SHBA feston Pavarësinë, aktivitete në Prishtinë

eGo0sTyle

System Engineer
flamur-300x225.jpg

PRISHTINE- Me rastin e 4 Korrikut, përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së, në Kosovë janë paralajmëruar disa aktivitete, me të cilat shënohet kjo datë.
Duke i konsideruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin më të mirë të Kosovës, institucionet dhe qytetarët në vazhdimësi e shënojnë këtë ditë.
Në mbrëmje, në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë do të mbahet një koncert festiv si dhe do të hapet një ekspozitë “Faleminderit Amerikë” në Muzeun e Kosovës.
Edhe subjektet politike kanë përgëzuar SHBA-në për përvjetorin e pavarësisë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ua ka përcjellë urimet më të përzemërta ambasadorit amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, stafit diplomatik, ushtarëve amerikanë të KFOR-it, Qeverisë së SHBA-së dhe mbarë popullit amerikan.
Në urim thuhet se Dita e Pavarësisë së SHBA-së është moment i festës jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për popullin dhe Republikën e Kosovës dhe të gjithë popujt paqedashës e demokracinë në botë.
“Në këtë ditë, ne, duke ndarë gëzimin me popullin amerikan, përcjellim edhe një herë mirënjohjen dhe falënderimin tonë për të gjithë mbështetjen që SHBA i ka dhënë popullit dhe vendit tonë në rrugën e vështirë për dinjitet, liri dhe pavarësi kombëtare e qytetare”.
“Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë përherë përkrah popullit dhe Qeverisë amerikane në projektin dhe vizionin madhor për liri, paqe e demokraci të popujve kudo në botë”, thuhet në urimin e AAK-së.

Panorama.
 
Back
Top