Politikanët të cilët nuk mund të justifikojnë pasurinë e vënë tërë këto vite rrezikojnë të përfundojnë prapa dyerve të burgut. Ligji i ri për anti-korrupsionin në nivele të larta ka në shënjestër pasuritë e paligjshme të politikanëve dhe të zyrtarëve të lartë. Ndryshimi i ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive është një bashkëpunim me amerikanët dhe me 5 pikat e tij kryesore është konceptuar si një “vetting” për pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë. Pra janë amerikanët ata që kanë marrë në dorë pasurinë e politikanëve shqiptarë. Në këtë rast më të rrezikuarit janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij, të cilët ka vënë pasuri gjatë tërë këtyre viteve të qeverisjes, më shumë në qeveri se në opozitë, duke i depozituar ato në zonat offshore dhe bankat në ishujt e paqësorit e Qipro. Për t’u përkthyer më pas “zbarkimin” e kompanive fantazmë për të pastruar paratë në Shqipëri, një skemë që përdoret gjithnjë nga zonat “offshore”.
Ndërkohë që në të njejtën linjë është dhe kreu i Kuvendit dhe LSI Ilir Meta, i cili ka mbi 5 miliardë dollarë pasuri, që nuk përputhet aspak me fitimet zyrtare të nxjerra gjatë tërë këtyre viteve, sikur të fusë në këtë llogari gjithë Skraparin. Pa llogaritur më pas kompanitë e ndërtimit, interteve, fasonëve, mermerit, kromit, naftës etj që nuk janë zbardhur ende dhe që janë nën emra të tjerë. Por nuk përjashtohet që ligji të kapë dhe politikanë, zyrtarë, ish-politikanë dhe ish zyrtarë të tjerë nga të gjitha krahët e politikës të cilët nuk justifikojnë pasurinë e tyre.
Më konkretisht, 27 ligjet e paketës së re që plotëson reformën në drejtësi nuk janë njësoj të rëndësishme si 7 ligjet e para. Por një prej tyre është një përpjekje për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, duke patur në shënjestër pasurinë e paligjshme. Ndryshimi i ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive është një bashkëpunim me amerikanët dhe me 5 pikat e tij kryesore duket se është konceptuar si një vetting për pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë.
Ligji i ri redukton numrin e atyre që kanë detyrimin të deklarojnë pasurinë, me qëllim që, duke hequr nga lista nëpunësit e ulët, inspektoriati të fokusohet tek kontrolli i njerëzve me pushtet dhe që administrojnë fonde e pasuri publike. Me kërkesën e ekspertëve amerikanë të OPDAT-it, ligji detyron zyrtarët e lartë të deklarojnë edhe pasuritë e luajtshme në përdorim, me argumentin se kjo shmang fshehjen e pasurive që zyrtarët nuk i kanë në pronësi, por i përdorin ato. Ligji ndryshon formularin e deklarimit duke detyruar subjektet të deklarojnë jo vetëm pakësimin apo shtimin e pasurisë gjatë një viti, por deklarimin e përvitshëm të të gjithë pasurisë. Kjo duhet të shoqërohet edhe me burimin e kësaj pasurie, një kërkesë që ngjan shumë me vettingun e pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorët. Ligji u jep inspektorëve atributet gjyqësore në rast të mosdeklarimit apo fshehjes së pasurisë nga subjektet, në mënyrë që dokumentat e mbledhura gjatë hetimit të kenë vlerën e provës në një proces penal. Ligji synon të fuqizojë kryeinspektorin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe ta bëjë atë sa më të pavarur nga politika.
Përveç zgjedhjes dhe shkarkimit me shumicë të cilësuar në Parlament, kohëzgjatja e mandatit të tij propozohet të rritet në 7 vjet nga 5 që e ka aktualisht dhe pa të drejtë rikandidimi. Por kjo nuk do të thotë se do të ketë një kryeinspektor të ri. Zgjatja e mandatit të Shkelqim Ganit deri në plotësimin e 7 viteve është sanksionuar në pikën e fundit të ligjit dhe media ka mësuar se ky është një propozim i amerikanëve. Një propozim i tillë vjen në kulmin e konfliktit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Inspektoriatit, prej të cilit organi i akuzës kërkon të marrë të dhënat e serverit të deklarimit të pasurive. Një betejë që është aktualisht në Gjykatën e Lartë dhe që lidhet drejtëpërsëdrejt me vettingun e pasurisë së njerëzve të drejtësisë dhe politikës./Pamfleti.com