SHBA nis sulmin me raketa ndaj Sirise (Foto+Video)

SHBA nis sulmin me raketa ndaj Sirisë (Foto+Video)

Pas paralajmërimit të presidentit Trump, se do të marrë një vendim mbi Sirinë, pritja ka marrë fund tashmë.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur ofensivën ndaj Sirisë, para pak minutash.

Në mbështetje të SHBA-ve janë rreshtuar edhe Britania e Madhe me Francën, të cilat po marrin pjesë në këtë ofensivë, ndërsa Theresa May e konfirmoi edhe zyrtarisht praninë e flotës britanike në sulmin ndaj Sirisë.

Vetë presidenti Trump lajmëroi se ka urdhëruar një sulm ajror me goditje preçize, për të mos dëmtuar qytetarët sirianë, ndërsa besohet se kjo do të jetë ofensiva më e madhe e aleatëve, kundër regjimit të Assadit.

“Një operacion i kombinuar me forcat e armatosura të Francës dhe Britanisë së Madhe, është duke u zhvilluar tani”, deklaroi presidenti Trump para pak minutash.

Objektivi i raketave të aleatëve për momentin janë vetëm bazat ku dyshohet se regjimi i Assadit ruan armët kimike, ndërsa raportohet se shpërthimet janë ndjerë edhe pranë Damaskut.

Ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi SHBA-të akuzuan Sirinë për përdorim të armëve kimike në qytetin e Doumës, ndërsa ende pritet me interes reagimi i Rusisë, që kërcënoi me luftë, nëse sulmohet Siria.

SHBA nis sulmin me raketa ndaj Sirise (Foto+Video) - Top Channel

t.chanel
 
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca fillojnë sulme ushtarake kundër qeverisë së presidentit Asad për shkak të përdormit të armëve kimike nga Siria kundër banorëve të saj.

Sulmi i bashkërenduar me Francën dhe Britaninë, shënon herën e dytë që presidenti Trump përdor forcën ushtarake kundër Sirisë.

Presidenti Trump e njoftoi goditjen ushtarake të premten në mbrëmje gjatë një fjalimi drejtuar vendit me televizion.

Presidenti tha se sulmet synojnë t'i japin fund përdorimit të armëve kimike nga qeveria e Sirisë.

Javën e kaluar të paktën 40 vetë u vranë dhe qindra u sëmurën në qytetin e Dumës, për shkak të asaj që Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera besojnë se ishte një sulm me armë kimike nga qeveria e Sirisë.

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP njoftojnë se disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Sirisë, Damask, në kohën që presidenti Trump njoftoi fillimin e goditjes ushtarake.

Presidenti Trump veçoi mbështetësit kryesorë të Sirisë, Rusinë dhe Iranin, që nuk e ndaluan regimin sirian të përdorte armë kimike.

"Sulmet e ditëve të fundit nga Asadi dhe reagimi ynë i sotëm, është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të Rusisë për të vepruar", tha presidentit Trump.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top