SHBA në OKB: Kim Jong po kërkon luftë
"Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, po kërkon luftë me provën e fundit dhe më të fuqishme, të bombës bërthamore", ka thënë i dërguari i SHBA në Kombet e Bashkuara.
Nikki Haley tha në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, në Nju Jork, se Amerika nuk donte një luftë, por durimi i saj nuk ishte i pakufi.
SHBA do të paraqesë së shpejti një rezolutë të re në OKB, për të ashpërsuar sanksionet, ndërsa Kina, aleati kryesor i Veriut, ka bërë thirrje për një kthim në negociata dhe Zvicra ka ofruar të ndërmjetësojë.
Koreja e Jugut zhvilloi të hënën stërvitje të drejtpërdrejta me zjarr, duke simuluar një sulm në vendin e testimit bërthamor të Veriut.
Raportet sugjerojnë se Koreja e Veriut po përgatit testimin e raketave të reja, në ditët në vijim.
/ Top Channel