Ann Kavalec.

Palmer ka dhënë një përgjigje interesante, ai tha se lobimi në SHBA është legjitim dhe se për këtë çështje ka edhe një hetim.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Metthju Palmer, foli edhe për çështje që lidhen me Kosovën, duke theksuar se duhet patjetër një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.

Zv/ ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, në kuadër të ditës së dytë të vizitës së tij, do të takohet sot me Presidenti Ilir Meta dhe krerët e opozitës.

Fillimisht Palmer do të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në orën 13:45. Ndërsa pas një ore, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Në orën 17:30 Palmer do të takohet me Presidentin Ilir Meta. Pjesë e axhendës së tij është edhe një takim me disa gazetarë shqiptarë.

Ditën e djeshme, ai u takua me kryeministrin Rama, takim i cili zgjati rreth 100 minuta në Kryeministri.
Pas takimit, kryeministri Rama shkroi në twitter duke e cilësuar si një takim të frytshëm si dhe duke zbuluar temat për të cilat u diskutua.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer” shkroi Rama.

Mbetet për t’u parë si do të ndryshojë situata politike në vend pas vizitës së zyrtarit të lartë të DASH, i cili pas Shqipërisë do të vizitojë edhe vendet e tjera të Ballkanit.

Top Channel
 

Attachments

  • palmer-1.jpg
    palmer-1.jpg
    30.7 KB · Shikime: 0
  • palmer-1.jpg
    palmer-1.jpg
    30.7 KB · Shikime: 0
Ja te shohim reagimine Lulit tani, do hyje apo do beje revolucion. :P
 
Luli po,Luli ben revolucion:P

Po si mund te kerkoj Luli zgjedhje te ndershem kur vete ne Partine Domokratike i vjedh?:D
 
Prit se dite te veshtira kane per te ardh, 13 prilli do permbyse pergjithmone kete junte policore... hahahahhahaaha
Sa qesharak a bo Luli pasha zotin, e mora shume seriozisht ne fillim me protestat por qekur filloi e i kthehu ne shetitje bulevardi thashe;- "Ky rob nuk asnje shprese te behet". Me vjen keq per ate popull qe po i pihet gjaku dhe po duron vetem per arsyen se nuk ka kujt ti besoje.
 
Back
Top