SHBA: Mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut i hap rrugën ndikimit rus në Ballkan
Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë kritikuar ashpër vendimin e Bashkimit Europian për të mos nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se një gjë e tillë i hap derën një ndikimi më të madh rus.”Ne ofrojmë një mundësi për Ballkanin që të shikojë nga Perëndimi, jo nga Rusia dhe Lindja”, tha senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, në një seancë të hapur të Kongresit kushtuar rajonit.
“Sa herë që dështojmë në këtë mundësi – dhe mendoj se BE-ja dështoi – dërgojmë një mesazh shumë të fuqishëm tek vendet e Ballkanit Perëndimor se ato nuk duhet të vazhdojnë me reforma, se nuk duhet të vazhdojnë të shikojnë drejt Perëndimit dhe të përqafojnë vlerat e tij”, shtoi senatorja Shaheen. Refuzimi i Tiranës dhe Shkupit nga BE-ja konsiderohet prej saj një “gabim i madh. Në 15 tetor, ministrat e BE-së nuk e dhanë miratimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të kundërshtimeve të fuqishme të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili fillimisht kërkoi reformim të procesit të zgjerimit.
Ishte kjo hera e tretë që ministrat dështonin në arritjen e unanimitet për dy vendet e rajonit. I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, u tha senatorëve se Departamenti i Shtetit është “zhgënjyer thellësisht” nga vendimi i BE-së. Palmer u shpreh se mosveprimi i Këshillit Europian “nënvlerëson besueshmërinë e BE-së në rajon”, shkurajon gatishmërinë e liderëve për të zbatuar reforma dhe “krijon një boshllëk lidershipi, të cilin Rusia, Kina dhe të tjerët do të ishin më shumë se të lumtur për ta mbushur”.
g.shqip