SHBA: Nacionalizmi po nxit dhunë, kini kujdes, mos na bëni t’ju dënojmë publikisht!

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
36283_43.jpg


TIRANE - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të një MEMO-je drejtuar Tiranës zyrtare paralajmërojnë nevojën e të bërit kujdes me deklaratat nacionaliste, në të kundërt “mos na bëni t’ju dënojmë publikisht!”, - thuhet në të. Një pjesë e përmbajtjes së tekstit të saj u bë dje publike në emisionin “Top-Story”, të gazetarit, Sokol Balla. Ndërkohë “Gazeta Shqiptare” publikon sot të pacensuruar përmbajtjen e plotë të MEMO-s.

“Ne jemi tejet të zhgënjyer dhe të shqetësuar se liderët shqiptarë po i largohen rolit tradicional konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon. Deklaratat e fundit publike të bëra nga politikanët shqiptarë për çështjen e monumentit të Preshevës e kanë kapërcyer vijën e diskutimeve të përgjegjshme, në atë të retorikës kundërproduktive dhe potencialisht të rrezikshme. Këto deklarata jo vetëm nxisin sjellje gjaknxehta dhe tërheqin vëmendjen nga përparësitë e vërteta të rajonit por gjithashtu potencialisht nxisin dhunën, gërryejnë paqen dhe stabilitetin, dhe ndikojnë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara duke përdorur mesazhe negative etnike për qëllime politike, është destabilizuese dhe kundërprodhuese. Disa fakte mbi monumentin e Preshevës: Si fillim, ai është thjesht një monument. Një pllakë me disa emra mbi të. Nuk është një çështje territoresh, shkollash, zhvillimi ekonomik apo anëtarësimi në BE. Ai ishte një monument i ndërtuar ilegalisht dhe që kishte në një farë mënyre për qellim të provokonte qeverinë e Serbisë. E dyta e punës, qeveria e Serbisë tentoi të negocionte me politikanët vendas, por ata refuzuan të bëheshin pjesë e një dialogu real mbi këtë çështje. ثshtë e vërtetë që qeveria e Serbisë mund të ishte treguar më e duruar edhe të vazhdonte tentativat për dialog, por përgjigja nga disa persona në Kosovë- (dëmtimi i varrezave) dhe përgjigja nga qeveria juaj vetëm sa i hodhën benzinë zjarrit dhe dëmtuan imazhin tuaj.”
(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: SHBA: Nacionalizmi po nxit dhunë, kini kujdes, mos na bëni t’ju dënojmë publ

Deri kur do e shikojn veten kta ose shtetet ballkanike rreth nesh !
kur e denoj amerika veten per thirrje nacionaliste edhe pse jan shtet pa nacionalitet si maqedonia :D
deri kur do ta denoje greqin , serbin etj vendet tjera sllavo - krishtere per thirrje nacionaliste !!!
 
Back
Top