Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

SHBA: Mbështetje EULEX-it dhe integritetit territorial të Kosovës

SHBA: Mbështetje EULEX-it dhe integritetit territorial të Kosovës

2451.jpg


Në misionin evropian Amerika do të kontribuojë me një kontingjent prej 80 vetash.

E mërkurë, 10 Dhjetor 2008 11:46


Qeveria amerikane ka përshëndetur shtrirjen e EULEX-it në gjithë Kosovën, duke ritheksuar edhe njëherë mbështetjen për integritetin territorial të saj.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin shtrirjen më 9 dhjetor në gjithë Kosovën të Misionit të Rendit dhe Ligjit në Kosovë (EULEX) ", thuhej në kumtesën e dhënë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCromack.

"SHBA ritheksojnë mbështetjen për EULEX-in dhe janë krenare që mund të kontribuojnë me personel në këtë mision", thekson më tej kumtesa. Në misionin evropian Amerika do të kontribuojë me një kontingjent prej 80 vetash, që do të jenë policë, gjyqtarë, dhe prokurorë.

"Jemi të zotuar për Misionin e EULEX-it dhe forcimin e institucioneve të ligjit në gjithë Kosovën nga të cilat përfitojnë të gjitha komunitetet, duke promovuar integritetin territorial dhe stabilitetin në rajon", theksonte kumtesa e qeverisë amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë ritheksuar edhe më parë nevojën e shtrirjes së EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës duke nënvizuar "rëndësinë e respektimit të plotë të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit
territorial të Kosovës"./rtk/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back