SHBA, kosovari përlot ish-presidentin Clinton

SHBA, kosovari përlot ish-presidentin Clinton

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një kamerier shqiptar në një restorant të Nju Jorkut e ka bërë Bill Clintonin të preket aq shumë, sa të përlotet gjatë darkës me të shoqen, Hillary.

32-vjeçari është ulur në gjunjë përpara ish-presidentit amerikan dhe i është drejtuar me fjalët: Zotëri, dua t’iu falënderoj nga zemra. Po të mos ishte për ju, unë sot nuk do të isha gjallë.

I riu nga Kosova ka nisur të tregojë historitë e tmerrshme të luftës në vendin e tij të lindjes, nga ku ishte larguar në moshën 16-vjeçare.

اifti Clinton dëgjoi i prekur sesi ishin torturuar pa mëshirë anëtarët e familjes së tij, e sesi qenë detyruar të jetonin nëpër pyje për t’i shpëtuar ushtarëve serbë dhe vdekjes së sigurtë.

Vendimi juaj, - i tha kamerieri, - për të autorizuar ndërhyrjen ushtarake në Kosovë ishte ai që detyroi zmbrapsjen e forcave pushtuese të Slobodan Milosheviçit; ai që solli paqen, ndërsa mua vet më garantoi mbijetesën.

“I emocionuar, ish-presidenti Clinton shtrëngoi duart e të riut kosovar dhe qau”, shkruan TMZ.

Nga frika e klimës aktuale kundër emigracionit të krijuar nga shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë, - vazhdon më tej faqja e njohur për historitë e njerëzve të famshëm, - protagonisti i këtij episodi prekës nuk ka dashur t’i publikohet as emri dhe as fotoja e tij.

Shumë nga pjesëtarët e stafit të restorantit “Sea Fire Grill” janë shqiptarë dhe çifti Clinton ndaloi pas darkës për t’u takuar me ta dhe persona të tjerë që punonin aty.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top